Lojë kungulleshkash e ka cilësuar djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, interpretimin e Kushtetutës në kohën e bllokimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ngërçi i krijuar për dekretimin e Sandër Lleshit, si propozim i kryeministrit për Ministër të Brendshëm, ka risjellë dhe njëherë në vëmendje mungesën e Gjykatës Kushtetuese, për të cilën shefi i qeverisë tha se do të krijohet së shpejti. Ky paralelizëm ka lënë shteg për interpretime në rastin e mosdekretimit të Lleshit nga Meta.