Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shkarkimet e Cakajt: shumë pak, shumë vonë!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shkarkimet e Cakajt: shumë pak, shumë vonë!

Nga: Klementin Mile

Do të kisha dashur të shkruaj se shkarkimet e diplomatëve, të paralajmëruara nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, erdhën si rrufe në qiell të pastër. Por ky pohim do të ishte i pajustifikuar. Në fakt, ato po vijnë si gjëmim në qiell të nxirë.

Le të kujtojmë se 7 vite më parë, më 2012-n, ndërsa konsolidonte programin politik “Për një Rilindje Shqiptare”, Edi Rama e cilësonte si qesharak shërbimin diplomatik të Shqipërisë. Kjo vinte, sipas tij, për shkak të mungesës së diplomatëve të karrierës dhe të emërimeve klienteliste e nepotike.

Sot, 7 vite më pas, Cakaj përdori të njëjtën gjuhë për të përshkruar gjendjen e shërbimit diplomatik shqiptar. Ai nënvizoi mosplotësimin e kritereve ligjore dhe atyre minimale profesionale nga një numër diplomatësh, çka, sipas tij, nuk mundëson as kryerjen e detyrës prej tyre, e jo më të realizimit të vizionit të kryeministrit në politikën e jashtme.

Rama në 2012-n dhe Cakaj në 2019-n kanë pasur plotësisht të drejtë kur e cilësuan shërbimin diplomatik shqiptar si qesharak, klientelist, nepotik dhe amator. Ky shërbim, me sa duket, nuk ka ndryshuar aspak prej ardhjes në pushtet të Ramës dhe qeverisjes së tij në 6 vitet e fundit. Përndryshe Cakaj, ministri i Jashtëm në detyrë, nuk do të kishte pse të përsëriste të njëjtat cilësime si Rama i 7 viteve më parë, atëherë kur ishte lider opozite.

Prandaj shkarkimet e paralajmëruara të diplomatëve janë vetëm një gjëmim në qiell të nxirë. “Qielli” i shërbimit diplomatik shqiptar ka qenë i nxirë gjatë gjithë këtyre viteve prej fenomeneve të ekspozuara nga Rama dje dhe nga Cakaj sot. Prandaj askush nuk duhet të habitet nga vendimi i Cakajt për të bërë shkarkime diplomatësh. Ky vendim, nga ana tjetër, nuk i përngjason rrufesë. Ai nuk e ndriçon hapësirën ku godet dhe nuk godet në mënyrë vendimtare.

Së pari, ky vendim erdhi pas skandalit të madh me indianët dhe si një reagim ndaj kësaj ngjarjeje që e ekspozoi shumë keq shërbimin diplomatik të vendit. Së dyti, ky vendim nuk reformon asnjë strukturë të sistemit të shërbimit diplomatik, sipas motos “sistemi është në rregull, fajin e kanë individët”. Këto dy tipare e bëjnë vendimin e Cakajt t’i ngjajë një “gjëmimi”, të prodhojë zhurmën tipike të tij, të mbysë me një zhurmë më të madhe një zhurmë më të vogël, të bëhet objekt i përshtatshëm për mediat, por tërësisht i pamjaftueshëm për mirëfunksionimin e sistemit të shërbimit diplomatik.

Fakti që Cakajt i duhet të shkarkojë sot njëherazi 20 diplomatë, është tregues i mungesës së vullnetit politik të qeverisë për ta reformuar sistemin e shërbimit diplomatik. Kjo e Cakajt, natyrisht, është vetëm një masë drastike, në kushtet kur prej kohësh ka qenë e nevojshme të bëhej reformë.
Edhe pse masa e ministrit të Jashtëm në detyrë mund të jetë e drejtë, pasi, siç thotë dhe ai vetë, do të shkarkojë ata diplomatë që nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe ato minimale profesionale, kjo masë vjen me shumë vonesë, e sforcuar dhe e pamjaftueshme. Si e tillë, ajo mbart stilin e paimitueshëm të autorit të vërtetë të saj, kryeministrit të vendit.

Qeverisja me fushata është shenja dalluese e qeverisë së tij. Kanabisi, lojërat e fatit, energjia elektrike … dhe tani shërbimi diplomatik – të gjitha këto janë vetëm fushata që fillojnë në media si reagim ndaj fenomeneve negative dhe mbarojnë po aty, pa e reformuar ndonjëherë sektorin përkatës.

Këto fushata nuk janë të panevojshme, por ama qeverisja nuk duhet reduktuar në to. Kështu vetëm fragmentohet vizioni politik, nuk realizohen reformat sektoriale të nevojshme dhe problemet përsëriten duke kërkuar energji, kohë dhe burime të tjera për t’i adresuar, të cilat një shtet i vogël dhe i varfër si yni nuk e ka luksin t’i provojë. /Gazeta Liberale

 

Tags: Gent CakajPër një Rilindje Shqiptare

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
I mori një gruaje 8 mijë euro, arrestohet 35-vjeçari

I mori një gruaje 8 mijë euro, arrestohet 35-vjeçari

Linda Halimi tregon vilën gjigante që ka blerë në SHBA

Linda Halimi tregon vilën gjigante që ka blerë në SHBA

“Karta e Studentit”/ Veliaj: Nëse universitetet s’janë gati, do ta prodhojë bashkia

"Karta e Studentit"/ Veliaj: Nëse universitetet s'janë gati, do ta prodhojë bashkia







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

by mirseda
12:00 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme kombëtare...

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

11:54 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com