Situata e furnizimit me energji elektrike në Lezhë është stabilizuar. OSHEE njofton se e vetmja zonë me probleme është Zejmeni, që furnizohet nga një fider ajror me gjatësi mbi 50 km.
Mësohet se punonjësit e OSHEE kanë punuar gjatë natës ndërsa brigadat janë ende në terren. Megjithatë, moti nuk ka qenë në favor duke penguar zgjidhjen në kohë të avarisë.
Nga raportimi i fundit, është vendosur në pune fideri Zejmen dhe po i jepet energji gradualisht çdo fshati, përmes manovrimeve.
OSHEE njofton se aktualisht janë 5 fshatra me probleme, që do ndërhyhet për zgjidhje sapo të ketë përmirësim të motit.