Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shkarkim drejtorit të burgjeve dhe padi spitalit privat, Martinaj “mollë sherri”

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Shkarkim drejtorit të burgjeve dhe padi spitalit privat, Martinaj “mollë sherri”

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar shkarkimin e drejtorit të Policisë së Burgjeve për shkak të Ervis Martinajt. Në një njoftim për shtyp, ministria njofton se drejtori Enrik Sulejmani u shkarkua me motivacionin “Për mospërmbushje të detyrave funksionale”.

Veç kësaj, Martinaj duket se ka futur në telashe edhe Spitalin Amerikan 2, ku ai ka qenë i shtruar. Kjo pasi personeli i këtij spitali ka refuzuar të firmosë fletëdaljen duke krijuar një situatë të tensionuar brenda ambienteve të spitalit.

“Përveç masës ndaj Drejtorit të Policisë së burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer kallëzim penal ndaj Spitalit Amerikan 2, të cilët në kundërshtim me ligjin kanë penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë ndaj shtetasit Ervis Martinaj”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.

DEKLARATA e MINISTRISË SË DREJTËSISË

Ministrja e Drejtësisë ka aprovuar propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për largimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani me motivacionin “Për mospërmbushje të detyrave funksionale”.

Ky vendim është marrë për shkak të mosekzekutimit të vendimit nr.1878, datë 07.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vendosjen e masën së sigurimit “arrest me burg” për shtetasin Elvis Martinaj. Ky shtetas për shkak të gjendjes shëndetësore ishte akomoduar në ambientet e Spitalit Amerikan.

Bazuar në vlerësimin e Institucionit të Mjekësisë Ligjore ka rezultuar se në gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet i paraburgosuri, trajtimi i tij mund të kryhet në Qendrën Spitalore të Burgjeve.

Forcat Operacionale që kanë shkuar mëngjesin e datës 9 tetor 2018 në mjediset e Spitalit Amerikan për të kryer shoqërimin dhe marrjen në ruajtje të të paraburgosurit Elvis Martinaj, kanë hasur në pengesat e shkaktuara nga personeli i spitalit, të cilët nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kartelës shëndetësore të të paraburgosurit Elvis Martinaj.

Për moszbatim të vendimit të gjykatës me masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Martinaj, është kryer shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, me motivacionin e mospërmbushjes së detyrave funksionale sipas ligjit në fuqi.

Shtetasi Elvis Martinaj është shoqëruar në mjediset e Qendrës Spitalore të Burgjeve vetëm në mbrëmjen e datës 9 tetor.

Përveç masës ndaj Drejtorit të Policisë së burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer kallëzim penal ndaj Spitalit Amerikan 2, të cilët në kundërshtim me ligjin kanë penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë ndaj shtetasit Elvis Martini.

Qeveria Shqiptare siguron çdo qytetar se ligji është i barabartë për të gjithë dhe kushdo që bëhet pengesë për zbatimin e tij do të marrë përgjigje shembullore.

Tags: drejtorit të burgjeveMartinajmollë sherripadishkarkimspitalit privat

TË LIDHURA

“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj
Politikë

“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj

11:04 | 24/09/2025
Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…
Politikë

Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

10:52 | 24/09/2025
Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj
Politikë

Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj

10:43 | 24/09/2025
Next Post
Njihuni me të pavërtetat e mëdha të Ramës, deklarata që mund ta ‘fundosin’

Lojërat e fatit/Rama dërgon projektligjin në Kuvend

Izrael-Shqipëri/Ja sa kushtojnë dhe si mund të sigurohen biletat

Izrael-Shqipëri/Ja sa kushtojnë dhe si mund të sigurohen biletat

Pse u shpall në kërkim Elvana Gjata?

Pse u shpall në kërkim Elvana Gjata?

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj
Politikë

“Riktheni seancën”, Berisha: Procesverbal i turpshëm, u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj

by mirseda
11:04 | 24/09/2025
0

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha në një mesazh drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, bëri kërkesë...

Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

10:52 | 24/09/2025
Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj

Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj

10:43 | 24/09/2025
Kam sjellë burrin Diellës, kërkojmë ‘dorën’ e ministres”, Korreshi vesh “dhëndrin” me kollare në Kuvend

Kam sjellë burrin Diellës, kërkojmë ‘dorën’ e ministres”, Korreshi vesh “dhëndrin” me kollare në Kuvend

10:37 | 24/09/2025
Rama thërret deputetët e Tiranës dhe ministrat në Kryeministri

Rama thërret deputetët e Tiranës dhe ministrat në Kryeministri

10:31 | 24/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com