Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shkencëtarët zbulojnë shenjën paralajmëruese të formës më të rëndë të Covid

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Shkencëtarët zbulojnë shenjën paralajmëruese të formës më të rëndë të Covid

Studiuesit kanë identifikuar qeliza të pazhvilluara të gjakut që mund të sinjalizojnë ndërlikimet e koagulimit tek të infektuarit me COVID-19. Rastet për të qenë potencialisht të rënda mund të zbulohen tani më herët.

Është ende e paqartë se pse shumë të infektuar nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose aspak simptoma, ndërkohë që të tjerë përjetojnë eksperienca të rënda ose humbin jetën. Tek pacientët me simptoma të rënda, mushkëritë shpesh inflamohen, dhe ndonjëherë preken gjithashtu veshkat e zemra.

Gjaku shpesh mbingarkohet, gjë që mund të shkaktojë format e mpiksjes në mushkëri. Tashmë, një ekip i përbërë nga studiues të universiteteve dhe instituteve kërkimore në Gjermaninë Veriore dhe Perëndimore si dhe nga Holanda fqinje, kanë zbuluar një tregues kyç në gjakun e pacientëve të infektuar nga COVID-19, e dhënë e cila mund të jetë një shenjë e hershme paralajmëruese për rastet e rënda.

Në mostrat e gjakut, shkencëtarët e Fondacionit Kërkimor Gjerman “Precision Medicine in Chronic Inflammation Cluster of Excellence” gjetën qelizat pararendëse të trombociteve, të cilat mund të tregojnë probleme me mpiksjen e gjakut.

Si rregull, megakariocitet, të cilat kontribuojnë në prodhimin e trombociteve, gjenden në palcën e kockave. Kur megakariocitet përfundojnë në gjak, ato mund të shfaqin probleme të ngjashme me mpiksjen, sipas studimit. Kjo mund të tregojë se këto qeliza të pazhvilluara shkaktojnë probleme të rrezikshme të mpiksjes.

Studiuesit zbuluan gjithashtu një numër të madh të qelizave të kuqe të pazhvilluara të gjakut në mostrat, që në kushte tipike do të ishin zhvilluar në palcën e kockave. Këto qeliza të kuqe të gjakut janë përgjegjëse për shpërndarjen e oksigjenit përmes trupit. Një rritje e qelizave paraardhëse të qelizave të kuqe të gjakut tregon mungesën e oksigjenit, një reagim emergjent i njohur në rastet e sëmundjeve të rënda të mushkërive.

“Së bashku me të dhëna të tjera, siç janë vlerat klinike laboratorike dhe matjet e sinjalizuesve inflamatorë, ishim në gjendje të krijonim një lloj ‘gjurme gishti’, një nënshkrim, të funksionimit të ndryshuar të këtyre qelizave dhe gjurmimin e tyre me kalimin e kohës,” – tha mjekja Neha Mishra, e cila po bën kërkimet e saj post-doktorale në Institutin e Biologjisë Klinike Molekulare pranë universitetit të Kielit. Kjo ‘gjurmë gishti’ mund të përdoret për të zbuluar një rrjedhë potencialisht serioze të sëmundjes në një fazë të hershme, që nga ana tjetër do të thotë që kujdesi urgjent shëndetësor mund të personalizohet në përputhje me rrethanat.

Gjetjet u botuan në revistën shkencore “Imuniteti” nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish nga universiteti Kiel, Qendra Mjekësore Universitare Schleswig-Holstein dhe universitete në Bon, Këln, Lübeck, Tübingen dhe Nijmegen. Qendra e Kërkimit “Borstel-Leibniz Lung Center”, Qendra Gjermane për Sëmundje Neurodegjenerative dhe Iniciativa OMICS Deutsche COVID-19 e Fondacionit Gjerman për Kërkime ishin gjithashtu të përfshira në kërkim./DW/

Tags: COVID-19shenjat paralajmerueseshkencetaret gjermane

TË LIDHURA

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit
Aktualitet

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

14:04 | 10/07/2025
Turistët: Arben Anamali na dha edhe jelekun, sakrifikoi jetën për ne
Aktualitet

Turistët: Arben Anamali na dha edhe jelekun, sakrifikoi jetën për ne

13:59 | 10/07/2025
Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem
Aktualitet

Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem

13:33 | 10/07/2025
Next Post
Pjesë e ‘listës së zezë’, Llalla shpenzon 10 mijë USD për lobim në SHBA

SPAK kërkesë GJKKO-së për sekuestrimin e pasurive të ish-kryeprokurorit Llalla

PD: Xhaçka të ndiqet penalisht, përdor helikopterin si taksi elektorale

PD: Xhaçka të ndiqet penalisht, përdor helikopterin si taksi elektorale

Kryemadhi shtyn konventën e LSI për shkak të pandemisë

Kryemadhi shtyn konventën e LSI për shkak të pandemisë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit
Aktualitet

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

by mirseda
14:04 | 10/07/2025
0

Palombarët e forcave RENEA kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e liqenit të Shkopetit automjetin e 23-vjeçarit...

Vllaznia kërkon të ndjehet si në shtëpi, autobusë falas për transportin drejt Elbasanit

Vllaznia kërkon të ndjehet si në shtëpi, autobusë falas për transportin drejt Elbasanit

14:01 | 10/07/2025
Turistët: Arben Anamali na dha edhe jelekun, sakrifikoi jetën për ne

Turistët: Arben Anamali na dha edhe jelekun, sakrifikoi jetën për ne

13:59 | 10/07/2025
Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem

Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem

13:33 | 10/07/2025
Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

13:15 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com