Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shkurtim pensionesh/Të moshuarit grekë arratisen drejt Bullgarisë, aty jetojnë si “mbretër”

6 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha, W-Instant
Shkurtim pensionesh/Të moshuarit grekë arratisen drejt Bullgarisë, aty jetojnë si “mbretër”

Pensionistët grekë kanë nisur të zhvendosen në disa nga vendet më të varfra të Evropës, për shkak të shkurtimit të pensioneve të tyre ndër vite. Sipas intervistave të Bloomberg, pensionistët grekë kanë dhënë me qira apartamentet e tyre në vend dhe janë zhvendosur në Sofje të Bullgarisë, ku me të njëjtin pension mund të “jetojnë si mbretër”.

Greqia, që është një ndër destinacionet e shumë pensionistëve evropianë, po zbulon se qytetarët e vet kanë vendosur të jetojnë vitet e fundit të jetës së tyre në vendin më të lirë të Evropës, Bullgari, pasi pensionet e tyre janë shkurtuar më shumë se 20 herë gjatë krizës së borxhit.

Duke marrë parasysh mundësinë e një përplasje tjetër të Greqisë me kreditorët ndërkombëtarë, që do të jetë e para pas daljes nga programi i shpëtimit në muajin Gusht, pensionistët mund të kenë bërë zgjidhjen e duhur.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, rrezikon të krijojë impresionin e shmangies së reformave, ndërkohë që përpiqet të mos ulë pensionet në buxhetin e vitit të ardhshëm. Buxheti grek, që u dërgua në Komisionin Europian në Tetor, përfshin një skenar pa ulje të pensioneve. Qeveria argumenton se vendi mund të arrijë objektivat e suficitit buxhetor, përjashtuar kostot e shërbimit të borxhit prej 3.5% të Produktit të Brendshëm Bruto, pavarësisht shmangies së reduktimit të pensioneve.

Pse zgjedhin Bullgarinë?

Nga ana tjetër, sipas statistikave, pensionistët grekë duket se kanë bërë zgjedhjen e duhur që janë zhvendosur në Bullgari. Në vitin 2017, sipas të dhënave të agjencisë së statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat, kostoja e jetesës së Greqisë ishte thuajse sa dyfishi i Bullgarisë, që qëndron në vend të fundit në Bashkimin Europian. Indeksi final i shpenzimeve për konsum të ekonomive familjare në Greqi qëndron në 84.3 pikë, krahasuar me 48.4 në Bullgari.

Edhe pse ka pak të dhëna për zgjerimin e këtij fenomeni, statistikat e mbështesin këtë zgjedhje. Benzina kushton 1.14 euro për litër në Sofje, krahasuar me rreth 1.6 euro në Athinë; një kafe ekspres kushton 2.3 euro, ndërkohë që e njëjta markë në Greqi arrin në 4.7 euro; një biletë metroje kushton 80 cent në Bullgari, krahasuar me 1.4 euro në Greqi. Tarifat e telefonit janë gjithashtu thuajse të përgjysmuara.

Bullgaria u bë vend anëtar i Bashkimit Europian në vitin 2007 dhe është rritur me një normë mesatare vjetore ekonomike prej 2.4%. Nga ana tjetër, kriza e borxhit sovran i fshiu Greqisë thuajse 25% të prodhimit ekonomik, rriti ndjeshëm papunësinë dhe e çoi vendin në prag të daljes nga Eurozona. Bullgaria, vend ish-komunist prej 7 milionë banorësh, qëndron vendi më i varfër i Bashkimit Europian.

Në vitin 2019, Bullgaria synon t’i bashkohet mekanizmit të kursit të këmbimit, ERM 2, që është periudha përgatitore për hyrjen në Eurozonë. Bullgaria i përmbush të gjitha kushtet për t’u bërë vendi i 20 anëtar i Eurozonës, duke marrë parasysh financat publike./SCAN

 

TË LIDHURA

Turizmi në Ksamil/ 5.5 mln euro për Qendrën e Mirëseardhjes dhe një Kullë Vrojtimi
Ekonomi

Turizmi në Ksamil/ 5.5 mln euro për Qendrën e Mirëseardhjes dhe një Kullë Vrojtimi

09:38 | 11/06/2025
Euro s’është më mbretëresha e tregut, leku po merr hak
Ekonomi

Euro s’është më mbretëresha e tregut, leku po merr hak

17:44 | 09/06/2025
240 mijë makina pa taksa, listat kalojnë te Tatimet
Ekonomi

240 mijë makina pa taksa, listat kalojnë te Tatimet

09:50 | 09/06/2025
Next Post
Arbër Çepani: Meshkujt tek ne janë shumë shpellarë

Arbër Çepani: Meshkujt tek ne janë shumë shpellarë

Ende gjallë kjo rros*ie?/Nano sherr me Shkullakun (video)

Ende gjallë kjo rros*ie?/Nano sherr me Shkullakun (video)

Sërish tsunami, dhjetra të vdekur e të zhdukur (foto)

Sërish tsunami, dhjetra të vdekur e të zhdukur (foto)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Ekstradohen nga Dubai dy të shumëkërkuar, njëri është vëllai i Nuredin Dumanit
Aktualitet

Ekstradohen nga Dubai dy të shumëkërkuar, njëri është vëllai i Nuredin Dumanit

by mirseda
11:54 | 11/06/2025
0

Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale pritet të ekstradohen nga...

Aksidentohet Princesha Amalia e Holandës

Aksidentohet Princesha Amalia e Holandës

11:51 | 11/06/2025
Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

11:27 | 11/06/2025
Ngjarje e rëndë! Mbytet në lumin Shkumbin një 6-vjeçar

Ngjarje e rëndë! Mbytet në lumin Shkumbin një 6-vjeçar

11:23 | 11/06/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

11:06 | 11/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com