Një shqiptar po lufton me jetën, pasi ka rënë nga kati i tretë i një banese ku kishte shkuar për të vjedhur. Ngjarja ka ndodhur në Itali, e bashkë me të ka qënë edhe një person tjetër, i cili ia ka dalë mbanë duke u arratisur.
Shqiptari me inicialet R. M., 23-vjeç, kishte hyrë në një banesë për të vjedhur. Por duket se plani nuk ka shkuar ashtu siç dukej. Në tentativë për të ikur, i riu ka rënë nga ballkoni i apartamentit.
Bashkë me të ka qenë edhe një tjetër shqiptar, i cili është arratisur.
Grabitësit ishin ngjitur në katin e tretë të pallatit, duke u kacavjerrë në tubin e shkarkimit të ujërave të bardha.
Ata ishin futur në një apartament për të vjedhur, por pronari ishte kthyer, duke bërë që ata t’ia mbathnin.
Dy shqiptarët, ndodhur në këto kushte, janë hedhur nga ballkoni i kuzhinës. Njëri prej tyre ka mundur të ikë, ndërsa 23-vjeçari ka rënë nga lartësia, duke u plagosur rëndë.
Ai ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.