Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shqipëria fle në varfëri, shifrat një turp për Ramën

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria

Raportet e publikuara për nivelin e varfërisë në Shqipëri, tregojnë se fjalët e kryeministrit Rama, që përsëriste se ekonomia e Shqipërisë po rritet, nuk janë të justifikuara dhe këtë e tregojnë shifrat e publikuara. Deklaratat e Kryeministrit Rama se ekonomia po rritet dhe se në Shqipëri është ulur niveli i pabarazisë, kanë mbetur thjeshtë në fjalë politike, ndërsa realiteti tregon se pabarazia e Shqipërisë është rritur në 5 vitet e fundit.

Pabarazi dhe niveli i varfërisë janë rritur përgjatë 2017 në Shqipëri. Të dhënat e publikuara të Forumit Ekonomik Botëror tregojnë se pabarazia neto e të ardhurave apo e thënë ndryshe si  treguesi GIN, ka pësuar rritje me 7.7 për qind, e shtrirë në një periudhë kohore  në 5 vitet e fundit-shkruan Tirana Today.

Ndërsa edhe më herët raportet në Shqipëri kanë treguar se niveli i varfërisë në Shqipëri sa vjen dhe shtohet, kjo  e matur me mekanizma të cilat tregojnë se konsumi nuk është në pritshmërinë e duhura-shkruan Tirana Today.

Të dhënat e publikuara edhe nga INSTAT, kanë pohuar pothuajse të njëjtën gjë që tregon Forumi Ekonomik Botëror. Koeficienti Gini në Shqipëri ka arritur në 38.4. Ky indeks tregon masën në të cilën shpërndarja neto e të ardhurave (pas taksave dhe pas transfertave) midis individëve dhe familjarëve në një ekonomi devijon nga një shpërndarje e barabartë e përkryer.

Një indeks Gini prej 0 nënkupton një barazi të përkryer dhe një indeks prej 100 implikon një pabarazi të përkryer. Kjo do të thotë që rritja me 7.7% e këtij treguesi në Shqipëri përgjatë pesë viteve të fundit është indikator i rritjes së pabarazisë në vend.Forumi raporton gjithashtu se varfëria ka ardhur në rritje. Sipas raportit, shqiptarët që jetojnë në varfëri u rriten me 0.7 për qind dhe norma e varfërisë ka arritur në 6.8%.  Për vendet në zhvillim, ky tregues llogaritet si përqindja e popullsisë që jeton më pak se 3.1 dollarë në ditë.Në rënie është edhe treguesi i të ardhurave mesatare ditore për frymë me 0.1%. Në përmirësim është vetëm treguesi i pabarazisë së pasurisë, që është zvogëluar me 1.8%.

Bazuar në të dhënat  e Raportit Botëror në renditjen e vendeve në zhvillim, në treguesin e përgjithshëm Shqipëria është në në vend të 28 nga 74 shtete, duke qenë pas Maqedonisë (25), por duke ia kaluar Serbisë.  Shqipëria ka marrë 4.08 pike, ku 1 është vlerësimi më i dobët dhe 7 më i larti. Më mirë nga vendet në zhvillim është Lituania dhe në fund është Mozambiku.

Shtyllat ku Shqipëria ka rezultatin më të keq janë ndërmjetësimi financiar me 2.89 pikë, si rrjedhojë e ndërmjetësimit të ulët të bizneseve. Shtylla e dytë, ku Shqipëria ka performancë të dobët është transferta fiskale, me të dy nëntreguesit, kodi i taksave dhe mbrojtja sociale. I treti është korrupsioni dhe pagesat, me 3.27 pikë, ku nëntreguesi më negativ është ai i përqendrimit të pagesave. TIRANA TODAY

Tags: fleRamënshifratshqiperiavraferi

TË LIDHURA

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund
Politikë

Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

18:49 | 21/02/2026
Next Post
Berati mes 30 qyteteve më të bukura në Evropë

Berati mes 30 qyteteve më të bukura në Evropë

Kryebashkiaku i Londrës: Trump njësoj si ISIS

Kryebashkiaku i Londrës: Trump njësoj si ISIS

Dua Lipa i rikthehet dashurisë së vjetër

Dua Lipa i rikthehet dashurisë së vjetër







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim
Showbizz

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

by mirseda
20:36 | 21/02/2026
0

Së fundmi, gruaja e Erik Lloshit ka folur për situatën që u krijua rreth hyrjes së tij...

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

18:49 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com