Gazetari Hermes Nika ose i njohur ndryshe për publikun me pseudonimin “Zogu i Tiranës” është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në polici.
I riu nga policia se ka lidhje me shfrytëzimin e prostitucionit në qendrat estetike. Mësohet se bashkë me të janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë.
Policia ka zhvilluar një aksion mbrëmjen e djeshme për prostitucion, ku ka pasur disa të shoqëruar. Mes të shoqëruarve rezulton të jetë edhe gazetari, për të cilin po kryhen verifikime për të zbuluar rolin e tij. Dyshohet se ai siguronte vajza për qëllime prostitucioni.