Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shqipëria drejt “pensionit”, bie frikshëm numri i lindjeve

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria drejt “pensionit”, bie frikshëm numri i lindjeve

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna të tjera demografike, të cilat tregojnë se popullsia shqiptare është  në rënie. Ndërkohë lindshmëria  ka pësuar  ulje drastike, ndërsa numri i vdekjeve është shtuar frikshëm gjatë vitit 2017.

Të dhënat tregojnë se popullsia shqiptare pavarësisht së është konsideruar si një popullsi vitale dhe me moshë mesatare, të dhënat e fundit tregojnë  popullsia ka hyrë në ritmin e plakjes.

“Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2017, rezulton 7.931, duke shënuar një rënie me 2,3 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Gjatë vitit 2017, kanë lindur 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7 %, krahasuar me një vit më parë”-thuhet në njoftimin INSTAT.Numri i vdekjeve për tremujorin e katërt 2017 rezulton 5.408, duke shënuar një rënie prej 6,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Numri i vdekjeve në vitin 2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2017 është 2.523 dhe rezulton me rënie 8,0 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Ky tregues për vitin 2017 është 8.637 dhe rezulton me rënie 16,5 % krahasuar me një vit më parë.

Në tremujorin e katërt 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.191 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet qarku i Durrësit me 375 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Dibrës me 257 lindje më shumë se vdekje.

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2017, regjistron vlerë negative vetëm në dy qarqe (Gjirokastër dhe Korçë). Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 41 numrin e lindjeve.

Lindjet

Numri më i ulët i lindjeve për tremujorin e katërt 2017 regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 158 lindje, me një rënie prej 6,0 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.529 lindje, të cilat shënojnë rritje me 2,8 % në krahasim me tremujorin e katërt 2016.Shtatë qarqe pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e katërt 2017, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Elbasanit me 15,0 % dhe qarku i Beratit me 13,7 %.

Vdekjet

Numri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e katërt 2017 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.338 vdekje, me një rënie prej 7,5 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2016.

Numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 142 vdekje, me një rritje prej 0,7 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Rënia më e madhe e numrit të vdekjeve në krahasim me tremujorin e katërt 2016, është regjistruar në qarkun e Dibrës me 41,9 %.Në tremujorin e katërt 2017, gjithashtu, me rënie të numrit të vdekjeve paraqitet qarku i Beratit me 15,9 %, qarku i Durrësit me 8,3 % dhe qarku i Fierit me 8,1 % krahasuar me tremujorin e katërt 2016. TIRANA  TODAY

Tags: Biedrejtfrikshëmlindjevepensionitshqiperia

TË LIDHURA

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para
Aktualitet

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”
Aktualitet

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”
Aktualitet

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025
Next Post
Ish-trajneri i Partizanit: Në Shqipëri nuk punohet, luajnë të gjithë baste

Ish-trajneri i Partizanit: Në Shqipëri nuk punohet, luajnë të gjithë baste

Shën Valentini ndryshe i Presidentit Meta

Shën Valentini ndryshe i Presidentit Meta

“Rama kërcënoi pedagogët me prerje kokash”

"Rama kërcënoi pedagogët me prerje kokash"

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025




TË FUNDIT

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi
Bota

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi

by mirseda
22:40 | 27/05/2025
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën Trump, e kanë rritur me një nivel paralajmërimi udhëtimet për...

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

22:38 | 27/05/2025
Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com