pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişwbahistaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel giriştaraftarium24betgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetmarsbahisenbetenbetcasibomganobetpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet giriştambetbetbeysonbahismercurecasinobetplaypalacebetteosbetbetgitcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkinggrandpashabetJojobetholiganbetganobetonwinjojobetcasibomgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuMarsbahiscasibombetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Shkencëtarët: Valët e të nxehtit do të bëhen të zakonshme

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha

Shumë pjesë të botës po përjetojnë të nxehtin rekord të kësaj vere, me temperatura mbi 40 gradë celcius në vende ku 35 gradë ka qenë më e larta. Zjarret më të mëdha në pyje janë ato të Kalifornisë, pas zjarreve që shkrumbuan bregdetin e Greqisë. Disa qytete aziatike kanë arritur gjithashtu temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë. Një studim i ri paralajmëron se këto dhe shenja të tjera të ngrohjes globale do të bëhen më të shpeshta.

Zyrtarët në Kaliforni thonë se një zjarr që filloi një javë më parë është shndërruar në zjarrin më të madh në historinë e këtij shteti amerikan.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë thonë se kushtet klimatike që mundësojnë këto zjarre të mëdha, po shfaqen më herët dhe zgjasin më shumë. Zyrtarët po paralajmërojnë banorët të përgatiten për më tej.

“Rrethanat që i kishim parë në kulmin e sezonit të zjarreve, tashmë shfaqen që në fillim të sezonit”, thotë Ken Pimlott, drejtor i zjarrëfikësve të Kalifornisë.

Zjarret në pyje kanë përfshirë edhe Evropën. Zjarri më vdekjeprurës në historinë e Greqisë vrau mbi 90 persona muajin e kaluar. Zjarret kanë shpërthyer edhe në pyjet e vendeve veriore, si Suedia dhe Letonia.

Shumë qytete evropiane dhe aziatike po përjetojnë valë të nxehti me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë.

I nxehti ekstrem po ndikon edhe bujqësinë. Fermerët po i mbledhin të korrat më herët se zakonisht dhe thatësira e zgjatur ka ulur sasinë dhe cilësinë e frutave dhe perimeve.

Në Zvicër, i nxehti po vret peshqit në lumin Rin. Ushtria zviceriane furnizoi me ujë fermat e kafshëve në rajonin Vaud.

“Shërbimet e ushtrisë ofrohen pa pagesë, pasi gjendemi në një situatë katastrofe”, thotë Denis Froidevaux, zyrtar lokal zvicerian.

Një studim i ri thotë se nivelet e synuara në marrëveshjen klimatike të Parisit të vitit 2015, mund të mos mjaftojnë për të ndalur ngritjen e dëmshme të temperaturave. Vendet patën rënë dakort të përpiqen për të mos lejuar ngritjen e temperaturave mesatare të botës mbi 2 gradë celcius nga niveli i regjistruar përpara revolucionit industrial. Studimi më i fundit i bërë nga Universiteti Kombëtar Australian, Universiteti i Kopenhagenit dhe institucione të tjera, konkludon se edhe nëse vendet pjesëmarrëse i përmbahen marrëveshjes, proceset e shkrirjes së akujve polarë dhe çlirimi i metanit nga tabani i deteve mund të rrisin në të ardhmen temperaturën e Tokës me 4 – 5 gradë, duke i bërë kështu të pabanueshme shumë pjesë të globit, transmeton voa.

Ndërkohë, valët e pazakonta të të nxehtit që po godasin Evropën dhe Azinë pritet që të bëhen më të zakonshme.

Tags: do të bëhenshkencëtarëttë nxehtittë zakonshmevalët

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Next Post

Vendim i papritur, Ronaldo tërhiqet nga kombëtarja

Zbatoni dietën me vezë të ziera dhe humbni 10 kg për 14 ditë

Tre ndeshje asnjë gol, sulmuesi i Arsenalit gjen punë të re (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Begaj në Sofje: Mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj rrugës europiane

by mirseda
18:46 | 10/06/2026
0

“Forcimi i unitetit rajonal për një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt, reflektim mbi 30 vite...

Gatishmëria ndaj zjarreve në pyje, Hajdari mbledh institucionet në Tiranë

18:28 | 10/06/2026

Dita e 11-të e protestës, qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej

18:21 | 10/06/2026

Dita e 11-të e protestës, qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej

18:16 | 10/06/2026

Goditet rrjeti kriminal, 5 të arrestuar dhe 80 mln euro të sekuestruara

17:32 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com