Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shokohet turistja amerikane, dy këmbë gaforreje 600 euro në Mykonos

3 vjet ago
in Bota, Kryesore, Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Shokohet turistja amerikane, dy këmbë gaforreje 600 euro në Mykonos

Një nënë amerikane dhe vajza e saj pretenduan se ishin mashtruar nga një restorant i Mykonos, ku i kishin faturuar të paguanin 641.15 dollarë për dy këmbë gaforre dhe dy kokteje. Kur ato janë ankuar, biznesi i ka kërcënuar se do të thërrisnin policinë.

Brenda Moulton dhe vajza e saj 19-vjeçare Kaylea, po kërkonin të kalonin një ditë idilike në plazhin Platys Gialos. Por nga ana tjetër, përjetuan frikën kur stafi në bar DK Oyster u tha atyre se nuk do të ktheheshin në SHBA, nëse refuzonin të paguanin faturën.

Ato thanë se ushqimi dhe pijet që porositën, nuk mund të justifikonin koston, por pranojnë se u ulën në shezllonet e restorantit për dy orë.

“U thashë atyre, dy mojito dhe dy këmbë gaforre nuk bëjnë dot 600 euro. Nuk do të paguaj”. Më pas më tha fjalë për fjalë: “Do të telefonoj policinë. Ata do t’ju mbajnë këtu dhe nuk do të ktheheni në vendlindje. Ne mund ta gjejmë lehtësisht vendin ku jetoni”, thuhet se i tha Moulton gazetës lokale greke THEMA për incidentin e 13 majit.

Me daljen nga restoranti, Moulton pretendon se ajo filloi të paralajmëronte kalimtarët që të mos hynin në restorant për të shmangur çmimet e larta, por u përball përsëri me stafin.

“… “bosi” i restorantit doli i tërbuar dhe na u afrua duke na kërcënuar. Menjëherë ngrita zërin. Unë i bërtita…”, shtoi Moulton.

Turistja amerikane tha se një zonjë iu afrua më pas, dhe i tha se kishte parë një skenë të ngjashme të frikshme në restorant një ditë më parë, dhe se policia ishte përfshirë.

Brenda dhe Kaylea thanë se ishin shqetësuar, saqë qëndruan në restorant me dy amerikanë të tjerë, të cilët i qetësuan derisa arritën të largoheshin.

Faqja e restorantit në Tripadvisor është e mbushur me komente të klientëve të cilët pretenduan se ishin joshur me të njëjtën strategji – kamerierë tepër këmbëngulës që ofronin “shezlongë falas”, përshkrime të paqarta të çmimeve të menusë dhe në fund të fundit fatura të larta.

Duke iu përgjigjur një rishikimi negativ në faqen e internetit, restoranti u përgjigj: “Nuk ka vend të lirë në botën perëndimore që do të na detyronte t’i shpjegonim secilit klient, pse ne tarifojmë ashtu siç bëjmë”.

“Megjithatë, ne shpesh jemi përpjekur të shpjegojmë koston e madhe të operimit të një biznesi si i yni. A do ta pyesni Bugattin pse tarifojnë aq sa bëjnë? A do t’i kërkoni të gjitha markave luksoze të justifikojnë çmimet e tyre? Ju mund të zgjidhni produkte dhe shërbime më të lira. Nuk ka asnjë monopol”.

Restoranti ka pohuar gjithashtu në Tripadvisor se çmimet e larta shpjegohen me “lëndën e parë me cilësi të lartë” dhe shefi ynë është zgjedhur ndër më të mirët për të kompletuar konceptin tonë për një përvojë që tejkalon standardet e zakonshme”.

Moulton i tha THEMA se edhe pse ajo dhe vajza e saj nuk ishin të uritura ditën e incidentit në DK Oyster, në fund kishin vendosur të shijonin diellin në një nga shezlongët që ofruan me kaq ngulm kamerierët e restorantit.

“Ne nuk ishim të uritura. Kështu që thjesht ia kthyem buzëqeshjen me humor të mirë, por pa asnjë qëllim për t’u ulur në një dyqan të caktuar. Mirëpo, papritmas punonjësja e një prej restoranteve në Platys Gialos u hodh para nesh, dhe filloi të na thoshte me këmbëngulje dhe bezdisje: “Uluni këtu! Uluni këtu!”, tha ajo.

Dyshohet se punonjësja e restorantit i ka bindur që të qëndrojnë duke u thënë: “Pini një pije dhe do t’i keni në dispozicion këto shezlongë. Është mesditë, nuk ka asnjë problem”.

Ato më pas vendosën të porosisin pije dhe kërkuan menunë, por iu dha një që listonte produktet, por jo çmimet, pretenduan ato.

Një menu e shpërndarë në Tripadvisor të restorantit tregon çmimet. Pasi vendosën për dy mojito, nëna dhe vajza thanë se kamarierët ecnin përpara dhe mbrapa dhe vazhdimisht pyesnin nëse dëshironin të porosisnin ndonjë gjë nga menuja.

“Unë dhe Kaylea nuk ishim të uritura, por vendosëm të provonim diçka nga lista, me shpresën se do të na linin të qetë”, tha Brenda për THEMA.

“Përfundimisht, vajza ime porositi këmbë gaforre, një pjatë me dy këmbë të mëdha gaforre. Më dukej e shijshme dhe e dija se do të ishte e shtrenjtë”.

Moulton tha se ajo kishte porositur tashmë dy këmbët e gaforreve në kohën kur vuri re turistët të ulur në plazh, duke i paralajmëruar ata të mos porosisnin asgjë tjetër. Dy orë më vonë, ata ishin gati të largoheshin dhe kërkuan çekun.

Përplasja nisi pasi atyre iu kërkua të futeshin brenda restorantit, për të paguar çekun.

“Hyra brenda dhe pashë një burrë të ulur në një tavolinë. “Ulu”, më tha dhe më tregoi faturën. Gati më ra të fikët. Fillimisht nuk ishte e detajuar, sepse letra nuk tregonte saktësisht se çfarë kishim porositur. Djali më kërkoi të paguaj gati 600 euro, dhe unë i thashë se nuk mundem. “Kjo llogari nuk mund të jetë e jona”, tha ajo.

Ajo që pasoi ishte një debat që i la Brenda dhe Kaylea të ndjeheshin sikur ishin mashtruar. Brenda që atëherë ka kërkuar këshilla ligjore dhe ka bërë një ankesë në nëndrejtorinë e policisë së Mykonos.

‘Znj. Brenda Moulton kërkon që fajtorët të ndëshkohen dhe incidente të ngjashme të mos ndodhin me turistët e tjerë”, tha për THEMA avokatja e saj, Marizanna Kikiri.

Duke adresuar pretendimet e Moultons, restoranti argumentoi se autoritetet kishin rishikuar ankesën dhe gjetën se nuk kishte pasur shkelje.

Në një prononcim për THEMA, restoranti shkruante: “Të gjitha artikujt që ne shesim në restorantin tonë, janë të renditura në detaje në katalog, sipas ligjit. Katalogët janë përballë restorantit tonë në një vend të dukshëm. Ne ua japim listat klientëve tanë, përpara porosisë. Për të gjitha produktet tona ka dokumente ligjore”.

“…Klienti është ngarkuar me këtë çmim, sepse këmbët e gaforres mbretërore nuk janë një artikull me çmim dhe kostoja bëhet sipas faturës së blerjes së tyre”. Dhjetra rishikime në Tripadvisor nxjerrin në pah ankesa të ngjashme me ato të Moultons.

Burimi i lajmit: dailymail. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: këmbë gaforreMykonosturiste amerikane

TË LIDHURA

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë
Bota

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë

09:45 | 14/05/2025
Analiza/ Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Analizë

Analiza/ Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

08:27 | 14/05/2025
Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj
Aktualitet

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
Next Post
Dy vr*sjet që tronditën Tiranën/Alibeaj ngre alarmin: Policia s’duhet të jetë strehë e elementëve kriminalë

Dy vr*sjet që tronditën Tiranën/Alibeaj ngre alarmin: Policia s’duhet të jetë strehë e elementëve kriminalë

“Zgjedhjet e 25 Prillit ishin të mira, por jo perfekte”, Yuri Kim bën deklaratën e fortë

"Zgjedhjet e 25 Prillit ishin të mira, por jo perfekte”, Yuri Kim bën deklaratën e fortë

“Punë ka, por nuk ka profesionistë”, Rama: 1500 vende të lira pune

"Punë ka, por nuk ka profesionistë”, Rama: 1500 vende të lira pune

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë! Influencerja nga Meksika vr**et teksa ishte live në TikTo
Showbizz

E rëndë! Influencerja nga Meksika vr**et teksa ishte live në TikTo

by mirseda
14:38 | 14/05/2025
0

Një influencuese meksikane u qëllua për vdekje në sallonin e saj të bukurisë teksa ishte live në...

Celibashi apel numëruesve: Do ndëshkoheni nëse cenoni votën e kandidatëve

Celibashi apel numëruesve: Do ndëshkoheni nëse cenoni votën e kandidatëve

14:03 | 14/05/2025
Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”

13:42 | 14/05/2025
Robert De Niro nderohet me Palmën e Artë

Robert De Niro nderohet me Palmën e Artë

13:32 | 14/05/2025
Rrëmbim dhe kanosje në Astir/ Arrestohet 29-vjeçari

Rrëmbim dhe kanosje në Astir/ Arrestohet 29-vjeçari

13:27 | 14/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com