Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipëria forcon kontrollet e kufirit/ Urdhri i rreptë i Lleshajt

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria forcon kontrollet e kufirit/ Urdhri i rreptë i Lleshajt

Ministri i Brendshëm ka miratuar një urdhër, për forcimin e kontrollit të shtetasve shqiptarë në dalje të kufirit shtetëror. Në fokus të urdhrit janë ata shtetas shqiptarë që nuk plotësojnë kushtet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonës Schengen. Forcimi i kontrollit, sipas urdhërit të ministrit, bëhet duke kryer verifikime dhe intervistime të detajuara, për:

  1. a) adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do të shkojë;
  2. b) ftesën e pritësit në vendin e destinacionit (që përmban të dhënat, kontaktet e pritësit);
  3. c) biletën apo rezervimin për kthimin;
  4. d) mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit.

Referuar urdhrit, në funksion të kontrollit dhe verifikimit kufitar, ndaj të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë shënime, njoftime dhe informacione të autoriteteve ligjzbatuese, të shfaqura automatikisht ose me kërkim në sistemet elektronike, si dhe ato që vijnë në formë shkresore, është e nevojshme kryerja e një kontrolli dhe verifikimi kufitar të vijës së dytë minimal ose tërësor, sipas rastit, apo të kalohet në verifikim të hollësishëm.

“Të gjithë shtetasit shqiptarë të kategorisë “Inad”, gjatë dy viteve të fundit, nga data e paraqitjes në Pikat e Kalimit Kufitar, për shkak të masës së ndalimit të hyrjes në zonën “Schengen”, me arsyetimin “Për informacione në SIS”, “Refuzim azili”, dhe “Rrezik për sigurinë publike” dhe të gjithë shtetasit shqiptarë të kategorisë “Deportiv” gjatë tre viteve të fundit, nga data e paraqitjes në PKK, për shkak të çdo lloj arsye dhe janë të regjistruar në sistemin TIMS si të tillë, të mos lejohen të kalojnë kufirin shtetëror deri në paraqitjen e një dokumenti shkresor, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuar, që provon se nuk kanë ndalim hyrje, urdhër largimi ose dëbimi në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonën Schengen” shkruhet në urdhërin e ministrit, raporton SCAN.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë shënime apo njoftime në sitemin TIMS dhe informacione të autoriteteve ligjzbatuese, për vepra penale (të trafikimit, falsifikimit të dokumenteve, kontrabandës etj.), të kalojnë për kontroll në vijën e dytë për dokumentet e udhëtimit, sendet dhe mjetet e transportit.

Kur shtetasit paraqesin dokumente justifikuese, administrative apo gjyqësore, që provojnë se nuk ka pengesë për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonën Schengen roja kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të bëjë shënimet përkatëse në sistemin TIMS te rubrika “Shënime”. Një kopje origjinale ose fotokopje e njësuar me origjinalin e dokumentit justifikues, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuar, administrohet në Pikën e Kalimit Kufitar për një periudhë 2-vjeçare.

Në të gjitha rastet e kthimeve të shtetasve shqiptarë, si “Inad” dhe “Deportiv”, bazuar në dokumentet që posedojnë apo të intervistimit në rastet kur ai mungon, të bëhen shënime në TIMS, në rubrikën “Shënime” për arsyen e kthimit dhe afatin e ndalimit të hyrjes në vendet e Schengenit/BE-së duke zbatuar procedurat e punës për regjistrimin në sistemin TIMS.

Në rastet që shtetasit shqiptarë nuk lejohen të dalin nga kufiri shtetëror, deri në plotësimin e kushteve të përcaktuara në këtë urdhër, të zbatohet procedura standarde për regjistrimin në sistemin TIMS në modulin “Shënime”, duke reflektuar arsyet e moslejimit të përkohshëm të daljes, në aktin përkatës, sipas përcaktimeve të mëposhtme:

  1. a) nuk ka dokumentacionin e duhur që justifikon qëllimin e udhëtimit dhe kushtet e qëndrimit;
  2. b) ka qëndruar më shumë se 90 ditë në 180 ditët e fundit, në territorin e zonës Schengen;
  3. c) nuk ka mjete të mjaftueshme jetese (financiare) për periudhën, kohën dhe mënyrën e qëndrimit, ose mjete finaciare për kthimin në Shqipëri;
  4. d) është person për të cilin rezulton njoftim/informacion në sistem.

Urdhëri parashikon gjithashtu forcimin e kontrollit në kufi, ndaj operatorëve turistikë (linja autobuzësh, zyra turistike etj.), grupe familjarësh, me qëllim parandalimin e rasteve të abuzimit me të drejtën e lëvizjes së lirë dhe goditjen e organizatorëve të këtyre udhëtimeve me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Ky urdhër i ri, shfuqizon urdhërin e mëparshëm të vitit 2017 që mbante firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. /SCAN

 

Tags: dokumentetkontrollet në kufisander lleshaj

TË LIDHURA

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë
Aktualitet

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Next Post
“I japin keq makinës”/ Eksperti i sigurisë rrugore: Shqiptarët janë agresivë në timon

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën lushnjari

Murrizi shpërthen me fjalor rruge ndaj Bashës

Murrizi shpërthen me fjalor rruge ndaj Bashës

Vdes në spital shoku i Harizajt, u plagos në atentatin e djeshëm

Sherr në Dibër, plagoset një efektiv policie







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë
Aktualitet

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

by mirseda
22:52 | 17/01/2026
0

Portali qeveritar e-albania ka shfaqur sërish probleme këtë fundjavë duke lënë pa punë dhjetëra biznese që të...

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

21:27 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com