Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shkatërrohet mrekullia e fundit blu e Evropës që ndodhet në Shqipëri

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Shkatërrohet mrekullia e fundit blu e Evropës që ndodhet në Shqipëri

Në Shqipëri ambientalistët dhe qytetarët janë ngritur kundër ndërtimit të hidrocentraleve të reja në lumenjtë e vendit. Ujrat e fundit natyrore në Evropë janë rrezik, e bashkë me to dhe habitate të rrallë.

Media gjermane Spiegel, në një artikull të sajin flet për vizitën dhe studimin e dy biologëve nga Instituti i Hidrobiologjisë dhe Menaxhiit të Ekosistemve Ujorë në Vienë, në lumin e Vjosës në Shqipëri, raporton exit. Ndër të tjera në artikull shkruhet:

Lugina e Vjosës, rreth 50 kilometra përpara grykës së Adriatikut, është si parajsë. Asnjë rrugë apo urë nuk e pengon apo ndërpret pamjen piktoreske prej 270 kilometrash të Vjosës e degëve të saj.

Kodra e male ngjiten në krah të saj, madje në maja vihet re ende dëbora edhe pse jemi në muajin maj. Ullishte rriten në shpatet e tyre.

Por kjo pamje piktoreske në jug të Shqipërisë është në rrezik. Në Poçem, ku njëri prej biologëve, Paul Meulenbroek nxjerr njëri pas tjetrit disa peshq nga uji, do të ndërtohet së shpejti diga e një hidrocentrali. Habitati tipik i peshkut të lumit do të shkatërrohej, shumë lloje të tjera të gjallesa e bimëve që rriten aty rrezikojnë të zhduken. Vetë banorët që jetojnë e ushqehen nga ky lumë rrezikojnë të humbasin jetesën e tyre.

Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian, por një Vendim për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e hidrocentraleve kërkohet nga ligji edhe këtu.

Kompania turke Kovlu Energji, që do të ndërtojë hidrocentralin, në të vërtetë e ka paraqitur një dokument të tillë. Ai u hartua nga një kompani konsulence private në Tiranë. Por për profesorin e zoologjisë në universitetin e Vienës, Friesdrich Schiemer, dokumenti është thjeshtë një karikaturë e kopjuar.

“Dokumenti përbëhet kryesisht nga pasazhe të kopjuara nga opinione ekspertësh të ndryshëm dhe nuk është bërë asnjëherë ndonjë studim në terren.”

Së bashku me kolegë të tjerë Schiemer ka organizuar një inventar të florës dhe faunës – mbështetur nga organizatat në mbrojtje të mjedisit, Riverëatch nga viena dhe EcoAlbania nga Tirana. 30 studiues e shkenëtarë nga Austria, Gjermania dhe Shqipëria kanë punuar në luginën e Vjosës.

“Kam pasur vetëm një ide të përafërt se çfarë speciesh mund të jetonin këtu”, shprehet bilogou Meulenbroek. Ai ka kapur më shumë se 20 lloje të ndryshme peshqish brenda tri ditësh – duke përfshirë ngjala, barbale dhe baleta, si dhe peshq që zakonisht nuk jetojnë në lumenj. Ai nuk e njeh shumicën e specieve. Pothuajse të gjitha kafshët lëshohen pas një studimi të shkurtër. Nëse diga do ishte ndërtuar tashmë, asnjë nga peshqit nuk do të rritej më aty, shkruan Lapsi. 

Fakti që studiues nga Gjermani e Austria luftojnë në Shqipëri për lumenjtë natyror është paksa ironike. Lumenjtë në vendet e tyre, Danubi, Maini e të tjerë janë betonizuar deri në atë pikë sa pothuaj nuk njihen më si vendbanime të specieve.

Vetëm gjatë 20,30 viteve të fundit kemi filluar të kuptojmë rëndësinë që kanë për natyrën, lumenjtë e paprekur, shprehen bilogët.

“Duam të parandalojmë që shqiptarët të përsërisin të njëjtat gabime që ne kemi bërë në të shkuarën.”

Tags: bluevropemrekullishqiperiVjosa

TË LIDHURA

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda
Politikë

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

17:17 | 04/02/2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie
Aktualitet

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

17:10 | 04/02/2026
Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat
Aktualitet

Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat

16:08 | 04/02/2026
Next Post
Kosovë, shënon rritje borxhi i përgjithshëm publik

Kosovë, shënon rritje borxhi i përgjithshëm publik

Presidenti Trump thyen traditën, nuk organizon darkën e Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë

Trump "sulmon" Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions

Basha: Zgjedhjet e 25 qershorit, triumf i paligjshmërisë; OSBE-ODIHR të pasqyrojnë realitetin

Rritja e çmimin të ujit/ Basha: Veprim kriminal i Ramës dhe Veliajt ndaj qytetarëve







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda
Politikë

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

by mirseda
17:17 | 04/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe...

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

17:10 | 04/02/2026
Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat

Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat

16:08 | 04/02/2026
VENDIMI/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri

VENDIMI/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri

15:59 | 04/02/2026
Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina  Jam shumë e trazuar! Komenton edhe bisedën virale në rrjet

Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina Jam shumë e trazuar! Komenton edhe bisedën virale në rrjet

14:57 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com