Mediat amerikane kanë vënë në fokus shqetësimin për filxhanë të shtrenjtë ushtarakë. Sipas mediave të huaja, një filxhan kafe në AirForce kushton mes 1.220 dhe 1.280 dollarëve.
Këto filxhanë janë të veçantë pasi mund të ringrohin kafenë dhe çajin derisa piloti gjendet në aeroplan.
Shpenzimet për përdorimin e këtyre filxhanëve kanë arritur më shumë se 500 dollarë për një të tillë. Kështu, shërbimi është detyruar që të ofrojë 32,000 dollarë këtë vit vetëm për filxhanë të tillë.
Këta filxhanë u kanë kushtuar buxhetit të tatimpaguesve amerikanë, që nga viti 2016, jo më pak se 326 mijë dollarë.
Këta filxhanë futen në priza në aeroplanë të ngarkesave për të ngrohur lëngje të tilla si uji apo kafe dhe kanë një “dorezë plastike që lehtësisht thyhet kur bie”.