Gjatë 4 orëve të fundit, policia iu ka pezulluar patentat 13 shoferëve. Edhe gjatë kësaj fundjave, Policia Rrugore e Tiranës nuk është ndalur me kontrollet e rrepta ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka qenë e vendosur në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, ku nuk kanë munguar shkelësit e rregullave të qarkullimit.
“175 Km/h, shpejtësi e frikshme, rrezik i madh për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Gjatë 4 orëve të fundit janë evidentuar 13 drejtues mjetesh, të cilëve iu është pezulluar Leja e Drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi qe varionte nga 139 km/h deri në 175 km/h, ku limiti i lejuar është 90 km/h.
Për Policinë Rrugore është primare parandalimi i aksidenteve, e jo pezullimi i patentave. Udhëto i sigurt duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, bën të ditur Policia e Shtetit, në faqen e saj në “Facebook”.