Për shkak të shkeljes së privatësisë të përdoruesve, Facebook rrezikon që të gjobitet. Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme, por për të arritur në dhënien e dënimit final, aktualisht kanë nisur hetimet. Më konkretisht, bëhet fjalë për një shumë deri në 5 miliard dollarë që të jetë gjoba ndaj rrjetit social Facebook. Agjencia qeveritare amerikane, Komisioni Federal i Tregtisë ka nisur hetimet për të konfirmuar nëse një shkelje e tillë ka ndodhur.
Agjencia qeveritare amerikane po heton për një shkelje të mundshme të një marrëveshje të 2011-ës. Kjo marrëveshje garanton privatësinë e përdoruesve pas skandalit të Kembrixh Analitika, e cila pati mundësinë të hynte në të dhënat e 87 milionë përdoruesve, pa lejen e tyre. Për këtë arsye, kompania ka regjistruar minus 3 miliardë dollarë në buxhet, në pritje të përfundimit të hetimeve.
Shuma ka një impakt negativ në rezultatet e tremujorit të parë, edhe pse të ardhurat janë shtuar me 26%, rreth 15.8 miliardë dollarë, duke rrëzuar mesataren e analistëve që kishin parashikuar një shumë prej 14.98 miliard dollarësh. Rritja e të ardhurave u ndihmua nga rritja e Instagramit, si dhe reklamat e shumta.