Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqipëria, parajsa që fsheh ferrin e dikurshëm

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shqipëria, parajsa që fsheh ferrin e dikurshëm

Searching for food in "free market" stall, Milot, Albania. Albania's communist economic system, with its strict central controls, egalitarian incentive system, and bias toward heavy industry, collapsed in the early 1990s, idling almost all of the country's production lines. Albania's government reported unemployment at about 30 percent, but unofficial 1991 estimates indicated that about 50 percent of the work force was jobless. (Photo by In Pictures Ltd./Corbis via Getty Images)

Një karikaturë franceze e vitit 1913 kërkon ta paraqesë Shqipërinë si “një roman dashurie dhe vetëm kaq” .

Vendi mund të ngjajë me një parajsë, por në të vërtetë ka qenë një ferr. Përvoja komuniste e Shqipërisë ishte një nga më të ashprat që kombet evropiane kanë kaluar, pasi udhëheqësi i saj stalinist, Enver Hoxha i prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik duke e lënë vendin politikisht të izoluar: ‘‘Koreja e Veriut e Evropës’’.

Duke dalë nga komunizmi, Shqipëria ishte vendi më i varfër në Evropë dhe mbetet më pak i zhvilluar se sa fqinjët e Ballkanit. Megjithatë, një histori e errët e kohëve të fundit nuk duhet ta errësojë të kaluarën e lashtë dhe mesjetare të Shqipërisë si një palimpsest i historisë mesdhetare, duke pritur grekët, romakët, venecianët, normanët dhe osmanët.

“Troja e vogël”

Porti jugor i Butrintit është përshkruar si një mikrokozmos i historisë së Mesdheut. Te “Eneida”  e Virgjilit, Enea viziton Butrintin dhe i duket atij si një Trojë në miniaturë, e themeluar pas luftës së tyre me grekët nga emigrantët e Trojës (përfshirë vejushën e Hektorit, Andromarkën) dhe e ndërtuar në imazhin e qytetit të tyre. Sot ajo është një park kombëtar.

Albanoi i Albanopolis

Fëmijët hulumtojnë ish-pozicionin e Albanopolis, Qarku Krujë, mars 2014, nga Joaquín Urías)

Fisi Albanoi për herë të parë përmendet nga Ptolemeu në shekullin e dytë pas Krishtit, me banim në një qytet të quajtur Albanopolis, që besohet të jetë qyteti bashkëkohor Zgërdhesh pranë Krujës. Në shekullin e 12-të rajoni rreth Krujës në pjesën veri-qendrore të Shqipërisë ishte vendi i principatës së parë autonome shqiptare, Arbanon.

Iliriku dhe përtej saj

Detaj që tregon shërimin e Leontiusit, pasi u çuan në varrin e shenjtorit, në prefekturën e Ilirikumit (412-413),  © Mondadori Portfolio

Pas rënies së Romës, midis shekujve të katërt dhe të shtatë, Shqipëria u bë pjesë e prefekturës bizantine të Ilirikut. Në epokën mesjetare, pjesë të ndryshme të territorit u pushtuan nga forcat veneciane, normane, serbe dhe bullgare, përpara se të bëheshin pjesë e Perandorisë Osmane në shekullin e 15-të.

Mbërritja e otomanizmit

Një e re shqiptare që po ndiqet nga turqit, shekulli i 19-të © De Agostini

Sundimi osman zgjati nga 1431 deri në pavarësinë e Shqipërisë më 1912, duke përhapur islamin brenda Shqipërisë. Në shekullin e 18-të, ajo ishte feja kryesore. Ashtu si gjetkë në Ballkan, sundimi otoman i lejoi prijësve vendas të ruanin pozicionet e tyre në këmbim të mbështetjes ushtarake dhe haraçeve.

“Zot i Shqipërisë”

Luftëtari i Madh Skënderbe, 1953, dir. Sergei Yutkevich

Osmanët kërkonin që komandantët shqiptarë t’i dërgonin djemtë e tyre në oborrin mbretëror turk si pengje. Midis tyre ishte Gjergj Kastriot Skënderbeu (1405-1468), i cili u kthye në Shqipëri, u konvertua i krishterë dhe udhëhoqi një luftë kundër osmanëve. Një hero kombëtar, biografia e tij ishte filmi i parë i bërë nga Kinostudioja komuniste.

“Zgjimi i kombit”

Shqipëria e rrethuar nga Austria dhe Italia, 1913, nga Auguste Roubille

Grupi i parë nacionalist i Shqipërisë, Lidhja e Prizrenit, u themelua më 5 janar 1877. Me osmanët e përfshirë në Luftën e Parë Ballkanike, vendi shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912, por u bë protektorat italian më 23 qershor 1917, financiarisht i varur nga Italia .

Kthimi i fesë

Bilbord nga vendi i ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë , Tiranë, qershor 2015

Një vend me shumicë myslimane; feja u bë e paligjshme në vitin 1967, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë ateist në botë. Feja u kthye në dhjetor të vitit 1990. Në vitin 2013 filloi ndërtimi në një megaxhamie të re pranë parlamentit në Tiranë. Kur të përfundojë, do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan.

Në hijen e Hoxhës

Portret i Enver Hoxhës në një ndërtesë © Michel Setboun

Bir i një imami, Enver Hoxha (1908-85) u bashkua me Partinë Komuniste Shqiptare në vitin 1941, mori pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajti atë deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Një imitim i ashpër stalinist, sundimi i Hoxhës rezultoi me mijëra shqiptarë të ekzekutuar dhe shumë më shumë të dërguar në kampet e burgjeve.

Kolapsi

Shqiptarët që kërkojnë ushqim në një treg në Milot, prill 1991 © Barry Lewis

Në kohën kur Hoxha vdiq, Shqipëria ishte vendi më i varfër në Evropë. Marrëdhëniet diplomatike u rivendosën me Bashkimin Sovjetik (1990) dhe Shtetet e Bashkuara (1991), por në vitin 1992 ekonomia u shkatërrua, me një nivel papunësie në 70 për qind dhe me inflacionin në 150 për qind. U kërkuan donacione të huaja për të ushqyer popullatën.

 “Në dispozicionin tuaj për t’u eksploruar”

Një varkë turistike drejt ishullit ushtarak të Sazanit, korrik 2015 © Gent Shkullaku

Shqipëria shpesh përshkruhet nëpër blogje turistike si “sekreti më i bukur i Evropës”; bukuria e saj natyrore kompenson infrastrukturën e saj të dobët. Më parë një bazë ushtarake e ndaluar për civilët, ishulli i Sazanit u hap për turistët në korrik 2015.

History Today

Përshtati nga anglishtja për Tirana Today, Gili Sulaj

Tags: Albanoi i Albanopolisenver hoxhafejaferri i dikurshemIlirikuMbërritja e otomanizmitparasjashqiperiaTroja e vogël

TË LIDHURA

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë
Aktualitet

Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

15:09 | 18/07/2025
Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari
Aktualitet

Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari

14:18 | 18/07/2025
Next Post
Ministria e Drejtësisë: Juliana Hoxha t’i drejtohet gjykatës

Ministria e Drejtësisë: Juliana Hoxha t'i drejtohet gjykatës

Ish-presidenti Meidani: Koha e tabuve ka përfunduar, koalicioni PS-PD i mundshëm

Ish-presidenti Meidani: Koha e tabuve ka përfunduar, koalicioni PS-PD i mundshëm

Norvegjia kërkon që të ndalojë mbajtjen e ferexhesë në institucionet arsimore

Norvegjia kërkon që të ndalojë mbajtjen e ferexhesë në institucionet arsimore

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

by mirseda
17:53 | 18/07/2025
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve,...

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com