Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga Vetëvendosje, Albin Kurti mbetet vetëm

8 vjet ago
in Të Gjitha
Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga Vetëvendosje, Albin Kurti mbetet vetëm

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nga sot më nuk është në Lëvizjen Vetëvendosje. Nëpërmjet një shkrimi të dërguar mediave, ku njofton dorëheqjen, Ahmeti  shkruar mes tjerash se “Kosova është edhe më tutje në gjendje të rendë politike e sociale. Vazhdojmë të udhëhiqemi nga një klasë politike e paaftë të ballafaqohet me sfidat e shtetit tone”.

Dorëheqja e tij vjen pas kritikave që mori sot nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje por edhe nga partitë në bashkëqeverisje AAK e AKR (lajmin e plotë lexoje këtu).

Ahmeti ka qenë njëri prej figurave më të rëndësishme të kësaj partie në vitet e fundit. Prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, ai është thënë se është i rreshtuar në krahun e të pakënaqurve brenda lëvizjes. Shumë deputet dhe drejtues të lartë të kësaj partie dhanë dorëheqjen para zgjedhjeve për kryetar partie të cilat i fitoi kandidati i vetëm Albin Kurti. Me ikjen e Shpend Ahmetit, duket se ka mbetur i vetëm dhe mund të vetëvendos për gjithçka sepse s’ka më asnjë zë kundër në parti.

Kjo është letra e dorëheqjes së Ahmetit:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar kolegë e miq,

Kosova është edhe më tutje në gjendje të rendë politike e sociale. Vazhdojmë të udhëhiqemi nga një klasë politike e paaftë të ballafaqohet me sfidat e shtetit tonë. Pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë, nuk kemi se si të mos reflektojmë mbi atë se çfarë do të mund të ishte ky shtet po të kishim arritur të bëjmë ndërrimin e gjeneratave politike, jo për nga mosha por nga mendësia.

Në shtatë vitet e fundit jam angazhuar me plotë vullnet në Lëvizjen Vetëvendosje. Së bashku kemi arritur suksese të jashtëzakonshme dhe kemi luftuar procese të dëmshme bashkë me qytetarët e Kosovës. Duke qëndruar të bashkuar arritëm t’i bindim 200 mijë qytetarë se ndryshimi është i nevojshëm dhe i mundshëm.  Solidariteti, programi dhe gatishmëria për të sakrifikuar cdo gjë për kauzën dhe për njëri tjetrin ishin shtyllat më të fuqishme të aktivizmit politik të LVV.

Për këto arsye u anëtarësova në vitin 2011.  Mësova shumë nga secili prej aktivistëve, edhe dije, edhe guxim, edhe vetëmohim edhe krejt vlerat që mendoja se janë të domosdoshme për të vepruar si forcë e ndryshimit. Edhe pse nuk pajtoheshim për krejt gjërat, besonim se vetëm bashkë mund të sjellim ndryshimin e gjeneratave politike në Kosovë.

Sikurse edhe ju, qytetarë të nderuar, muajt e fundit kam vëzhguar një debat me dëme të pariparueshme për Levizjen Vetëvendosje të cilin as armiqët më të mëdhenj të LVV e të shtetit nuk do të mund as t’a dizajnonin e as imagjinonin. Ende sot nuk po mund të besoj se ky debat ka ndodhur në mes të njerëzve që deri dje kanë qenë të gatshëm të vdesin për njëri tjetrin.

Kjo letër nuk është letër fajësimi, e as letër për te shpjeguar si ndodhi krejt kjo çka ndodhi.  Të tjerët po flasin, madje shumë më shumë se që duhet.  Nuk mund të flas keq për asnjërin nga të apostrofuarit në muajt e fundit.  Së paku, nuk mund të ndërroj mendim aq shpejtë, për asnjërin individ nga asnjëra palë.  Përndryshe do të isha naiv që kam kaluar shtatë vite krah për krah me secilin prej tyre.

Sikurse çdo njeri dhe çdo organizatë, kemi bërë gabime por jemi bërë edhe më të fortë nga gabimet. Thjesht arsyeja pse kemi hyrë dhe kemi qëndruar në Vetëvendosje ka qenë se Vetëvendosjen e kemi parë si mjetin me të fortë dhe më të mundshëm për ta larguar një klasë politike të korruptuar që ia ka humbur dinjitetin vendit e qytetarit. Ia ka vlejtur të durohet gjithçka për ta bërë këtë të mundshme.

Por, nuk kam hyrë në Vetëvendosje për të luftuar me njëri tjetrin brenda organizatës duke forcuar kështu klasen e tejkaluar politike.
Javëve të fundit kam kuptuar shumë gjëra për organizatën të cilat nuk i kam ditur më parë. Këto gjëra nuk janë diskutuar me mua. Mirëpo kjo nuk është arsyeja e vendimit tim. Motivi i vendimit tim sot është se arsyeja për të cilen unë kam hyrë në LVV nuk është më. Mospajtimet kanë dëmtuar frymën, besimin dhe rrjedhimisht edhe kauzën. Nuk besoj më se organizata në gjendjen që është sot është rruga më e shpejtë për ndryshim, së paku jo në përputhje me qëndrimet dhe besimet e mia.  Nuk do të mundohem të tregoj se unë e kam mire, e të tjerët e kanë keq.  Thjesht kjo qasje dhe kjo mënyrë e zgjidhjes së mospajtimeve nuk më përfaqësojnë mua. Kjo nuk do të thote se pajtohem me njërin krah ose tjetrin sa i përket të vërtetes për të kaluarën.  Aspak. Nuk kam qenë pjesë e asnjërës nga temat për të cilat ka ndodhur mospajtimi fillestar. Prandaj nuk e ndjej betejën njejtë si ata.

Jam munduar personalisht të luaj një rol ndërmjetësuesi për tejkalim të problemeve, por shpejtë e kam kuptuar që dallimet ishin tepër të thella.  Kam shkuar në mbledhjet e fundit të Këshillit dhe kam marrë pjesë në procesin zgjedhor gjithmonë me shpresë se do të mund të tejkalohen dallimet. Por ja që kjo ishte e pamundur.

Kjo nuk do të thotë se Albini, Visari, e Dardani e krejt të tjerët nuk kane të drejtë në mendimin e tyre.  Sigurisht se ata do të luftojnë për të vërtetën e tyre.  Secilit i dëshiroj sukses në ndjekjen e qëllimeve të veta, në qoftë se i kanë të mira.  Ndoshta rrugët na bashkohen prapë, por për mua tashmë me arsye, kushte e metoda tjera.  Secilit aktivist i përkulem për secilën punë të bërë për të mirën e vendit.  Do t’i jap llogari secilit prej tyre individualisht për mandatin dhe punën time dhe dera ime do të jetë gjithmonë e hapur për ta.  Asambleistëve të LVV nuk u kërkoj të bëjnë asnjë gjë karshi vendimit tim. Për mua janë të njejtit sido që të vendosin. Qytetarët e Prishtinës i siguroj se e ardhmja ime politike është e lidhur më shumë se kurrë me Kryeqytetin.

Jam i vetëdijshëm se ndoshta mund ta kemi më vështirë në Kuvendin Komunal por qëndrimet dhe bindjet janë më të rëndësishme se komoditeti. Unë mbetem i njejti, besnik ndaj vetvetës dhe qytetarëve të Prishtinës. Me konceptin e transparencës dhe llogaridhënies i cili na mundësoi kthimin e normalitetit në qytet, do të vazhdoj të punoj në realizimin e reformave dhe zotimeve për një zhvillim të hovshëm dhe të barabartë të Prishtinës. E gjithë energjia ime do të fokusohet në krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për qytetarët e Prishtinës të cilët duhet ta ndjejnë vetën të barabartë në mes veti dhe me banorët e kryeqyteteve tjera sa i përket ofrimit të shërbimeve dhe infrakstrukturës publike.

Nuk pendohem për edhe asnjë ditë në LVV dhe nuk do të fajësoj askënd për të kaluaren. E mbaj përgjegjësinë time që më takon për krejt situatën e krijuar. Të gjithë miqëve ju uroj sukses ne realizimin e qëllimeve në qoftë se janë në përputhje me idealin që e kemi patur së bashku.
Prej sot, jap dorëheqje nga të gjitha pozitat në Levizjen Vetëvendosje”.

Tags: Albin KurtidoreheqjejepmbetetShpend AhmetivetemVetevendosje

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Droga shqiptare “përmbyt” Greqinë, policia prangos një 35-vjeçar

Droga shqiptare “përmbyt” Greqinë, policia prangos një 35-vjeçar

Pjesa e parë/Juve “qanë” një penallti, Basel surprizon Cityn (Video)

Pjesa e parë/Juve “qanë” një penallti, Basel surprizon Cityn (Video)

Austri/Goditi me thikë 3 persona, agresori merr arratinë

Austri/Goditi me thikë 3 persona, agresori merr arratinë







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com