Cristiano Ronaldo po shkëlqen në fushën e blertë, por duket se jashtë saj jeta e tij nuk është aspak e qetë. Ylli portugez rrezikon 10 vite burg, pasi akuzohet se ka kryer evazion fiskal me dëm 14.7 milionë euro në 4 vite.
Lajmin e kanë dhënë mediat spanjolle, që zbulojnë se ka nisur një hetim i thellë në dëm të sulmuesit të Real Madridit. “Cadena Ser” ka folur me palën mbrojtëse të portugezit, që ka konfirmuar akuzën e ngritur nga gjykata në Alcoron.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është akuzuar edhe më parë për evazion fiskal. Gjykata kishte propozuar një formulë për të paguar gjobën, por ky i fundit nuk ka qenë dakord dhe tani duket se do të vazhdojë akoma “lufta” në dyert e gjykatës. Në të kaluarën në gjykatë ka qenë edhe ylli tjetër i futbollit, Lionel Messi, edhe ai për evazion fiskal.