Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Shpërblimi për pensionistët, ish-deputetja: Tragjedia që po ndodh në kurriz të të moshuarve

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shpërblimi për pensionistët, ish-deputetja: Tragjedia që po ndodh në kurriz të të moshuarve

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj e cilësoi skandal planifikimin e qeverisë për shpërblimin e festave të fundvitit pensionistëve.

Përmes një deklarate dhënë për mediat, Malaj u shpreh se mosha e tretë gjendet në mëshirë të fatit dhe se qeveria nuk “guxon të vendosë minimumin jetik, se u mbetet hatri oligarkëve”.

“Ministrja vazhdon e thotë se të presim e të shohim sa para do mblidhen në arkën e shtetit dhe po doli gjë për pensionistet mire dhe po nuk doli gjë prapë mire”, tha mes të tjerash Malaj.

Shperblimi i fundvitit për pensionistët u denoncua pak më parë edhe nga ish-deputetja demokrate, Orjola Pampuri, teksa paralajmëroi se qeveria nuk ka para për këtë shtresë shoqërore.

Deklarata e plotë:

Për fat të keq, shtresat vunerabël të shoqërisë shqiptare, ku bëjnë pjesë edhe pensionistët janë, sot janë edhe më të braktisur se kurrë.
Qeverinë e ka zënë “sidroma e mandatit të dytë’ dhe po vrapo të përdorë Kuvendin, si noter të paligjshmërisë së vet, të vendimeve klienteliste , që përcaktojnë se cili oligark do të përfitojë me risk zero paratë e taksave dhe për 15 apo 20 vitet që vijnë.

Qeveria nuk guxon të vendos minimumin jetik, se u mbetet hatri oligarkëve, pasi kështu do të detyrohen të rrisë çdo vit pagën nominale dhe për rrjedhojë edhe pensionet. E ndërsa demagogjia për moshën e tretë nuk ka të sosur, këtë vit si asnjëherë tjetër nuk po ju jep, as edhe një shtesë modeste , që jua ka dhënë edhe në vitet më të këqija.

Pa frikë, mund të themi që është një skandal dhe tragjedi që po ndodh në kurriz të kësaj shtrese. Vetë ministra në komisionin e ekonomisë e thotë me gojën plot se nuk ka planifikuar asgjë për shpërblimin, që u jepet pensionistëve për festat e fundvitit. (Video)

Ministrja vazhdon e thotë se të presim e të shohim sa para do mblidhen në arkën e shtetit dhe po doli gjë për pensionistet mire dhe po nuk doli gjë prapë mire.

Thënë me një fjalë të vetëm mosha e tretë gjendet në mëshirë të fatit. Dhe kjo ndodh sepse qeveria nuk është e sigurt se do të mbledhë taksat, pasi biznesin e ka gjobitur me dhe pa ligj, se në këtë vend po pakësohen shanset minimale për njerëzit normal, se jeta në Shqipëri për këtë shtresë , pas ikjes masivisht të të rinjve, po kthehet në një situatë pashpresë dhe shumë të vështirë për t’u përballuar dhe për të jetuar me dinjitet, se qeveria nuk respekti asnjë rregull për barazinë e shtetasve të saj.

Qeveria e rilindjes e ç’organizuar, e dështuar dhe pa rezultate, nuk planifikon dot as për dy muaj më pas se çdo te ndodhe me te ardhurat publike. Për koncesionet lekët nuk mungojnë, megjithëse janë miliarda, ndërsa për shpërblimin e pensionisteve s’e ve njeri ujin ne zjarr. Ky është një turp I madh, pasi pensionistët janë shtresa më e varfë, që duhet të trajtohen me dinjitet e të vlerësohen. Është e pafalshme dhe e dhimbshme të mendosh që pensionistet që jetojnë me sakrifica te tmerrshme ekonomike shteti nuk ka lekë, ndërsa për oligarkët leket nuk mungojnë kurrë.

Është kollaj të predikosh për “bashkëqeverisjen me qytetaret” , por kur këtyre të fundit nuk ju jep as shpërblimin e fundvitit është e pafalshme dhe shumë denigruese. Është kollaj të predikosh për “Shqipërinë solidare”, po është e dhimbshme të shohësh që vetë qeveria nuk është solidar, as me shtresën më të vuajtur që janë pensionistet. Janë 650 mijë të moshuar në vendin tonë, që përveç pensioneve të ulëta , shërbimet e dedikuara për ta janë pothuajse jashtë standardeve dhe nevojës që ka kjo shtresë.

LSI dhe e gjithë shoqëria për këtë kategori të tejvuajtur, do të ketë dhe do të tregoj kujdesin maksimal, duke filluar nga përcaktim dhe njohja e përvitshme e minimumit jetikë të jetesës, me pagë minimale të rritur në jo më pak se 300 euro në muaj dhe pensionet e rritura mbi këtë bazë.

Nuk mund të drejtohet vendi duke dashuruar karrigen kryeministrore dhe duke përbuzur, fyer e denigruar qytetarët e këtij vendi. Duket një tjetër vizion social kulturor ndaj moshës së tretë. Duam apo nuk duam, ajo është e “nesërmja” e të gjithëve, edhe atyre që sot janë në kopshte dhe as që e perceptojnë dot se ç’do të thotë një tjetër moshë nga ajo e tyrja. Kjo qeveri tashmë ka dështuar drejt politikave dhe standardeve për moshën e tretë .

Në vitin1989 Kofi Anan do të thoshte se : “Një shoqëri për të gjitha moshat është ajo që nuk i karikaturon personat e moshuar si pacientë dhe pensionistë. Përkundrazi, ajo i sheh ata si veprues dhe përfitues të zhvillimit. Ajo i nderon të moshuarit tradicionalë në role udhëheqëse dhe konsultuese në komunitet, në të gjithë botën.” Në vitin 2019 jemi ende shumë larg vlerësim dhe vëmendjes së kësaj kategorie nga qeveria , duke treguar se tashmë ajo ka dështuar në këtë mision. Faleminderit!

Tags: fundvitNora Malajpensionistetshpërblimi

TË LIDHURA

Niko Peleshi thërret Kuvendin: Nesër prezantohet qeveria e re dhe programi i mandatit të katërt
Aktualitet

Niko Peleshi thërret Kuvendin: Nesër prezantohet qeveria e re dhe programi i mandatit të katërt

14:52 | 17/09/2025
Dhunë ndaj vjehrrës, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar e të proceduar në orët e fundit në Tiranë
Aktualitet

Dhunë ndaj vjehrrës, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar e të proceduar në orët e fundit në Tiranë

13:50 | 17/09/2025
Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit
Kryesore

Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

12:37 | 17/09/2025
Next Post
Tension në Kuvend/ Gjoni ‘përplaset’ me Braçen, i merr mikrofonin nga dora Shalsit

Tension në Kuvend/ Gjoni ‘përplaset’ me Braçen, i merr mikrofonin nga dora Shalsit

Rama takim me kryeministrat e PSE: Vendimi pozitiv për negociatat, i rëndësishëm edhe për BE-në

Rama takim me kryeministrat e PSE: Vendimi pozitiv për negociatat, i rëndësishëm edhe për BE-në

INSTAT: Ndërmarrjet e vogla, më inovative se të mëdhatë

INSTAT: Ndërmarrjet e vogla, më inovative se të mëdhatë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

Franca në prag protestash kombëtare/ Sindikatat paralajmërojnë tubime kundër politikave të kursimit të qeverisë
Bota

Franca në prag protestash kombëtare/ Sindikatat paralajmërojnë tubime kundër politikave të kursimit të qeverisë

by mirseda
15:08 | 17/09/2025
0

Franca pritet të jetë në një zonë greve nesër, të enjten , ku sindikatat kryesore të vendit...

SIRIA NË PRAG TË URISË! Prodhimi i grurit në vend bie me 40%

SIRIA NË PRAG TË URISË! Prodhimi i grurit në vend bie me 40%

15:03 | 17/09/2025
Niko Peleshi thërret Kuvendin: Nesër prezantohet qeveria e re dhe programi i mandatit të katërt

Niko Peleshi thërret Kuvendin: Nesër prezantohet qeveria e re dhe programi i mandatit të katërt

14:52 | 17/09/2025
Dhunë ndaj vjehrrës, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar e të proceduar në orët e fundit në Tiranë

Dhunë ndaj vjehrrës, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar e të proceduar në orët e fundit në Tiranë

13:50 | 17/09/2025
Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

12:37 | 17/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com