Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Show dhe gjysmë të vërtetat e Trumpit”

6 vjet ago
in Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Show dhe gjysmë të vërtetat e Trumpit”

Në fjalimin për gjendjen e kombit ish-ylli i Reality, Donald Trump, ishte në element. Një Show me përmbajtje emotive, por as këto elemente nuk e fshehin realitetin e diskutueshëm, mendon Carla Bleiker.

Ishte ky një prej fjalimeve më të rëndësishme të vitit për presidentin amerikan Donald Trump – fjalimi për gjendjen e kombit. Rrallë herë një president shteti i drejtohet popullit me fjalë kaq të qarta. Ai foli më shumë se një orë dhe çdo fjalë transmetohej drejtpërdrejtë në TV. Për Donald Trumpin, i cili nuk do asgjë më shumë se një publik të ngazëllyer, ishte ky një plotësim i ëndrrave.

Në fillim ai foli gjatë për gjendjen e ekonomisë në SHBA, për të cilën tha se është në gjendje më të mirë se kurrë më parë. Papunësia është më e ulët se kurrë më parë, ndërsa numri i njerëzve që marrin bono për ushqime ka rënë nën shtatë milionë. Por këto pohime duhet të merren me rezerva. Papunësia është në rënie konstante që nga koha e Barack Obamës. E aktivistët pohojnë se shumë nga shtatë milionë njerëzit që marrin ndihma, nuk i marrin këto, sepse Trumpi i ka shkurtuar programet e ndihmave. Ky nuk është ndonjë sukses, por politikë e ftohtë sociale.

Konflikti me Iranin

Trumpi foli një orë e 18 minuta – pra më shkurt se vitin e kaluar. Fjalimi i tij “State of the Union” i vitit 2019 ishte i gjatë një orë e 22 minuta dhe ishte fjalimi i tretë më i gjatë në 50 vitet e fundit. Vetëm presidenti Bill Clinton ka folur në vitet 1995 dhe 2000 më gjatë.

Sa gjatë flet njeriu nga Shtëpia e Bardhë, çfarë flet dhe kujt i drejtohet – e gjitha kjo ka rëndësi. Çdo president i fton çdo vit “qytetarët e zakonshëm” që të jenë të pranishëm në fjalimin e tij. Këta njerëz janë të përzgjedhur me kujdes. Për fjalimin e këtij viti Trumpi ka përzgjedhur ndër të tjerë edhe Kelli dhe Gage Hake nga Oklahoma. Kelli Hake është e veja e një ushtari, të vrarë në vitin 2008 në Irak. Mendohet se përgjegjësinë për vrasjen e tij e mbante gjenerali i vrarë iranian Ghassem Soleimani, të cilin ushtria amerikane e vrau me urdhërin e presidentit në janar.

Prania e Hakes do të thotë, se vrasja e Soleimanit ka qenë një akt i guximshëm, një hakmarrje për vrasjen e ushtarëve amerikanë dhe evitim të vrasjeve të tjera. Por kjo nuk mund ta fshehë faktin se presidenti amerikan ka sjellë në prag lufte SHBA-në dhe Iranin. Qeveria e SHBA-së nuk ka paraqitur ende të dhëna të besueshme, se Soleimani ishte para kryerjes së sulmeve terroriste në SHBA.

Grisja e manuskriptiti nga Nancy Pelosi

Të pranishmit silleshin në kohën gjatë fjalimit si në ndonjë Reality Show. Melania Trump gjatë fjalimit ia dorëzoi gazetarit konservator Rush Limbaugh medaljen e ndarë nga presidenti “Medal of Freedom”. E familja e një ushtari u befasua me kthimin e ushtarit nga zonat e konflikteve. Ishin këto vetëm dy nga momentet e shumta që përfunduan me lotë tek pjesëmarrësit. Entertainment-Profi Trump duket se e ka përgatitur mirë paraqitjen e tij.

Ndoshta ai synonte një Show të veçantë për këtë rast, sepse ky mund të jetë edhe fjalimi i tij i fundit në postin e presidentit. Nëse Trumpi nuk rizgjidhet në këtë post, fjalimin “State of the Union” do ta mbajë një president tjetër. Për momentin kjo duket pak e besueshme, por demokratët ende shpresojnë. Nancy Pelosi, e cila figuron si zëdhënëse e shumicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ishte ulur pas presidentit gjatë fjalimit të tij, e grisi në fund manuskriptin e fjalimit. Kur shikon shumë gjysmë të vërteta dhe lëvdatat e Trumpit në këtë fjalim, me siguri që edhe shumëkush tjetër do ta bënte të njëjtën gjë – do ta griste këtë manuskript./Deutsche Welle

Tags: Donald TrumpNancy Pelosi

TË LIDHURA

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat
Aktualitet

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit
Aktualitet

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”
Politikë

Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”

19:29 | 27/01/2026
Next Post
Projektligji i ri/ Burrat pushim të barabartë me gratë kur të bëhen me fëmijë

Projektligji i ri/ Burrat pushim të barabartë me gratë kur të bëhen me fëmijë

Ishte lodhur duke u kujdesur për të, vajza tenton të mbysë nënën e saj

Ishte lodhur duke u kujdesur për të, vajza tenton të mbysë nënën e saj

Lajm i mirë për shqiptarët, hiqen vizat me këtë shtet

Lajm i mirë për shqiptarët, hiqen vizat me këtë shtet







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com