Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shkojnë të luten për stërgjyshen, në varrin e saj gjejnë të varrosur një tjetër

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkojnë të luten për stërgjyshen, në varrin e saj gjejnë të varrosur një tjetër

“Stop” është ndalur në fshatin Drenovë të Korçës për një denoncim të shtetasit Piro Murcka.

Ai tregon, se në 4 Shtator 2019 konstatoi se në varrin e stërgjyshes, ku e nderonin prej 50 vjetësh, ishte varrosur një person tjetër, që kishte ndërruar jetë në Qershor 2019.

“Në datën 4 Shtator kemi ardhur në përvjetorin e Babait që bënte 13 vjet i ndarë nga jeta, afër varrit të babait është edhe varri i stërgjyshes. Gjetëm një tjetër të varrosur, që kishte dy muaj që kishte vdekur”, thotë Murcka.

Ai shton se kishte aq shumë vite që stërgjyshja ishte varrosur aty, sa vetë nuk e mban mend, ndërsa në kryq me zi dallohen emrat. “Mund të ketë 50-60 vjet.”

Për ta zgjidhur këtë çështje, Pirro Murcka iu drejtua komunës, e më pas kishte takuar kryeplakun. “Kryeplaku më tha se nuk di gjë për këtë rast.”

“Ky është varri ku ka qenë stërgjyshja jonë, këtu janë varret e familjes sonë. Sa mbaj mend në jetën time, kemi ndezur qirinj për varrin e stërgjyshes. Tani nuk e kam idenë se ç’bëhet, ia kanë marrë dhe ia kanë hedhur kockat a nuk e di.”

Gazetarja: Pra kësaj i thonë të mos të të lënë rehat as në atë botë?

Pirro Murcka: Ke të drejtë.

Edhe pse për të hapur një varr duhet vënë në dijeni kryeplaku i fshatit, ky i fundit thotë se nuk e ka pyetur njeri.

Gazetarja: Ku shkojnë këta njerëz në momentin, që vdes dikush?

Kryeplaku: I thonë kryeplakut, përshembull.

Gazetarja: Pra ju e menaxhoni pjesën e hapësirës së varrezave?

Kryeplaku: Po,po, po, mua s’më lajmëruan fare.

Gazetarja: Ky personi, familja e këtij të ndjerit, keni patur kontakt, pasi jeni vënë në dijeni nga Piro?

Kryeplaku: Vajtëm të dy me Piron, e jëma. Ajo tha jo s’ska patur varr, i thamë ne, kockat dolën, jo-tha.

Gazetarja: A ka hapësirë në atë varrezë?

Kryeplaku: Ka moj ka, toka të reja, ka hapësirë. Po të më kishte lajmëruar, unë nuk e lija atje, po të ishte kryqi i vjetër, siç ishte atje.

Gazetarja: Po si ia bëjmë pra?

Kryeplaku: Po çfarë të bëjmë? Po s’kalovi 4-5 vjet, që të mbledhin kockat, ata s’e heqin dot.

Gazetarja: Kryeplak, mua më bën çudi njëherë, sesi e menaxhon ti këtë varrezë?

Kryeplaku: Ore mua nuk më vunë në dijeni, ty të vunë në dijeni, që erdhe këtu, mua s’më vunë në dijeni fare.

Gazetarja: Kjo gjë mund të ndodhi prapë me një varr tjetër të vjetër, apo jo?

Kryeplaku: Ore po s’më lajmëruan mua, cfarë do bëhet, ajo do bëhet.

Gazetarja: Po si mund të evitohet? Duhet të vihesh ti në dijeni?

Kryeplaku: Duhet të vihet kryeplaku në dijeni!

Ndërsa administratori i njësisë administrative Drenovë shpjegon se të gjitha kompetencat i ka kryeyplaku, pasi nuk patur regjistrime për varrezat.

Gazetarja: Ndodhem në njësinë administrative Drenovë, ndodhem sëbashku me kryeplakun e fshatit, sëbashku edhe me një zotëri, që nuk e di nëse jeni në dijeni, por para dy muajsh është varrosur një person në varrin e një personi që ka 50 vjet që prehet në paqe aty. Për varrezat e Drenovës flasim.

Administratori Drenovë: Jo, nuk jam në dijeni për arsye, sepse menaxhimi i varrezave, nuk është se bëhet, domethënë, nuk ka menaxhim nga njësia dhe bashkia.

Gazetarja: Po kush e bën?

Administratori Drenovë: Fshatrat menaxhohen me vetë-menaxhim të themi, nga kryeplaku dhe siç bëhen varrimet, me fise. Nuk është se merret leje.

Gazetarja: Në kushtet kur ndodh kjo gjë, a mund të ndërhyni ju?

Administratori Drenovë: nuk e di, nëse ka qenë varr apo jo më përpara, nuk është, se kemi të regjistruar nëpërmjet kartelave.

Dhe administratori përgjegjësinë e ktheu sërish në pikën A, tek kryeplaku i fshatit.

Gazetarja: Administratori tha, që kryeplaku e ka në dorë.

Kryeplaku: Po Kryeplaku e vdiq që e varrosën atje? Çfarë ka në dorë kryeplaku? T’i them, mos vdis?! Hë, si thua ti?  Çfarë të bëj unë?! Do rri me të vdekurit aty?! Le të më lënë roje mua, rri unë! /tvklan.al

Tags: "STOP"drenovestergjyshete afermnvarreza

TË LIDHURA

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses
Aktualitet

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Next Post
Shpallen 12 vende të lira Shërbimin Diplomatik shqiptar, ja ku mund të aplikoni

Shpallen 12 vende të lira Shërbimin Diplomatik shqiptar, ja ku mund të aplikoni

Vetëplagoset me armë zjarri, 52-vjeçari humb jetën në spital

Lezhë/ Makina përplas biçikletën, 27-vjeçari dërgohet në spital

E plagosi me armë gjahu, policia zbardh ngjarjen

Kultivonin lëndë narkotike në Vaun e Dejës, arrestohen në flagrancë 3 vëllezërit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

by mirseda
15:17 | 22/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen McGonigal. Sipas publikimit në faqen zyrtare...

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

12:52 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com