Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shqipëria nuk qe kurrë Bergamo

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dosja 339 dhe një sherr i vjetër Meta-Berisha

Nga Skënder Minxhozi

Megjithëse dy muaj të shkuar, ashtu si pjesa tjetër e botës, e shokuar nga imazhet tragjike që vinin nga Veriu i Italisë, edhe Shqipëria veproi nën sindromën e frikës dhe vetëmbrojtjes ekstreme, tetë javë më pas situata nuk është më ajo e fillim-marsit. Mbyllja ka bërë punën e vet, virusi ka ndalur avancimin, njerëzit kanë mësuar se nuk rrezikojnë më vdekje masive dhe dyndje spitalesh, kurse bota ka mësuar më shumë rreth kësaj të keqeje globale.

Dy muaj më parë, zyrtarët shqiptarë viheshin në trysninë e mediave dhe opinionit publik, për të treguar sesa ventilatorë kishim realisht dhe sa do e përballonin kapacitetet tona spitalore ngarkesën e dhjetëra e qindra barelave me të sëmurë që do të paraqiteshin në dy spitalet e caktuara për Covid-19.

Dukeshin pak rreth 150 ventilatorë asokohe, por sot dimë se në tetë javë karantinë, kur kaluam pikun e epidemisë, asnjëherë këto mjete që paraqesin shpresën e fundit për të mbijetuar, nuk u përdorën më shumë se në një të dhjetën e tyre. Një përqindje fare e vogël, ashtu siç mbeti normale dhe aspak problematike edhe lista e të sëmurëve që u shtruan në spital, apo e atyre që kaluan në kujdes intensiv. Në krahun tjetër, masa prej rreth 70% e të shëruarve që kemi sot, bëjnë të tundin kokën edhe më skeptikët e dy muajve më parë.

Koronavirus ka qenë një histori suksesi për Shqipërinë, e më gjerë, për të gjithë Ballkanin. Sepse me kalimin e javëve, e thonë shifrat, pandemia erdhi duke u zbutur në këtë cep të Evropës. Greqia, Mali i Zi, Kosova e Bosnja apo Serbia, kanë pasur shifra të vogla vdekjesh deri tani. Pasi të gjithë e dimë, se llogaria finale me këtë virus, bëhet me jetët e humbura. Janë ato i vetmi gur kilometrik që tregon nëse ke pasur fat ose jo në këtë betejë me të keqen.

Megjithë kritikat jo të vogla që ka marrë mbi vete për tamponat, maskat e skaduara, gjurmimin dhe gjetjen në kohë të të infektuarve, qeveria shqiptare ka të gjithë të drejtën të ndjehet mirë me mënyrën sesi ka evoluar deri tani përballja me koronën. I kemi dhënë një dorë të madhe ne, shqiptarët, që respektuam një ndër mbylljet më radikale të kontinentit, por në një plan më të gjerë, duket se shqiptarëve, serbëve e grekëve, ju ka ardhur në ndihmë edhe karakteri deri më sot i pashpjegueshëm i një epidemie, që diku ka goditur rëndë dhe pa mëshirë, e diku tjetër vetëm butë ose pjesërisht.

Të marrim si shembull të dhënat më të fundit të autoriteteve italiane, për të parë çka ndodhur në jugun e Italisë, në pjesë e gadishullit Apenin që ngjan më shumë me rajonin tonë. Duket e pabesueshme që kryeqyteti i shtetit të quajtur Itali, Roma, ka, sipas të dhënave zyrtare, rreth 10% më pak vdekje për periudhën 20 shkurt-31 mars 2020, krahasuar mesataren e të njëjtave data, të pesë vjetëve të fundit. Si është e mundur kjo? Askush nuk di ende të japë një shpjegim racional. Dhe kjo përqindje e Jugut të Italisë përkon deri diku, sipas statistikave, edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në anën tjetër, në dy muaj përballje me Covid, mjekë e ekspertë të shëndetit publik kanë kruar kokën për të gjetur sa është vdekshmëria e kësaj sëmundjeje. Në mars OBSH tha se mesatarja e vdekshmërisë së Covid është 3,2% e personave që marrin virusin. Rreth dhjetë herë më e madhe sesa ajo që thanë një muaj më vonë ekspertët danezë, të cilët, pasi kryen testet serologjike në popullatën e vendit të tyre, nxorën që vdekshmëria reale është 0.37% (diçka më shumë se trefishi i vdekshmërisë së gripit sezonal).

Këto të dhëna shërbejnë për të dokumentuar pjesërisht një të vërtetë të madhe: që koronavirus njihet ende shumë pak dhe që për këtë arsye, me gjasë, në fillimet e pandemisë është krijuar një gogol, që sot po fillon të ridimensionohet gradualisht.

Kjo bën që edhe shqiptarët të mos jenë më të detyruar të jetojnë ende me imazhet e tmerrshme të Bergamos, që shoqëronte të vdekurit me kolonat e makinave ushtarake. Ajo kohë dhe ai fat, nuk trokiti kurrë fatmirësisht në dyert tona.

Vetë Italia po del ngadalë nga tuneli i errët i pandemisë dhe po sheh drejt hapjes dhe rikthimit gradual në normalitetin e ri. I cili është krejt i ndryshëm nga jeta që jemi mësuar të jetojmë deri tre muaj më parë, por po aq i ndryshëm edhe nga silueta e tmerrshme e gogolit të padukshëm, që vdiste e priste pleq e të rinj në të katër anët e Lombardisë.

Korona po vret akoma. Nuk është një sëmundje e stisur, por një pandemi reale, sepse të vdekurit janë të vërtetë e jo të sajuar. Por me kalimin e javëve, teksa mjekët mësojnë më shumë për sëmundjen, teksa po dalin protokollet e para të ilaçeve që mund të japin një dorë për lehtësimin e pasojave të Covid-19, bota dhe ne shqiptarët bashkë me të, mund të fillojmë të kthejmë kokën drejt jetës jashtë mureve të shtëpisë.

Duhet të dalim nga kuadrati psiqik karantinës, ku kemi jetuar një të gjashtën e vitit 2020. Na kanë mbetur edhe pesë të gjashtat e fletës së kalendarit, që kemi varur në mur. Le ta kthejmë ngadalë faqen e errët të koronës si fillim. Djalli nuk është më aq i zi sa na dukej, kur mbyllëm dyert e shtëpive e nuk qasnim brenda as vëllezër e motra. Këtë kemi mësuar këto javë. Është ende pak, por është e sigurt!

Tags: bergamokoronaviruskurreshqiperia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Thaçi: Kosova, e gatshme për statusin e kandidates për BE

Thaçi: Kosova, e gatshme për statusin e kandidates për BE

Pezullohet ristrukturimi i “Albpetrol”/ MIE: Asnjë punonjës nuk humbet vendin e punës

Pezullohet ristrukturimi i “Albpetrol”/ MIE: Asnjë punonjës nuk humbet vendin e punës

Nesër dhe pasnesër stakime të energjisë elektrike në disa zona në Tiranë

Nesër dhe pasnesër stakime të energjisë elektrike në disa zona në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Zbulohet parcela me kanabis, arrestohen babë e bir në Shkodër
Aktualitet

Zbulohet parcela me kanabis, arrestohen babë e bir në Shkodër

by mirseda
15:39 | 09/04/2026
0

Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga policia në Shkodër, në kuadër të...

Të dënuar për vrasje në Shqipëri, arrestohen në Itali dy vëllezërit

Të dënuar për vrasje në Shqipëri, arrestohen në Itali dy vëllezërit

15:37 | 09/04/2026
Presidenti i Iranit: Sulmet izraelite në Liban i bëjnë negociatat të pakuptimta

Presidenti i Iranit: Sulmet izraelite në Liban i bëjnë negociatat të pakuptimta

15:30 | 09/04/2026
PD angazhon strukturat lokale për hartën e re territoriale, zbardhet udhëzimi drejtuar degëve

PD angazhon strukturat lokale për hartën e re territoriale, zbardhet udhëzimi drejtuar degëve

15:15 | 09/04/2026
Netanyahu nuk tërhiqet nga ofensiva: Izraeli do të sulmojë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme

Netanyahu nuk tërhiqet nga ofensiva: Izraeli do të sulmojë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme

15:13 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com