Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shkaqet e tmerrit të Vjosa Osmanit nga fjala e Edi Ramës në OKB

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shkaqet e tmerrit të Vjosa Osmanit nga fjala e Edi Ramës në OKB

Nga: Ylli Pata

Reagimet e nivelit të lartë të krerëve të Kosovës, pas qëndrimit të Edi Ramës, në emër të Shqipërisë në OKB kundër rezolutës së Dick Martyt, kanë sjellë një pështjellim në opinionin publik.

Pështjellim, të shoqëruar me një çudi mbi arsyet se përse Prishtina zyrtare është shqetësuar kaq shumë.

Në thelb, Tirana zyrtare në nivelin më të lartë të saj, ka ndërmarrë një nismë zyrtare të fortë, ku synon të rrëzojë bazën mbi të cilën u ngrit akuza ndaj krerëve të UÇK-së, të cilët prej gati dy vitesh ndodhen në paraburgim, në qelitë e Hagës.

Në nëntorin e vitit 2020, kur u arrestua Hashim Thaçi, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk pati një reagim të fortë, por u shpreh se besonte se drejtësia do të nxirrte në pah pafajësinë e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por prej nëntorit të dy viteve më parë, prokuroria ende nuk ka bërë të ditur se pse akuzohen realisht Presidenti i Kosovës, dy kryeparlamentarët, por edhe udhëheqësit e tjerë të rezistendës së Kosovës.

Pas kësaj situate absurde, që Thaçi dhe drejtuesit e tjerë ndodhen në paraburgim, duke u rrëzuar të gjitha kërkesat për ndryshimin e masave të sigurisë, mazhoranca në Shqipëri, miratoi në Parlament, një rezolutë ku rrëzon rezolutën  e miratuar nga Këshilli i Europës në vitin 2011, që u propozua nga senatori i Zvicrës Dick Marty.

Rezoluta e sjellë në Kuvend nga Partia Socialiste, mori votat e të gjithë Parlamentit të Shqipërisë. Asnjë fraksion i opozitës shqiptare, edhe pse janë antagonistë me Edi Ramën nuk abstenoi apo votoi kundër.

Një qëndrim që ndjek një traditë parlamentare 30 vjeçare ku sa herë flitet për Kosovën, nuk ka pasur asnjë ndarje në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 1991, kur Parlamenti ishte me shumicë absolute nga deputetët e PPSH-së së Ramiz Alisë, u miratua njohja e pavarësisë së Kosovës, ku natyrisht të njëjtin qëndrim mbajti edhe opozita e sapokrijuar. Madje njësoj votuan edhe deputetët e minoritetit grek OMONIA.

Si ka mundësi që Prishtina zyrtare nuk pati asnjë qëndrim të sajin politik pas votës konsensuale të Parlamentit Shqiptar? Një heshtje totale e qeverisë së Albin Kurtit, presidencës së Vjosa Osmanit, e natyrisht nga kancelaria e Donika Gërvallës.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, e cila është rritur në Tiranë së bashku me familjen e saj, deri sa ka arritur moshën e pjekurisë. Qeveria komuniste e Enver Hoxhës, strehoi familjen e Jusuf Gërvallës, pas vrasjes makabre në Gjermani të një prej pionerëve të rezistencës së Kosovës.

Donika dhe familja e saj, ka jetuar në një banesë shtetërore në bri të bllokut të udhëheqjes, krejt ngjitur me shkollën 11 Janari, sot Edith Durham, e cila frekuentohej prej fëmijëve të nomenklaturës së lartë dhe të mesme të diktaturës komuniste.

Pra në një farë mënyre, Kosova ka në drejtim një zyrtare e cila i njeh mirë dy mjediset; si Tiranën ashtu dhe Prishtinën. Por asnjëherë më parë, relacionet nuk janë aq të ngrira sa sot.

Gjithsesi, në lidhje me vendimin e Parlamentit shqiptar për të mbështetur pafajësinë e krerëve të UÇK-së,  Prishtina zyrtare duhet të paktën të kishte një qëndrim. O pro, ose kundër, pasi kjo heshtje amorfe nuk ka logjikë politike.

Përveç Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, në Hagë ndodhet dhe një udhëheqës i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje. Përkatësisht Rexhep Krasniqi, i cili para se të burgosej ishte kryetar i grupit parlamentar i partisë së Albin Kurtit, e sot bashkëshortja e tij është deputete në Kuvend.

Megjithatë, qeveria e Kosovës, Presidentja Osmani, ministrja e Jashtme Gërvalla, kanë mbajtur një qëndrim të qartë, që mund të quhet fare mirë një “miratim politik” në lidhje me burgosjen e udhëheqësisë së UÇK-së.

Në fakt, aq në heshtje nuk ka qenë qëndrimi i Prishtinës zyrtare, pasi qeveria e Kosovës nuk e dha kur nevojitej, sigurinë juridike, që do të mundësonte ndjekjen në liri, apo në arrest shtëpie të Thaçit me shokë. Qëndrim, i cili kur ndodhi shkaktoi në reagim të fortë në Prishtinë, por që më pas u harua si pasojë e ngjarjeve që ndodhën më pas.

Nëse qeveria e Kosovës do të jepte sigurinë juridike, udhëheqësit e UÇK-së do të ishin në shtëpitë e tyre, pa mundësinë e marrjes me politikë aktive. Siç ka ndodhur edhe me Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn, kur ata ishin të pandehur në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ku më pas u shpallën të pafajshëm.

Vjosa Osmani, e cila e nisi karrierën si këshilltare e Presidentit të atëhershëm të Kosovës Fatmir Sejdiu, e ka rritur reputacionin e saj politik, duke sulmuar Hashim Thaçin dhe komandantët e UÇK-së. Ajo e ka pasur kauzë politike të saj, një lloj atu-je burgosjen e komandantëve të rezistencës. E sot Osmani ja ka arritur. Në një farë mënyre është në zenithin e karrierës dhe të objektivave të saj politike. Por pikërisht këtu qëndron problemi. Pasi Vjosa Osmani, i druhet asaj që aty ku nisi, edhe mund të shkërmoqet karriera e saj. Ajo nuk ka kurajo ta vijojë betejën me Hashim Thaçin edhe UÇK-në, duke folur hapur për gjithçka ajo dhe një pjesë e elektoratit të Kosovës mendon për komandantët dhe sjelljen e luftëtarëve gjatë dhe pas luftës.

Por, pikërisht kësaj i druhet si Vjosa Osmani, por më shumë Albin Kurti. Ata erdhën në pushtet si pasojë e burgosjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe kolegut të tyre Rexhep Selimit. Ishte ky veprim i ashpër i drejtësisë ndërkombëtare që dha efektin deux ex-machina për fitoren e 50% të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Në një farë mënyre, Albin Kurti, miratimin e tij për arrestimin e krerëve të UÇK-së, e ka mbajtur në politikë Hashim Thaçin, ndërkohë që u mendua se klasa politike e vjetër e Kosovës u largua.

Hija e Thaçit duket se qëndron shumë e fortë kudo në politikën e Prishtinës: në PDK palët zihen me njëri-tjetrin e regjenti Memli Krasniqi, edhe pse thotë shpesh se është “partia ime”, kokën e mban nga Haga. Kurse Albin Kurti e sidomos Vjosa Osmani, duket është e terrorizuar nga një rikthim i ish-presidentit të Kosovës në atdhe. E këtë terror, ajo e ka shfaqur sapo ka ndodhur burgosja e Thaçit, duke investuar në një politikë të egër ndaj Edi Ramës.

Është ky mllef, i cili mund të jetë i kuptueshëm për Vjosa Osmanin, por jo për Kosovën, krerët e të cilit kanë frikë të shkojnë edhe të takojnë Hashim Thaçin në Hagë.

Vizitën e ish-presidentëve dhe ish-kryeministrit Majko që u zhvillua sot, krerët e Prishtinës zyrtare e quajtën me “cinizëm” eskursion. Një cilësim cinik pot ë marrim parasysh moshën e thyer të Presidentit Alfred Moisiu, i cili mori rrugën e gjatë vetëm për të treguar se Shqipëria respekton luftën e Kosovës.

Është kjo situatë që është krijuar për faj të Vjosa Osmanit, që në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës, ka shumë gjasa që të votohet pro apo kundër dënimit të Hashim Thaçit dhe krerëve të UÇK-së. Edhe pse me Thaçin në burg, duket se i druhen një ndikimi të Edi Ramës në atë fushatë, ku tashmë se ka sikletin e rizgjedhjes siç ndodhi në 2021-shin, ku Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u bënë aleatë të Sali berishës dhe Ilir Metës.

 

Tags: edi ramaVjosa Osmaniylli pata

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Vranësira dhe reshje të pakta, si pritet të jetë moti për sot

Vranësira dhe reshje të pakta, si pritet të jetë moti për sot

“Shqipëri, moj k*çkë, ç’na bëre verem”

"Shqipëri, moj k*çkë, ç’na bëre verem”

Bilanc tragjik/Sulm kamikaz në qendrën arsimore në Kabul, të vr*rë e të plagosur

Bilanc tragjik/Sulm kamikaz në qendrën arsimore në Kabul, të vr*rë e të plagosur







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com