Një person ka humbur jetën, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një apartament është përfshirë nga zjarri për shkaqe aksidentale. Burimet paraprake bëjnë me dije se policia dhe zjarrfikësja kanë evakuuar banorët.
Po kështu blutë e Tiranës u kanë dhënë ndihmë dy personave të asfiksuar nga zjarri.
“Më datë 25.09.2018, rreth orës 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë ka rënë zjarr. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Policia ka bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore, pasi ishin asfiksuar nga tymi.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri.
Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale”.