Krerët e shtetit shkelin protokollin, largohet njëkohësisht nga Shqipëria. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjenden jashtë vendit. Në këtë mënyrë është shkelur Protokolli i Shtetit, konkretisht kapitulli IV, në pikën 1.11.
KAPITULLI IV
CEREMONIALI ZYRTAR I AUTORITETEVE MË TË LARTA TË SHTETIT
1.11 Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë.
Kryeministri Edi Rama po kryen një vizitë në Bullgari, Presidenti i Republikës gjendet në qytetin e Marsejës në Francë, ndërsa kryetari i Kuvendit, ndodhet në SHBA.
Mesa duket dëshira për tu larguar sa më parë jashtë vendit, nuk ka pushtuar vetëm qytetarët e papunë, por edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, të cilët kanë braktisur të tre njëkohësisht, në mënyrë të paprecedentë detyrën.