Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqipëria me borxhin publik më të lartë në rajon

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria me borxhin publik më të lartë në rajon

Deri dy vite më parë, Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi kryesonin në rajon për nivelin e lartë të borxhit publik, që e kalonte nivelin e 70% të asaj që prodhon ekonomia në një vit (prodhimi i brendshëm bruto-PBB). Ky nivel konsiderohet i paqëndrueshëm për vendet në zhvillim dhe me konkurrueshmëri të ulët, pasi aftësia paguese e borxhit mbetet e ulët. Për këtë arsye institucionet ndërkombëtare ndërkombëtare  rekomandojnë që për vendet në zhvillim borxhi të mbahet në nivelet e 40-50% të PBB-së.

Edhe vetë Shqipëria e ndërmori një sfidë të tillë, teksa në projektbuxhetin afatmesëm të vitit 2015 parashikonte me ambicie që në 2018-n, borxhi publik të ulej në 61.9% të PBB-së. (Lexo: http://www.monitor.al/dilema-e-borxhit-a-do-e-nxise-mjaftueshem-ekonomine/)

Por, 2017-a u mbyll me një tregues prej 70.1% të PBB-së, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti kishte zbritur në 69%, që sipas të dhënave të Komisionit Europian për vendet kandidate është më i larti në rajon. Ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë arritur ta ulin ndjeshëm këtë tregues në të njëjtën periudhë, duke e zbritur atë në 59% të PBB-së në tremujorin e parë, pra 10 pikë përqindje më pak sesa tek ne.

Nga fqinjët, Serbia, brenda vitit 2017 e uli borxhin publik në 61.5% nga 71.3% të PBB që ishte më 2016. Serbia ishte vendi me nivelin më të lartë të borxhit publik në Rajon, por tani këtë renditje e kryeson Shqipëria. Ministria e Financave e Serbisë ka argumentuar se raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB ra me afërsisht 10 pikë përqindje të PBB-së në vitin 2017. Më shumë se gjysma e kësaj rënieje ishte për shkak të vlerësimit të dinarit kundrejt euros dhe dollarit amerikan. Ndërsa performanca e fortë fiskale, e cila e çoi  suficitin primar në gati 4% e PBB-së, ishte faktori i dytë i rëndësishëm për reduktimin e fortë të borxhit vitin e kaluar. Gjithashtu qeveria e Serbisë ka argumentuar se efektet e reduktimit të borxhit erdhën nga rritja ekonomike (3.5% më 2017) e ndihmuar nga  inflacioni i ulët. Interesat e ulëta të borxhit dhe gjithashtu balanca primare pritet ta ulë borxhin e Serbisë edhe në dy vitet në vijim duke e çuar atë në fund të vitit 2019 në 55% të PBB-së.

Pse nuk u ul borxhi në Shqipëri dhe pritshmëritë jo pozitive të FMN

Në vitin 2015, Ministria e Financave parashikonte që në 2017-n borxhi të zbriste në 65.6% të PBB-së, kurse ekonomia të rritej me 4.5% në të njëjtin vit.  Financat parashikonin se një rritje reale mbi 4% ishte e nevojshme për të siguruar një ulje të qëndrueshme të borxhit publik, si dhe reduktimin e papunësisë. Por, faktikisht ekonomia u zgjerua zyrtarisht me 3.8%, sipas INSTAT, ndërsa borxhi publik qëndroi në rreth 70% të PBB-së. Sidomos në 2018-n, performanca buxhetore nuk ka qenë shumë ë e ulët sesa pritshmeritë, me një rritje minimale prej 2.2% për 6 mujorin.

Nga ana tjetër, qeveria ka ndërmarrë një valë angazhimet për projektet e partneritetit publik privat (PPP), të cilat pritet të rrisin më tej borxhin publik. Qeveria ka angazhuar deri më tani katër projekte nga paketa “1 miliard” në formën e koncesioneve me Partneritet Publik-Privat me vlerë 86 miliardë lekë, nga 148 miliardë lekë që pritet të angazhohen në total këtë vit. Së bashku me koncesionet PPP të dhëna deri në dhjetor 2017, vlera totale e koncesioneve me PPP arrin në 259 miliardë lekë, ose 17% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. (Lexo: http://www.monitor.al/vala-e-ppp-ve-rreziku-qe-na-ka-vene-perpara-2/)

FMN ka kërkuar vazhdimisht që PPP-të të regjistrohen si borxh publik (qeveria llogarit vetëm shpenzimet korente të vitit actual) në mënyrë që ato të mos përbëjnë borxh të fshehur. FMN ka shprehur vazhdimisht shqetësimet lidhur me aftësinë e qeverisë për të vazhduar me konsolidimin fiskal dhe uljen e borxhit publik, teksa ka plane për investime të mëdha në formën e partneritetit publik-privat (PPP).

Si rrjedhojë, në prill të këtij viti, FMN ndryshoi pritshmëritë me rritje për ecurinë e këtij treguesi në raport me tetorin e vitit të kaluar, sipas statistikave të saj zyrtare. Për vitin 2018, FMN pret që borxhi të jetë 71.3% e PBB-së, më i lartë sesa pritshmëritë e fundit të qeverisë prej 68.7% e PBB-së në kuadrin e fundit buxhetor afatmesëm. Projeksioni i FMN është rritur dukshëm edhe për vitin 2019 (shih grafiket e parashikimit të FMN dhe ndryshimit të projeksionit në prpjekbuxhetet e qeverisë). FMM pret që borxhi të jetë 68.5% e PBB-së në 2019-n, përkundrejt projeksionit të qeverisë prej 66.4%. (Burimi:Monitor)

Tags: borxhi publikshqiperia

TË LIDHURA

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
U përplas me prokurorin në sallën e gjyqit, lirohet nga burgu avokati Ulian Barjami
Aktualitet

U përplas me prokurorin në sallën e gjyqit, lirohet nga burgu avokati Ulian Barjami

17:09 | 20/10/2025
Next Post
Sot s’ka plazh, moti plot kapriço

Sot s’ka plazh, moti plot kapriço

Rudina Magjistari nuk ua lë mangët ndjekësve

Rudina Magjistari nuk ua lë mangët ndjekësve

Video/Sulm me armë në Kanada, 1 i vdekur dhe 13 të plagosur. Vetëvritet autori

Video/Sulm me armë në Kanada, 1 i vdekur dhe 13 të plagosur. Vetëvritet autori







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve
Bota

Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve

by mirseda
18:08 | 20/10/2025
0

Grabitje spektakolare brenda vetëm 7 minutash ka ndodhur në muzeun më të famshëm në botë, Luvrin, në...

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kremlini: Putin zgjodhi Budapestin për shkak të marrëdhënies së ngrohtë Orban–Trump

Kremlini: Putin zgjodhi Budapestin për shkak të marrëdhënies së ngrohtë Orban–Trump

17:55 | 20/10/2025
Kurz për paqen në Ukrainë: Zgjidhja kërkon kompromise që s’do t’u pëlqejnë të gjithëve

Kurz për paqen në Ukrainë: Zgjidhja kërkon kompromise që s’do t’u pëlqejnë të gjithëve

17:42 | 20/10/2025
Ministri i Jashtëm i Hungarisë do të vizitojë nesër Uashingtonin, zbardhen detajet

Ministri i Jashtëm i Hungarisë do të vizitojë nesër Uashingtonin, zbardhen detajet

17:13 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com