Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shoferi i autobusit shpallet fajtor për aksidentin në Bullgari

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Shoferi i autobusit shpallet fajtor për aksidentin në Bullgari

Shoferi i autobusit është shpallur fajtor për aksidentin e rëndë që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, me përkatësi etnike shqiptare.

Prokurori bullgar, Borislav Sarafov ka thënë të martën për agjencinë e lajmeve BGNES, se përgjegjës për tragjedinë e rëndë është shoferi i autobusit të agjencisë “Besa Trans”.

“Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi autobusin nga shoferi. Por, edhe shpejtësia e madhe dhe e papërshtatshme, mbi normat e lejuara”, ka deklaruar kreu i shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borislav Sarafov.

Ai tha se tani vendimi duhet të ekzekutohet nga autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut dhe të njoftohen familjarët e viktimave, pasi ata kanë të drejtë të kontrollojnë materialet.

Aksidenti ndodhi në orët e hershme të 23 nëntorit të vitit 2021, kur autobusi i agjencisë “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli, goditi një bankinë në autostradën Struma, pranë fshatit Bosnek, me ç’rast humbën jetën 45 persona, përfshirë edhe shoferin e autobusit, ndërsa shtatë të tjerë pësuan lëndime trupore.

Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, ndërsa shumica ishin familjarë që kishin udhëtuar në Stamboll të Turqisë për një vizitë treditore.

Hetimet lidhur me rastin kanë nisur edhe në Maqedoninë e Veriut, pasi autoritetet kanë konstatuar se autobusi i aksidentuar nuk kishte leje për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

Dy doganierë janë suspenduar nga puna pasi kishin lejuar autobusin pa leje të kalonte kufirin, agjencisë së udhëtimit i është hequr leja e punës ndërsa drejtuesi i saj, tani pas raportit të hetuesisë bullgare mbi shkaqet e aksidentit, mund të përballet dhe me masa tjera.

Bullgaria, është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse edhe në të kaluarën.

Aksidenti i fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kishin humbur jetën pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë. /evropaelire

Tags: aksidentiBesa TransBullgari

TË LIDHURA

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus
Bota

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus

22:56 | 30/08/2025
SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas
Bota

SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

22:16 | 30/08/2025
Modi dhe Zelensky diskutojnë për paqen në Ukrainë, përpara takimit të kryeministrit indian me Putinin në Kinë
Bota

Modi dhe Zelensky diskutojnë për paqen në Ukrainë, përpara takimit të kryeministrit indian me Putinin në Kinë

21:11 | 30/08/2025
Next Post
I’u mohua transplantimi i zemrës, pasi nuk ishte vaksinuar

I’u mohua transplantimi i zemrës, pasi nuk ishte vaksinuar

Mori hak për të atin/17-vjeçari e kishte pistoletën prej të paktën 1 viti

Mori hak për të atin/17-vjeçari e kishte pistoletën prej të paktën 1 viti

Kohë për “dasëm” ke gjetur, o Lulzim

Kohë për “dasëm” ke gjetur, o Lulzim

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus
Bota

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus

by mirseda
22:56 | 30/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump thuhej se po vinte në dyshim nëse një takim Ukrainë-Rusi do të zhvillohej...

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

22:50 | 30/08/2025
Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

22:32 | 30/08/2025
SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

22:16 | 30/08/2025
Dua Lipa dhe Calum Turner nisin një sipërmarrje së bashku, çifti i famshëm themelojnë TwentyTwo Films

Dua Lipa dhe Calum Turner nisin një sipërmarrje së bashku, çifti i famshëm themelojnë TwentyTwo Films

21:54 | 30/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com