Gjatë natës, tre automjete kanë marrë flakë në Korçë, teksa kanë qenë të parkuara në një garazh.
Nga të dhënat paraprake, ende jo zyrtare, mësohet se zjarri ka rënë në garazhin që është në pronësi të 51-vjeçarit I. Meti., i cili ka pasur dhe një prej automjeteve të djegur. Dy mjetet e tjera kanë qenë në pronësi të një personi tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:40, në lagjen 17 të Korçës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.