Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

I shpërtheu mina në duar, media italiane: Xhihadistët duan kokën e Gentian Hoxhës

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Të Gjitha
I shpërtheu mina në duar, media italiane: Xhihadistët duan kokën e Gentian Hoxhës

 “Gentian Hoxha ka humbur të dyja duart, dhe është ende gjallë. Oficerët e policisë kanë rrethuar dhomën e spitalit ku ndodhet ai në Tiranë, duke pritur ta marrin në pyetje, por mbi të gjitha për të parandaluar, pasi ekziston frika se mund të vdesë dhe merr “sekretin” në varr”, kështu e nis shkrimin media italiane “Corriere.it”, duke shkruar rreth shpërthimit në një dyqan celularësh pak ditë më parë, ku mbeti i plagosur 35-vjeçari, i cili po montonte një minë në një celular, shkruan Tirana Today. 

Kjo ngjarje ka zbuluar dhe trafikun e këtyre minave me celular për në Itali. “Shqipëria, nga dyqanet e “riparimit të celularëve bombë” tek xhihadistët, është titulli i shkrimit. “Pra, një shpërthim aksidental në Tiranë zbulon trafikun, ku kamionët e destinuar për klanet në Puglia, janë ndaluar”, shkruan media italiane.

Më tej në shkrimin shkruhet se: “Me sa duket 35-vjeçari, të martën në orën 9,50, mbylli derën në dyqanin e tij të riparimit të celularëve, u zhvendos në laboratorin e vogël dhe filloi të punojë me një telefon celular që shpërtheu gabimisht. Hoxha po përgatiste një celular – bombë”.

Kamioni në kufi
Dyqani ishte i vendosur dy blloqe larg nga ambasada amerikane në kryeqytetin shqiptar. Por, për të kuptuar këtë rast, që nuk është aspak një rast i izoluar, ne duhet ta zmadhojmë gjeografinë.

Të spostohemi, ndonëse jo shumë dhe mbërrijmë në Puglia në luftimet me mafien (beteja e fundit më 9 gusht, ku mbëtën katër të vrarë në Foggia).

Një muaj më parë ishte ndaluar një kamion në kufi me Malin e Zi. Të fshehura brenda tij ishin tre nga këto porosi me destinacion Italinë, pasi të kalonin detin. Mekanizimi në celularët bombë është i thjeshtë: “gjysmë kilogramë tritol montohet në celular dhe pakoja vendoset poshtë makinës së objektivit. Duke telefonuar numrin e atij celulari aktivizohet një sensor që ndez bombën”.

Gjatë muajve të fundit nga Tirana deri në Jug në Vlorë, janë hapur qindra dyqane celularësh për riparimin e tyre.

Disa nga pronarët janë direkt të lidhur me xhamitë. Mund të jetë thjesht rastësi, por investiguesit nuk besojnë: “Ka një dyshim të fortë se bashkë me drejtimin e klanit puliez, qëndrojnë xhihadistët. Një lidhje që i konfirmon shqiptarët me këto ngjarje është ajo e masakrës së Nisës më 14 Korrik 2016, ku atentatori Mohamed Lahouaiej Bouhlel, kishte kontaktuar pikërisht shqiptarët për të siguruar armët”.

Furnizime për klanet

Qendresa nga klanet është mjaft e lartë dhe një ish-polic imbijetoi luftës civile dhe hakmarrjes së trafikantëve, të cilët kanë fitur pozicione shumë të larta.

Janë 40-vjeçarë të rritur me mësimet e forcave italiane të rendit në atë kohë të dislokuar në Shqipëri; kanë mësuar teknika dhe hetime dhe aftësi analizuese si dhe janë shndërruar në ndërveprues shumë të mirë. Zbulimi dhe zhvillimi i kësaj fijeje investigative të telefonave bombë e lind nga këta investigatorë.

Për shembull në skuadrën e Vlorës drejtuar nga shefi i policisë Gentian Musabelliu dhe në Fier nga homologu Artur Selimaj, prej kohësh janë vënë në ndjekje të skafistëve që kanë investuar në hektarë plantacionesh. Rruga tradicionale mes Shqipërisë dhe Pulias është përdorur për ngarkesa të paligjshme. Mbi gomone dhe motoskafë janë fshehur edhe armë. Tashmë transportohen bomba.

Denoncimet e para

Blerja e armëve nga Shqipëria është një karakteristikë e zonës së Cerignolas. Por siç tregon për “Corriere”, një burim i besueshëm, kjo armë e re, pra tritoli i montuar në celular tregon një rritje të nivelit, të strategjisë e së fundi edhe të veprimit.

Droga ka lënë llogari të hapura qoftë të brendshme, qoftë edhe mes shqiptarëve dhe italianëve. Bosi i Foggias Saverio Tuçi u vra në tetor në Amsterdam; ekzekutuesi është italian, por në listën e njerëzve të tjerë të përfshirë duhet të ketë edhe shqiptarë.

Pas nxehtësisë mediatike të gushtit në Puglia ka rënë qetësia. Ndërkohë në Foggia ka nisur një revolucion i vogël i pazakontë: “Janë bërë denoncimet e para të mundimshme nga sipërmarrësit e prekur nga klani mafioz. Tashmë është radha jonë të japim rezultate të menjëhershme, përndryshe do të jetë e kotë”, thuhet në shkrim. TIRANA TODAY

Tags: duanduarGentian HoxhësitalianekokenMediaminaShpërtheuxhihadistet

TË LIDHURA

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital
Aktualitet

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tragjedi në Itali, identifikohen dy të rinjët shqiptarë që humbën jetën në aksident
Aktualitet

Tragjedi në Itali, identifikohen dy të rinjët shqiptarë që humbën jetën në aksident

18:20 | 30/01/2026
Moti i keq lë 10 mijë banorë pa energji, Shushica në errësirë që prej mbrëmjes
Aktualitet

Moti i keq lë 10 mijë banorë pa energji, Shushica në errësirë që prej mbrëmjes

17:43 | 30/01/2026
Next Post
“Eja vidhni në Itali”, si kapoja futi në rrugë të keqe shqiptarët

“Eja vidhni në Itali”, si kapoja futi në rrugë të keqe shqiptarët

Petrit Vasili sulmon Ramën: Nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në plazhe

Vasili: Shqiptarët pa drejtim, qeveria skemë skandaloze për të varfrit

“Plas droga sheshit” në Vlorë, banorët në rolin e policisë

“Plas droga sheshit” në Vlorë, banorët në rolin e policisë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com