Pak kohë më parë, këngëtarja Linda Halimi u bë nënë. Lajmin fillimisht e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, partneri i saj, reperi Big D, emri i vërtetë i të cilit është Davon Edwards. Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbante të fshehtë, derisa lindi vajzën e saj, të cilën vendosën ta quanin Kaimana.
Këngëtarja ka ndarë një tjetër detaj me ndjekësit e saj. Linda Halimi ka publikuar një foto në Insta Story, ku shfaqet një vilë gjigante të cilën e ka blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.