Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Shqipëria për fitore me Bjellorusinë, Reja duhet të zgjidhë dy dilema

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria për fitore me Bjellorusinë, Reja duhet të zgjidhë dy dilema

Shqipëria ka mbërritur 48 orë përpara ndeshjes në Bjellorusi. Skuadra përfaqësuese udhëtoi të mërkurën pasdite dhe paraditen e djeshme e ka kaluar në qetësi. Shëtitje në parkun pranë hotelit ose qëndrim nëpër dhoma. Mirëpo, kjo ka qenë për kohën e lirë, pasi një pjesë të mirë të paradites e ka zënë edhe analiza me trajnerin dhe stafin.

VIDEOANALIZA
Kombëtarja ka analizuar në detaje kundërshtarin me të cilin do të startojë sot edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Gjatë paradites së djeshme, trajneri Reja dhe stafi i tij, bashkë me videoanalistin kanë parë aspektet e lojës së Bjellorusisë, pikat e forta apo edhe ato të dobëta. Skuadrës i është sqaruar me detaje sjellja taktike e kundërshtarit dhe për këtë, është përgatitur edhe kundërpërgjigjja taktike.

FORMACIONI
Trajneri Reja, në konferencën për shtyp, pranoi se ka probleme në prapavijë dhe një dyshim për gatishmërinë e Qazim Laçit. Kjo ka bërë që edhe vetë italiani të mos ua bëjë të qartë lojtarëve formacionin zyrtar.

Për ta nisur nga porta, Strakosha pritet që të startojë me treshen e mbrojtjes Gjimshiti, Dermaku dhe Veseli. Mungesat e Kumbullës dhe Ismajlit kanë prishur jo pak planet e trajnerit për këto dy takime. Aq më tepër që në konferencën e parë ai e theksoi edhe se Gjimshiti vjen me një mbingarkesë ndeshjesh. Nga krahët, kapiteni Hysaj dhe Trashi kanë fituar kredencialet për të qenë titullarë, djathtas dhe majtas. Në treshen e mesfushës, Gjasula, Bare dhe Abrashi janë më të mundshmit, me një dyshim që Laçi mund të jetë në vend të mesfushorit të Fraiburgut. Shumë muskuj për trajnerin që zgjedh një “gladiator” dhe dy “pitbullë”, siç edhe njihen me epitet për çfarë tregojnë në fushë dhe grintën e lartë. Në sulm, Cikalleshi dhe Manaj është dyshja që pritet t’i jepet besim për të startuar në Minsk. Trajneri e ka të preferuar këtë kombinim në sulm. Kombëtarja sot paradite mund të bëjë një seancë shkrydhjeje stërvitore në mëngjes për të lehtësuar muskujt dhe do të jetë e gatshme për ndeshjen e parë zyrtare në Ligën e Kombeve. /Panorama Sport

 

Tags: bjellorusikombetarjaTrajneri Reja

TË LIDHURA

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror
Sport

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror

20:31 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti
Sport

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës
Bota

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

14:18 | 11/03/2026
Next Post
Temperatura deri në 32 gradë celsius, njihuni me parashikimin e motit për nesër

Temperatura deri në 32 gradë celsius, njihuni me parashikimin e motit për nesër

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Greqia gënjeu për propozimin e NATO-s, nuk është pro dialogut

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Greqia gënjeu për propozimin e NATO-s, nuk është pro dialogut

Tigri prej letre i aleancës antiturke

Tigri prej letre i aleancës antiturke







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës
Aktualitet

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

by mirseda
15:23 | 12/03/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar këtë të enjte...

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

14:21 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

12:54 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com