Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shkrihet Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkrihet Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda

Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda tashmë nuk ka asnjë prokuror dhe praktikisht është plotësisht jashtë funksionit. Si rrjedhojë, nuk ka prokuror që të mund ta apelojë çështjen e Dritan Dajtit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi ditën e djeshme prokurorin e fundit të kësaj prokurorie dhe njëherësh drejtuesin e saj, Artan Bajramin.

Më herët, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku komandoi në këtë prokurori Besa Nikëhasanin, e cila u shkarkua nga KPK në prill 2018. Pas kësaj, Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda mbeti me vetëm dy prokurorë, Bujar Sheshin dhe Artan Bajramin.

Zoti Sheshi u zgjodh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) në dhjetor 2018, ndaj ai nuk mund të ushtrojë detyrën e prokurorit pranë kësaj Prokurorie.

Ndërkohë, sipas ligjit, kjo prokurori apeli ka për detyrë të ndjekë të gjitha çështjet që ankimohen nga Shkalla e parë e Krimeve të Rënda.

Me largimin e Artan Bajramit, çështjet që do të ankimohen nga shkalla e parë, do të mbeten pa u shqyrtuar, pasi apeli nuk ka prokurorëve. Gjithashtu, edhe vendimet e dhëna deri më tani nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda nuk do të mund të çohen në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, me shkallën e parë dhe të apelit, do të zëvendësohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). KLP shtyu afatin e aplikimeve për në SPAK, si rezultat i numrit të ulët të kandidatëve. Sipas KLP, SPAK pritet të ngrihet në qershor.

Pra, së paku për pesë muaj, Shqipëria do të jetë pa Prokurori Apeli të Krimeve të Rënda dhe pa SPAK. Në këto kushte, nuk ka prokuror që të mund ta apelojë vendimin për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit në Gjykatën e Lartë./exit.al

Tags: ProkurorProkuroria e Apelit të Krimeve të Rëndashkrihet

TË LIDHURA

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve
Politikë

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Next Post
Zbulohet letra e studentëve shqiptarë të Romës për Presidentin e SHBA

Zbulohet letra e studentëve shqiptarë të Romës për Presidentin e SHBA

Video/Ja ku i ruante eurot dhe karikatorin me fishekë gjyqtari i Dajtit

Video/Ja ku i ruante eurot dhe karikatorin me fishekë gjyqtari i Dajtit

A ka falimentuar “Air Albania”? Ja si përgjigjet Kryeministri Rama

A ka falimentuar “Air Albania”? Ja si përgjigjet Kryeministri Rama







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com