Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shkencëtarët kundër planeve bërthamore të Bill Gates

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Shkencëtarët kundër planeve bërthamore të Bill Gates

“TerraPower”, kompania e energjisë bërthamore e Bill Gates, si dhe “PacifiCorp” – në pronësi të kompanisë Holding të Warren Buffett, “Berkshire Hathaway” – u bënë bashkë në shtator të 2020-ës në projektin “Natrium”. Bëhet fjalë për një reaktor të vogël modular për të cilin ata thonë se do të jetë i zbatueshëm deri në vitin 2030.

Shumë vende po mendojnë si zgjidhje reaktorë bërthamorë më të vegjël, të ashtuquajtur modularë, si një mënyrë për të mbështetur prodhimin e energjisë me emetim të ulët, duke shmangur varësinë e deritanishme nga karburantet klasike si gazi apo qymyri dhe duke kaluar tek burimet e rinovueshme të energjisë. “Reaktori do të ndërtohet nga Bechtel, në Wyoming, shteti kryesor i prodhimit të qymyrit në Shtetet e Bashkuara”, tha Gates. “Ne mendojmë se ‘Natrium’ do të ndryshojë historikun e industrisë së energjisë”, theksoi ai.

Akti i Transformimit të Energjisë së Pastër të SHBA-së kërkon eliminimin e qymyrit deri në vitin 2025 dhe dekarbonizimin e plotë të rrjetit deri në vitin 2045. Departamenti i Energjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë “TerraPower” 80 milionë dollarë (70 milionë euro) për të çuar përpara idetë e saj. “TerraPower” thotë se uzina do të kushtojë 1 miliard dollarë, duke përfshirë inxhinierinë, prokurimin dhe kostot e ndërtimit, si dhe do të nevojiten shtatë vjet për t’u ndërtuar. Në SHBA, kostoja e ndërtimit të një termocentrali konvencional bërthamor është rreth 25 miliardë dollarë dhe mund të marrë shumë më tepër kohë për t’u ndërtuar.

“Reaktorët më të vegjël dhe të avancuar, si ata që po zhvillohen nën financimin e Bill Gates dhe të tjerëve, ofrojnë aplikacione, qasje dhe mundësi të reja për një nga burimet më të mëdha në botë të energjisë që nuk emeton karbon, asaj bërthamore” – tha për DW Brett Rampal, drejtor i inovacionit bërthamor në organizatën jofitimprurëse “Clean Air Task Force” (Task Forca e Ajrit të Pastër).

“Nuk janë reaktorë dhe aq të vegjël, sepse janë 345 MW (Megavat)” – tha për DW Antony Froggatt, studiues në Chatham House. “Ndonëse shumë më të vegjël se reaktorët ekzistues (1,000 MW), ata konsiderohen të mëdhenj dhe mund të mos jenë aq modularë sa synohet dhe kjo hedh poshtë argumentin se këto reaktorë mund të ndërtohen në fabrika dhe më pas të dërgohen jashtë” –  paralajmëroi ai.

Rëndësia e fleksibilitetit

Reaktorët “Natrium” pritet të plotësojnë mangësitë e prodhimit të energjisë nga era dhe dielli, siç do të bënte një gjenerator rezervë. Projekti përfshin një reaktor të shpejtë të ftohur me natrium 345 megavat (MW), i cili ruan energjinë nga kripa e shkrirë, me qëllim rritjen e prodhimit të energjisë në 500 MW në kohën kur ka kërkesë maksimale për energji. Teknologjia e natriumit ka aftësinë për të ruajtur nxehtësinë në rezervuarët e kripës së shkrirë për përdorim në të ardhmen, si një bateri.

“Natriumi përfshin rezervuarët e ruajtjes së nxehtësisë së nitratit – i njëjti që përdoret në sistemet e përqendruara të energjisë diellore. Kjo mundëson prodhimin ekonomik të ndryshueshëm të energjisë elektrike – një zëvendësim për turbinat e gazit dhe impiantet e qymyrit”, i tha DW-së, Charles Forsberg, nga Departamenti i Shkencës dhe Inxhinierisë Bërthamore në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts.

“Reaktori funksionon me fuqi të plotë, me energji elektrike të ndryshueshme në rrjet. Depozitimi i nxehtësisë është rreth 10 herë më pak i shtrenjtë se depozitimi i baterisë por nevojitet që teknologjia e prodhimit të nxehtësisë të bëhet një me ruajtjen e nxehtësisë. Energjia bërthamore është teknologjia e prodhimit të nxehtësisë me karbon të ulët” – tha Forsberg.

Dobësitë

“Bill Gates ka nënvlerësuar vazhdimisht rolin e sigurt dhe tashmë të provuar të energjisë së rinovueshme në dekarbonizimin e ekonomisë sonë, duke i dhënë rëndësi një teknologjie më të rrezikshme dhe me pasoja si gjeoinxhinieria dhe ajo bërthamore,” tha për DW Michael E. Mann, profesor i shkencës atmosferike në Universitetin Penn State. Mann, nënshkrues i një deklarate të fundit që bën thirrje për dekarbonizim përmes energjisë 100% të rinovueshme, thotë se e sheh shqetësuese që Gates po përpiqet të përfitojë nga ky “drejtim i gabuar”. “Është qasje e rrezikshme, sepse na çon në rrugën e gabuar. Në këtë pikë, veprimet nuk janë më teknologjike. Ato janë politike”  – argumentoi Man.

Të tjerët pajtohen. “Energjia bërthamore është një diversion nga aksioni që duhet ndërmarrë për emergjencën klimatike”, tha për DW Jan Haverkamp i ‘Greenpeace’. “Fuqia e re bërthamore, qofshin reaktorë të mëdhenj ekzistues apo modele të reja të vogla, mund të ofrojnë vetëm një pjesë margjinale të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë” shprehet Haverkamp, duke shtuar se një dyfishim i kapacitetit aktual do të sillte më pak se 4% reduktim. “Reaktorët si ‘Natrium’ janë ato që ne i quajmë reaktorë me rritje të shpejtë. Këto reaktorë janë makthe”, sipas Haverkamp. Ato veprojnë së bashku me teknologjinë e përpunimit, e cila është gjithashtu e rëndësishme për izolimin e materialit të bombave bërthamore. Qoftë vetëm për këtë arsye, unë mendoj se idetë e Gates në këtë fushë janë tepër të rrezikshme” – vijoi ai.

“Sot, energjia e erës dhe diellit janë shumë më të lira, shumë më të shpejta për t’u përdorur dhe shumë më të sigurta se centralet bërthamore tradicionale,” tha për DW Robert Howarth, profesor në Universitetin Cornell.

“A mund të jenë më të mira se termocentralet tradicionale bërthamore këto impiante që përfytyrojnë Gates dhe Buffet? Ndoshta, por ky është ende vetëm një eksperiment. Dhe unë dyshoj në pretendimet që ngrihen. Në çdo rast ato janë një shpërqendrim dhe është mirë që ne të heqim dorë nga energjia bërthamore dhe të kalojmë 100% drejt burimeve të rinovueshme, sa më shpejt që të mundemi”, përfundoi Howarth. /DW

Tags: bill gatesreaktorTerraPower

TË LIDHURA

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin
Bota

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Irani: Nuk ndalojmë aktivitetet bërthamore, përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë e ashpër
Bota

Irani: Nuk ndalojmë aktivitetet bërthamore, përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë e ashpër

21:28 | 21/06/2025
“S’do heqim dorë”, Presidenti iranian i paralajmëron përgjigje shkatërruese Izraelit
Bota

“S’do heqim dorë”, Presidenti iranian i paralajmëron përgjigje shkatërruese Izraelit

20:20 | 21/06/2025
Next Post
Dua Lipa nderohet nga Këshilli i Atlantikut

Dua Lipa nderohet nga Këshilli i Atlantikut

Tiranë/ Aksidentohet aktori i humorit, Gazmend Paja

Tiranë/ Aksidentohet aktori i humorit, Gazmend Paja

U shkarkua pas denoncimit/ Braho: Bashkinë e Durrësit e drejton ‘xhuxhi’ i 339

U shkarkua pas denoncimit/ Braho: Bashkinë e Durrësit e drejton 'xhuxhi' i 339

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com