Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shpjegimet amerikane: transparencë dhe politikë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Histori të pazakonshme dhe abuzime”, analisti me deklaratë të fortë për Arta Markun. Paralajmëron se…

Nga: Preç Zogaj

Ambasada e SHBA ka vijuar gjatë gjithë verës t’u shpjegojë qytetarëve shqiptarë me video, në një formë  të thjeshtë e të kuptueshme, strukturën, detyrat, kompetencat  dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve të Drejtësisë së Re.

Kësaj jave e kishte radhën Byroja  Kombëtare e Hetimit (BKH). Javën e shkuar shpjegimi i kushtohej Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ( SPAK). Më parë akoma, me të njëjtin  model  shpjegues, ku fjala e folur dhe e shkruar  gërshetohet me gjuhën e piktogrameve (shenjave  komunikuese), ambasada e ka njohur publikun me  mënyrën si funksionon Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, me ndërtimin e  Gjykatës Kushtetuese, e tjerë.

Për  njerëzit e mirëinformuar e gjithë  kjo duket si përsëritja e një mësimi të njohur, përsëritje e cila në këtë rast meriton të quhet nëna e dijes. Sepse ka gjithnjë elementë të rinj, detaje  dhe nënvizime që fitojnë një rëndësi të shtuar në lidhjen e tyre me tërësinë e pjesëve.

Ndërkaq, ky shpjegim është një akt i dobishëm  transparence  për qytetarët pa dallim. Kushdo që ka ditur pak ka mundësi të mësojë më shumë. Kushdo që  është informuar  keq  ka mundësi të informohet mirë. Kushdo që ka qenë apo është i manipuluar ka mundësi të njihet me të vërtetën nga të zotët e punës pastaj është në dorën e tij të sqarohet apo të dëshirojë të rrijë në moskuptim dhe manipulim.

Transparenca, si një e drejtë e qytetarëve, është  në vetvete  një akt politik. Në rastin për të cilin po flasim  shpjegimi didaktik i reformës në drejtësi nga ambasada e SHBA ka një domethënie politike më të gjerë se zakonisht.

Së pari, shpjegimet pohojnë sërish bashkëautorësinë amerikane në  konceptimin, hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi. Shpjegimet dëshmojnë  vetvetiu se SHBA kanë  primatin në  këtë bashkautorësi, ku bëjnë pjesë  BE dhe Parlamenti i Shqipërisë. Ata  janë  garantët e kësaj  reformë. Jo më kot në shpjegimin e  fundit  nënvizohet fakti se agjentët e BKH-së që do të hetojnë krimet dhe korrupsionin në sferat e larta  do të trajnohen në SHBA. Anëtarët e SPAK-ut gjithashtu kanë një mbulim amerikan për mjaft aspekte të punës dhe sigurisë së tyre. Kjo mbështetje dhe këto garanci janë të domosdoshme në këtë fazë të ngritjes dhe nisjes  së Drejtësisë  së re. Derisa ajo të krijojë një bazë solide të pavarësisë dhe profesionalizmit.

Së dyti, në çdo shpjegim ambasada ka theksuar dhe demonstruar, në referim të Ligjit,  pakapshmërinë  politike të organeve të Drejtësisë së re dhe faktin se ato  ngrihen për të goditur  krimin dhe korrupsionin në sferat e larta. Këto organe janë ndërtuar më mënyrë  të tillë që duke  përfshirë e respektuar  institucionet e Presidentit dhe Kuvendit u kanë mbyllur çdo shteg qëndrimeve të tyre eventualisht bllokuese apo kushtëzuese, siç  ka ndodhur deri dje, qëndrime të cilat  kanë qenë në themel të trajtimit të mjaft emërimeve si tendera apo për qoka politike. Kjo nuk mund të ndodhë më. Partitë, Kuvendi  dhe  Presidenti bëjnë politika, monitorojnë dhe shprehen  për  punën e organeve të drejtësisë, por nuk mund të realizojnë si më parë emërime dhe shkarkime politike e klienteliste. Ndërkaq, risia me pritshmërinë  më të lartë në publik është hetimi  dhe ndëshkimi ligjor i korrupsionit të lartë.  Reforma për këtë është bërë para së gjithash, kjo do të jetë sprova e saj. Në shpjegimin  e fundit për BKH ambasada kishte publikuar, për herë të parë me sa kujtoj unë, rrethin e funksionarëve  dhe ish funksionarëve  që do të jenë objekt i hetimit dhe gjykimit nga SPAK  dhe Gjykata Speciale. Shumë njerëz kanë dashur ta kenë këtë informacion.

Së treti, duke ruajtur stilin shpjegues të  komunikimit, ambasada e SHBA  u përgjigjet të  gjithë atyre që  reklamojnë dështimin e reformës dhe sidomos kapjen e saj. Po të duam të ushtrohemi në sportin e krijimit të  fjalëve të përngjitura, mesazhi i qartë këtyre shpjegimeve është ky: Reforma në drejtësi  është  USAFORMË , ose  EUROUSAFORMË , pse jo edhe SHQIPËRIAFORMË. Nuk është rivendikues si pohim, në kuptimin që  ti  thotë Presidentit  Ilir Meta apo ndokujt tjetër se ju po i  taksni  Ramës atë që është jona. E dinë edhe amerikanët se këta janë  kaq  normalë sa të mos e çojnë nëpër mend se Rama  mund tua shkasë me marifetet e tij  SHBA-së dhe BE-së. Ky do të ishte një stërmbivlerësim i Ramës, që po të besohej, do t’i linte opozitarët  krejt pa shpresë se do të mund ta largojnë nga pushteti përderisa qenka kaq i zoti sa  të xhirojë  fuqitë e mëdha të Perëndimit! Por nuk është. S’mund të jetë askush këtu, as sot, as nesër.

Vetë Rama është si një zombie që mbahet në pushtet nga konjuktura. Në Perëndim e kanë kuptuar me kohë se kundërshtarët politikë të reformës në Tiranë i bien pragut të dëgjojë dera;  me sistemin e vjetër drejtësia  ishte e kapur nga natyra e organizimit të saj, çdo kryeministër e trashëgonte të kapur. Tani nuk e kap dot  më. As  ky që është sot, ai që do ta zëvendësojë nesër. Alarmi real aty ku ekziston ky alarm  është se “ po e kapim” amerikanët dhe europianët. Por kush është në rregull s’ka përse të shqetësohet. Perëndimi nuk kap, siç jemi mësuar ne këtu. Perëndimi siguron pavarësinë e drejtësisë, ku nuk ka e nuk mund të ketë dënime politike  dhe çdo akuzë e vendim mbështetet  në prova  që kalojnë në sitën e disa shkallëve.

Së katërti, shpjegimet tingëllojnë si një kujtesë e përsëritur drejtuar aktorëve politikë dhe publikut për t’u thënë  sesa i takon  luftës kundër korrupsionit  dhe krimit në sferat e larta,  ajo tashmë është një çështje e zgjidhur në rrafshin  ligjor. Për herë të parë vendi ka institucionet  dhe instrumentat e duhura për të përmbushur këtë sfidë të sfidave.

Prej sot dhe në të ardhmen çuarja e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë para ligjit dhe vënia në pranga e atyre që  kanë   bërë krime  kalon vetëm përmes SPAK-ut dhe Gjykatës Speciale që po ngrihen  në përputhje me  Ligjin e Reformës në drejtësi. Nuk ka rrugë tjetër. Të tjerat janë retorika të avazit të vjetër, tashmë jashtë kohës. Kushdo që synon  të shërbejë interesin publik dhe suksesin  politik në kuadrin e aleancës shqiptaro-amerikane dhe europiane duhet të kuptojë se çdo nismë   dhe  retorikë, qofshin edhe  me qëllime të mira, që priren apo synojnë  të zhurmojnë, të konkurojnë apo t’u  mbivendosen prioriteteve të partnerit strategjik, SHBA, nuk kanë asnjë shans për sukses. Në kohën  e sotme, Italia që është  një ndër shtatë vendet me të industrializuara të botës nuk bën dot pa fuqitë perëndimore, jo më Shqipëria. Për natyrën dhe kontestin e saj sui generis, reforma në Drejtësi  është një provim i barabartë para rinisjes për gjithë elitën  politike të vendit. Kush kalon vazhdon. Ky është një zhvillim-lokomotivë për kohën që jetojmë.

Natyrisht, siç e kemi theksuar edhe herë të tjera, mbeten plot hapësira dhe mundësi ku partitë dhe më konkretisht opozita politike e vendit  investohen kundër korrupsionit dhe krimit.  Drejtësia nuk zëvendëson politikën, sikurse anasjelltas, politika nuk mund të zëvendësojë drejtësinë. Në rrethanat kur zgjidhja ligjore për të luftuar korrupsionin  në sferat e larta është dhënë  dhe pritet fillimi i zbatimit të saj, një ndihmë konkrete e  madhe nga partitë, OJQ-të dhe individët  është përgatitja dhe depozitimi i padive penale  për  çeshtje  dhe për zyrtarët të lartë që akuzohen si të përfshirë në afera korruptive. Me fjalë dakord, por me padi është akoma më mirë. PD ndërkaq, si partia më e madhe e opozitës, mund të investohej për një klasifikim të krimeve, duke  udhëhequr reflektimin në sjellje dhe retorike të hierarkisë  së krimeve, për ti dhënë  fund një sindrome të giusticializmit në vend që zhurmon prej dekadash korrupsionin e lartë  me mikrokriminalitetin.  Ky do të ishte një operacion me vlera humane dhe elektorale njëkohësisht.

Shpjegimet e reformes në drejtësi nga ambasada e SHBA  venë pikat mbi “i” edhe për ketë çështje të hipokrizisë dhe shëndetit mendor të shtetarucëve të Shqipërisë. Pandëshkueshmëria  në sferat e larta është problemi i problemeve./Gazeta Liberale

 

Tags: Ambasada SHBAPrec zogaj

TË LIDHURA

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Ardit Gjebrea zbulon kur nis spektakli “Kënga Magjike”

Ardit Gjebrea zbulon kur nis spektakli “Kënga Magjike”

“Publikoi listën top sekrete”, Berisha: Prej 3 shtatorit Rama…

“Publikoi listën top sekrete”, Berisha: Prej 3 shtatorit Rama...

Kërcënimi i Zgurit/ Manjani: Hetimin për shkeljet administrative, kush do e kryejë?

Manjani hedh shashkën e radhës: Këta që arrestohen, nesër do jenë deputetë të Ramës

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com