Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shmanget katastrofa e zjarrit në autostradën Shqipëri-Kosovë

4 vjet ago
in Shqipëria
Shmanget katastrofa e zjarrit në autostradën Shqipëri-Kosovë

Një vatër shumë e rrezikshme zjarri masiv, mbi tunelin e Kalimashit, në Autostradën Shqipëri- Kosovë u mbyll në orët e para të ditës së sotme, (10.08) duke shmangur një katastrofë të mundshme, bllokimin e lëvizjes, jetën dhe banesat e fshatrave pranë tij. Era e fortë përhapi zjarret nga Mali i Rrunës, që prej disa ditësh është pushtuar nga zjarri, në terrenin mbi tunelin e Kalimashit duke rrezikuar sigurinë e lëvizjes në këtë autostradë dhe banesat në fshatrat përreth. Vatra e re e zjarrit mbi këtë tunel u vu nën kontroll me ndihmën e efektivave të Forcës së Sigurisë së Kosovës,(FSK) dhe strukturave zjarrfikës të Kosovës dhe Kukësit. Burime zyrtare bënë me dije se nga Kosova mbërritën 9 automjete zjarrfikëse dhe 34 zjarrfikës.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj e bëri të ditur angazhimin në median sociale, duke shkruar, se ndërkohë “një kontigjent i FSK është nisur drejt zonave të prekura nga zjarret për t’u angazhuar në operacione bashkë me forcat reaguese të Shqipërisë.” Të martën (10.08) autoritetet shqiptare kanë njoftuar, se efektiva të Forcave të Armatosura bashkë me ato të FSK dhe strukturat zjarrfikëse të Kukësit do të vazhdojnë operacionet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarreve masive. Mali i Rrunës, (1875 metra) vazhdon të mbetet i pushtuar nga zjarret dhe ka burime vatrash zjarri në zonat rreth tij.

Albanien - Waldbrände

Vatra të reja zjarresh edhe në rajone të tjera

Vatra të reja zjarri krijohen vazhdimisht krahas dy vatrave më shqetësuese: njëra në Gadishullin e Karaburunit (Vlorë) dhe tjetra në Malin e Rrunës, ( Kukës). Të tilla vatra janë hapur edhe në rajonet jug-lindore të Shqipërisë, në Korꞔë dhe Pogradec, ku zjarri ka përfshirë pyllin e Mokrës. Në Thirë, (Mirditë) vatra disa ditore e zjarrit, ka rrezik të përhapet në zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes në deklaratën e mbrëmshme, (09.08) për situatën e zjarreve në gjithë territorin e vendit bëri me dije që “në gjysmën e sipërfaqjes së prekur nga zjarri në pyjet e Voskopojës situata është drejt përmirësimit.”

Një vatër tjetër zjarri e rrezikshme e hapur së fundi është ajo në kufirin me Malin e Zi, në zonën e quajtur,”Qafa e Tërkuzit” që po ndiqet “me seriozitet” thekson deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes. “Me ndërhyrje të përqëndruar nga toka dhe ajri tanimë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të parkut Kombëtar të Llogarasë, por operacioni vijon për të nomalizuar situatën”, bën me dije Ministri i Mrojtjes, Niko Peleshi.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, (IGJEUM) sot, (10.08) dhe nesër (11.08) pritet të jenë të rrezikuara nga zjarret zona në Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Albanien | Waldbrände

Dëmet nga zjarret, që kanë hyrë në javën e tretë, janë të pallogaritshme: qindra hektarë pyje dhe kullota të djegura, fshatra të evakuara. Fatmirësisht nuk ka humbje në njerëz. Viktimë e vetme mbetet Andrea Haxhiraj, 64 vjeçari nga fshati ”Azim Zeneli” në Lunxheri, Gjirokastër, që humbi jetën nga asfiksimi në mbrojtje të vreshtës së tij që kishte marrë flakë. /DW

Tags: kosoveshqiperizjarret

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
I dha arkën me peshk për një vend pune, Apeli merr vendimin për Florida Beun

I dha arkën me peshk për një vend pune, Apeli merr vendimin për Florida Beun

Fanella e re e Juventusit i surprizon të gjithë

Fanella e re e Juventusit i surprizon të gjithë

Rama e Berisha u flasin dy audiencave përjashtuese të njëra-tjetrës

Rama e Berisha u flasin dy audiencave përjashtuese të njëra-tjetrës







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com