Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shkencëtari: Administrata Trump injoroi paralajmërimet e mia të forta për COVID-19

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Shkencëtari: Administrata Trump injoroi paralajmërimet e mia të forta për COVID-19

Një shkencëtar e larguan nga puna pasi administrata Trump injoroi paralajmërimet e tij të forta për COVID-19 dhe një ilaç të malaries, të cilin Presidenti Donald Trump kërkonte të përdorej për koronavirusin megjithë të dhënat e pakta se mund të ishte i dobishëm.

Kështu thuhet në ankesën e paraqitur në agjensinë që mbikqyr qeverinë nga Rick Bright, ish-drejtor i Autoritetit për Studimet dhe Zhvillimet e Avancuara Biomjekësore.

Në ankesën e paraqitur, Rick Bright, ish-drejtori i Autoritetit për Studimet dhe Zhvillimet e Avancuara Biomjekësore, thotë se e patën transferuar në një detyrë më të ulët pasi i rezistoi presionit politik për të lejuar përdorimin e gjerë të hidroksiklorokuinës, ilaçit të malaries që kërkonte Presidenti Trump. Në dokumentin e paraqitur tek Zyra e Posaçme Juridike, agjensia mbikqyrëse për qeverinë amerikane, zoti Bright thotë se administrata Trump dëshironte të dërgonte furnizime të tepruara me këtë ilaç në vatrat e nxehta në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Ankesa me shkrim vjen ndërsa administrata Trump po përballet me kritika për reagimin e saj ndaj pandemisë, për furnizimin me teste për virusin dhe me respiratorë, maska dhe paisje të tjera që mund të ulin përhapjen e sëmundjes. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë patur rreth 1.2 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 70 mijë vdekje.

Zoti Bright thotë gjithashtu se administrata Trump injoroi paralajmërimet e tij të forta për COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi. Ai thotë se “veproi me urgjencë” për të trajtuar çështjen e përhapjes së COVID-19, pasi Organizata Botërore e Shëndetit bëri një paralajmërim në janar.

Por, ai thotë se u përball me rezistencë nga udhëheqja e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, ndër ta edhe vetë Sekretari Azar, i cili duket se ulte rëndësinë e kësaj katastrofe.

Zoti Bright thotë se të emëruarit politikë në Departamentin e Shëndetësisë u përpoqën të promovojnë hidroksiklorokuinën si ilaçin që do të ishte çelësi për zgjidhjen. Këta zyrtarë “kërkuan që Nju Jorku dhe Nju Xhersi të ‘përmbyteshin’ me këtë ilaç, të importuar nga fabrika në Pakistan dhe Indi që nuk ishin inspektuar nga Administrata për Ushqimin dhe Barnat (FDA)”, thuhet në ankesën me shkrim.

Por, zoti Bright kishte kundërshtuar përdorimin e gjerë të këtij ilaçi, duke thënë se nuk ekzistonte evidenca shkencore që të mbështeste përdorimin nga pacientët me koronavirusin. Ai ndjeu nevojën urgjente që publiku të informohej për faktin e mungesës së argumentave shkencore.

Muajin e kaluar, Administrata për Ushqimin dhe Barnat (FDA) paralajmëroi doktorët kundër dhënies me recetë të këtij ilaçi që mund të përdoret vetëm në studime shkencore dhe kushte spitalore. Madje, në një paralajmërim të FDA përmenden raportet për raste me pasoja anësore fatale në zemër, ndër pacientët me koronavirusin që morën hidroksiklorokuinën, apo ilaçin e lidhur me të, klorokuinën.

Gjithashtu, në fund të janarit, zoti Bright pati ndërmarrë përpjekje për të rritur rezervat e maskave N95, për t’i paraprirë rrezikut të mungesave në rang global që do të rrezikonin kështu punonjësit e emergjencave.

Në takimet me zyrtarët e lartë të Departamentit të Shëndetësisë, ndër ta edhe Sekretarin Azar, “reaguan të befasuar nga parashikimet dhe thirrjet urgjente, dhe u shprehën se Shtetet e Bashkuara do të ishin në gjendje ta përmbanin virusin dhe ta mbanin jashtë” territorit amerikan. Për publikun, Departamenti i Shëndetësisë thoshte se kishte të gjitha sasistë e maskave që nevojiteshin.

Zoti Bright thotë se paralajmërimet e tij ishin mbështetur vetëm nga këshilltari për tregtinë i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, i cili ndante të njëjtat shqetësime për dëmin masiv ndaj Shteteve të Bashkuara dhe i shprehu këto në një memorandum të brendshëm.

Pasi kishte parë që zyrtarët “refuzonin të dëgjonin apo të ndërmerrnin veprimet e duhura për të informuar drejt publikun”, zoti Bright bisedoi me një gazetar që po shkruante një artikull për ilaçin në fjalë.

Agjensia ku punonte zot Bright po punon gjithashtu për zhvillimin e një vaksine për koronavirusin e ri. Ai ishte përplasur me zyrtarët e lartë për rolin e një lobisti të industrisë farmaceutike, John Clerici, i cili kërkonte një kontratë për një nga kompanitë kliente të tij “Aeolus Pharmaceuticals”, drejtori i së cilës është mik i dhëndrrit të Presidentit Trump, Jared Kushner.

Në ankesën e tij, zoti Bright kërkon rikthimin në punë dhe një hetim të plotë të çështjeve të përmendura. Departamenti i Shëndetësisë konfirmoi se ai nuk punon më tek kjo agjensi, por nuk reagoi për akuzat për ndërhyrje politike në reagimin ndaj COVID-19. /Voa

Tags: ParalajmërimeshkencetarTrump

TË LIDHURA

Pamje të katastrofës së përmbytjeve në Ibiza, stuhia më e keqe në 70 vjet
Bota

Pamje të katastrofës së përmbytjeve në Ibiza, stuhia më e keqe në 70 vjet

10:04 | 02/10/2025
G7 paralajmëron: Do të marrim masa kundër atyre që rrisin blerjet e naftës ruse
Bota

G7 paralajmëron: Do të marrim masa kundër atyre që rrisin blerjet e naftës ruse

09:35 | 02/10/2025
Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë mbledh 45 liderë, fokus tek siguria, Ukraina dhe sfidat e migracionit
Bota

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë mbledh 45 liderë, fokus tek siguria, Ukraina dhe sfidat e migracionit

09:32 | 02/10/2025
Next Post
“Një ent publik do mbulojë taksën vjetore për disa automjete”/ Rama: Ja cilat kategori përfitojnë

“Një ent publik do mbulojë taksën vjetore për disa automjete”/ Rama: Ja cilat kategori përfitojnë

Tregtia, mjetet shqiptare që kalojë në rrugët e Bullgarisë do paguajnë taksë

Tregtia, mjetet shqiptare që kalojë në rrugët e Bullgarisë do paguajnë taksë

Koronavirusi në Gjermani/ Merkel: Lajme shumë të mira

Koronavirusi në Gjermani/ Merkel: Lajme shumë të mira

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin
Aktualitet

Trump ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, Rama batuta me Macron: Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin

by mirseda
12:47 | 02/10/2025
0

Një video e kryeministrit Edi Rama në samitin e Komunitetit Politik Evropian, është kthyer në virale në...

Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit

Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit

12:46 | 02/10/2025
Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor

Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor

12:35 | 02/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

12:29 | 02/10/2025
Osmani në Komunitetin Politik Evropian në Danimarkë: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

Osmani në Komunitetin Politik Evropian në Danimarkë: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

11:57 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com