Në 48 orët e fundit janë vënë nga Policia Rrugore e Tiranës plot 1056 masa administrative, pasi janë konstatuar shkelje të ndryshme, kryesisht në orët e vona të natës.
Kështu, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën, për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues automjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, atyre pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, pa kaska mbrojtëse, të shpejtësisë tej normave të lejuara, shkeljet e semaforit, etj.
Sipas të dhënave, mësohet se janë arrestuar 3 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur .
Po gjatë 48 orëve të fundit, në territorin e qarkut Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur gjithsej 1056 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga këto:
89 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,
54 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse
44 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
35 masa për shpejtësi tej normave të lejuara
28 masa për parakalim të gabuar
14 masa për shkelje të semaforit
12 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.
Janë pezulluar 64 leje drejtimi, nga të cilat:
24 për shpejtësi tej normave të lejuara
21 për pije alkoolike
16 për shkelje të tjera.