E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Dua Lipa nderohet nga Këshilli i Atlantikut

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nderuar nga Këshilli i Atlantikut me çmimin e Lidershipit të Dalluar (DLA), që i shkon individëve që kanë kontribuar në misionin e këtij organi, për të formësuar së bashku të ardhmen globale në fusha të ndryshme.

“E nderuar për përpjekjet e saj për të ndihmuar Kosovën përmes Fondacionit të saj Sunny Hill, i cili synon të përmirësojë cilësinë e jetës në kombin e ri, këngëtarja me origjinë shqiptare e pikturoi vendlindjen e prindërve të saj si një qendër kulturore të lulëzuar “duke shpërthyer me kreativitet”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Atlantikut.

Dua tha se plagët e luftës mbeten të dukshme, dhe madje edhe brezi i ri lufton për të kapur mundësitë për t’u rritur, për të punuar dhe për të udhëtuar.

“Edhe me një frymë kombëtare të vendosur dhe të guximshme, duhet kohë për t’u rikuperuar dhe për të gjetur një bazë të re. Ne kemi vetëm trembëdhjetë vite të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë, dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në ADN-në tonë”, u shpreh këngëtarja.

Në këtë event nuk mungoi as kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Kjo e fundit ka bërë një reagim në Twitter, ndërsa theksoi se është e shumë e lumtur që ka takuar yllin kosovar.

“Shumë e lumtur ta takoj Dua Lipën në Atlantic Council Leadership Awards”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet

Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit të koronavirusit Omicron në ishullin e Kretës, njoftoi sot në mëngjes Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos...

Akuzat për “Toyota Yaris”, Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Në Kuvend janë rikthyer sërish përplasjet e ashpra ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për "Pastrimin e parave". Kreu i...

4 mijë euro për gradën “Nënkomisar”, SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Një kryekomisar, me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë si dhe një Inspektor në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor të Policisë...

Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies, pranoni Vettingun

Kryedemokrati Basha, nga Kuvendi bëri thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Basha...

Rama: Do ndaloheni të shkoni në punë, nëse nuk vaksinoheni!

Kryeministri Rama ka paralajmëruar qytetarët e pa vaksinuar, se nëse nuk marrin dozën e parë, do vijë dita që nuk do mund të marrin...