E hënë, 6 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Ministria e Drejtësisë: Juliana Hoxha t’i drejtohet gjykatës

Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas akuzave të sekretares së përgjithshme të këtij institucioni, Juliana Hoxha, e cila akuzonte dikasterin se nuk e kishte lejuar sot të hynte brenda në godinë.

Ajo tha se i ishte mbyllur dera. Mirëpo, Ministria sqaron se Hoxha është e pezulluar dhe ka kërkuar që të hyjë me forcë në institucion. Ministria ftoi çdo palë të interesuar dhe që nuk është  dakord  me  aktin  e  ministrit  të  Drejtësisë,  që  t’i  drejtohet Gjykatës.

REAGIMI

Ministria e  Drejtësisë  rikonfirmon  që  Sekretari  i  Përgjithshëm  i  Ministrisë  së Drejtësisë vijon të jetë ligjërisht i pezulluar nga detyra dhe nuk mund të lejohet të futet në institucion. Urdhri  nr.  3817, datë 08.06.2017,  i  Ministrit  të  Drejtësisë,  me anë të së cilit është urdhëruar pezullimi nga detyra i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, është  në  fuqi.

Asnjë  institucion  tjetër  shtetëror,  përfshirë  Departamentin  e Administratës  Publike  apo  Komisionerin  e  Mbikëqyrjes  së  Shërbimit  Civil, nuk ka cenuar vlefshmërinë e aktit të pezullimit të miratuar nga Ministri i Drejtësisë, për shkak se autoritetin Kushtetues për ta bërë këtë e ka vetëm sistemi gjyqësor në vend. Çdo pretendim tjetër në këtë drejtim është manipulim i opinionit publik, dhe tregues i qartë i mungesës së njohurive minimale juridike. Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të ftojë çdo palë të interesuar dhe që nuk është  dakord  me  aktin  e  Ministrit  të  Drejtësisë,  që  t’i  drejtohet Gjykatës,  si  organi kompetent, që shqyrton ligjshmërinë e vendimmarrjeve të Ministrit të Drejtësisë. Akti i sotëm i Sekretarit të Përgjithshëm të pezulluar nga detyra, për të hyrë në mënyrë të  paligjshme  dhe  me  forcë  në  institucion,  është  vijim  i  akteve  të  paligjshme  të ndërmarra gjatë kësaj kohe, si dhe vazhdim i përpjekjeve për të penguar institucionin e Ministrisë  së  Drejtësisë  që  të  zbatojë  ligjin  dhe  të  marrë  masat  për  të  mos  lejuar përdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime politike, apo për të shfokusuar punën e titullarëve të institucionit në drejtim të parandalimit të përfshirjes së nëpunësve publik në  veprimtari  politike  në  kundërshtim  me  ligjin.  Ky  akt  i  fortë  dëshpërimi  dhe paligjshmërie, provon edhe njëherë dështimin e depolitizimit të administratës publike, si dhe fatkeqësisht është tregues i qartë i respektit të ulët që zyrtarë të lartë të shërbimit civil kanë ndaj ligjit. Ministria e Drejtësisë fton organin e Prokurorisë të procedojë me seriozitet, shpejtësi dhe  efikasitet,  kallëzimin  penal  që  kanë  depozituar  sot  Shërbimet  e  Ruajtjes  së Ministrisë së Drejtësisë ndaj znj. Juliana Hoxha, për shkak se hyrja e paautorizuar në një institucion të rëndësisë së veçantë, përbën vepër penale dhe është e dënueshme nga Kodi Penal.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Omicron ‘godet’ kriptomonedhat, Bitcoin humbet 10 mijë dollarë në 24 orë

Çmimet e Bitcoin ranë ndjeshëm gjatë natës të së shtunës, duke rënë në nivelin më të ulët afër 43.000 dollarëve. Kriptovaluta më e spikatur...

Hoxha ka vdekur, por enverizmi është gjallë

Nga: Lorenc Vangjeli Një deputet socialist u dërgoi kolegëve të tij në parlament fotografinë e Enver Hoxhës. Të majtët u distancuan prej tij, kurse të...

Milaim Zeka: Donaldi nuk di të dojë, di vetëm të bëj s*ks (VIDEO)

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka ndjekur me vemendje se çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e madje ka kritika ndaj Donaldit. Jo vetëm kaq,...

A do ta përfshijnë gjithë Evropën, bllokimet dimërore ndaj Covid-19?

Nga: Ido Vock Austria hyri në bllokim të plotë të hënën e 22 nëntorit, duke qenë vendi i parë në Evropën Perëndimore që rivendosi një mbyllje të madhe këtë dimër. Kjo masë erdhi disa javë...

Me çmontimin e Uzinës së Naftës në Ballsh, merr fund lufta kundër komunizmit

Nga: Mentor Kikia Rafineria e Naftës në Ballsh po çmontohet, po shitet për skrap. Po shkrihet. Nga privatizimi i parë, në 2008, prej “manjatit” të...