Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Shinasi Rama: Basha i pafuqishëm, PD po shpërbëhet. I kalon familjes Berisha; Dhëndri në krye të saj

8 vjet ago
in Të Gjitha
Shinasi Rama: Basha i pafuqishëm, PD po shpërbëhet. I kalon familjes Berisha; Dhëndri në krye të saj

Shinasi Rama, duke folur gjate nje Simpoziumi mbi tranzicionin drejt Rrethit te Ferrit, te organizuar ne Hotel Tirana./r/n/r/nShinasi Rama, speaks during a symposium on the transition to the Hell District, organized in Hotel Tirana.

Një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Shinasi Rama i bën një analizë të detajuar kësaj force politike mbi rrugëtimin e saj që pas viteve 1990 e deri sot kur ka hyrë në procesin e zgjedhjes së drejtuesit të saj të ri.  

Në një intervistë për ‘‘Tirana Today’’, Shinasi Rama thekson se partia më e madhe në vend dikur, tani është duke u shpërbërë dhe do të shndërrohet në një parti familjare të liderit të saj historik, Sali Berisha.

Sipas tij, Lulzim Basha është krejt i pafuqishëm për ta ndalur këtë rrënim, ndërsa parashikon se në krye të saj do të vijë vajza e Berishës, Argita ose dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

 Intervista e plotë:

Z. Shinasi Rama, ju keni analizuar shpesh situatën politike në Shqipëri dhe atë brenda Partisë Demokratike. Si do ta gjykonit rrugëtimin e kësaj force politike që nga themelimi e deri në ditët e sotme, e cila është përfshirë në përplasje të forta midis eksponentëve të saj duke prodhuar një krizë të brendshme partiake?

Unë jam një nga themeluesit e PD-së dhe rrugëtimin e saj e kam ndjekur me shumë vëmendje. Partia Demokratike është një parti politike, e cila lindi si nevojë e kohës për të pasur një strukturë, e cila të balanconte partinë shumë të fuqishme të Punës. Kjo forcë politike duhej t’iu jepte zgjidhjen e duhur shqiptarëve në rrugëtimin e tyre drejt një të ardhmeje ndryshe, por që do të ishte edhe shumë e vështirë. Mirëpo, në vend që të ishte një parti e së ardhmes, PD u bë një instrument i familjes Berisha dhe i klaneve të ndryshme si Trusti i Gështenjave të Tropojës. Si e tillë, PD dështoi që të sillte vizionin e duhur, ideologjinë e duhur, të mblidhte shqiptarët bashkë dhe të ndihmonte si duhej për një shtet-komb normal. Tani është një parti e drejtuar nga antishqiptarë që mban shumë përgjegjësi historike të rënda. E ka kryer misionin e vet dhe tani do të zhbëhet me ngadalësi por me siguri derisa të mbesë një parti e vogël në politikën shqiptare.

Partia Demokratike pësoi një disfatë në zgjedhjet e fundit parlamentare, si e shpjegoni një humbje të tillë kur Basha kishte përballë një qeverisje arrogante si ajo e kryeministrit Edi Rama?

PD ishte parti e dështuar me kohë. Mirëpo, nuk ishte më parti e shpresës por një parti e kapur nga klanet antishqiptare. Strukturat dhe drejtuesit e saj janë thellësisht të kriminalizuar e të korruptuar. Nuk gëzon më besim e mbështetje ndër shqiptarët. Dhe tashmë koalicioni i klaneve dhe i interesave që i mbajti bashkë me shumë dinakëri Sali Berisha është shpërbërë. PD është një shportë karavidhesh dhe si e tillë do të humbasë çdo herë dhe asnjëherë nuk vjen më në pushtet.

A ka ndikuar marrëveshja Rama-Basha në këtë humbje të së djathtës?

Po, pa dyshim. Marrëveshja ishte një veprim shumë i zgjuar i Edi Ramës që e degjeneroi këtë figurinën që gënjen edhe veten. Nuk ka të djathtë në Shqipëri.

Si e cilësoni bojkotimin e procesit zgjedhor nga një përqindje e konsiderueshme e shqiptarëve? Sa ndikoi kjo mospjesëmarrje në zgjedhje në humbjen e Partisë Demokratike?

Mbi të gjitha, kjo është një humbje e besimit tek sistemi politik dhe zhgënjim me politikanët dhe me partitë politike. Mospjesëmarrja ndikoi dhe tregoi se njerëzit nuk i shohin më këta si zgjidhje. PD nuk ishte e nuk është alternativë, dhe natyrisht që njerëzit e shohin qartë këtë. Është vetëm çështje kohe para se njerëzit t’u drejtohen rrugëve të tjera.

A duhet të kishte dhënë dorëheqjen kreu i PD-së, Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve?

Me e pakta do të ishte që do të dorëhiqej. Mirëpo, ai nuk është në politikë për rezultatet, por për shërbimet që kryen. Dhe PD është një parti oligarkike që ka degjeneruar herët në një instrument të një familjeje të një njeriu.

Si i cilësoni grupin anti-Basha, a përbëjnë ata një frymë të vërtetë politike për të reformuar Partinë Demokratike?

Ende nuk kam parë një program ideologjik të qartë. Fryma është ideologjia. Dhe kjo mungon nga të gjithë, lufta bëhet për strukturën e jo për ideologjinë.

A po përçahet Partia Demokratike nisur nga përplasjet e shumta që po e shoqërojnë atë brenda radhëve të saj?

Po tani është në fazën e përplasjeve, por shpejt do të shkërmoqet. Është vetëm çështje kohe. Tani lufta bëhet se kush do të do të jetë opozita e vërtetë dhe vetëm një gjë dihet që PD nuk mund të jetë.

Në garën për kreun e PD-së është përfshirë edhe Eduard Selami, a mendoni se Selami është një figurë e besueshme si ajo e viteve 1990 për të reformuar PD-në, apo është thjeshtë një figurant i Lulzim Bashës në këtë garë?

Ed Selami është njeri i mirë dhe ka bërë zgjidhjet e tij. Nuk besoj se është një figurinë e Bashës. Mirëpo, po hyn në një garë në të cilën një shofer nga Tropoja nuk e lë as të hyjë tek PD.

Si e gjykoni heshtjen e Berishës mbi situatën politike në PD?

Berisha ka një hall, atë të djalit të tij dhe të dosjes së mbushur me gjithfarë krimesh. Basha dhe pazaret e Bashës e të tjerëve e rrezikojnë PD por edhe ia zgjidhin hallin Saliut se po u mbyt anija do të mbyten të gjithë. Nuk ka kush interes të zhdukë Saliun tërësisht, por thjesht ta vërë në atë kuti ku duhet. Dhe PD po pastrohet nga veglat e përdorura dhe të pasuruara me korrupsion. Tani do të bëhet një parti familjare që do të shërbejë për të shmangur dënimin e krimeve dhe për të mbajtur peng krijimin e një opozite të vërtetë. Berisha hesht sepse nuk ka shumë zgjidhje, por edhe sepse ashtu e ruan kontrollin edhe mbi proceset.

A mendoni se Basha po e vret babanë e tij politik, Sali Berishën, me lëvizjet politike që ka bërë që para zgjedhjeve dhe deri tani?

Edhe e dëmton por edhe e shpëton. Për mua ai ka treguar se nuk di se si të bëjë politikë, dhe është treguar kakareç. Por, fati i Berishës varet më shumë nga Edi Rama dhe Ilir Meta se sa nga Basha.

A shikoni një rrëshqitje të Partisë Demokratike, drejt një partie familjare, kur djali dhe dhëndri i Berishës po atakojnë në mënyrë indirekte kreun aktual të PD-së, Lulzim Bashën?

Po, por kjo është taktikë me rrezik. Por, mendoj se personi i mundshëm për kryetare është Argita Berisha dhe nëse ajo nuk vendos, sepse e tillë është natyra e saj, edhe z. Jamarbër Malltezi. PD ka qenë dhe do të mbetet një parti familjare.

A rrezikon të shpërbëhet Partia Demokratike?

PD do të ndahet sepse nuk ka rrugë tjetër. Do të zgjasë pak procesi, por do të ndahet në disa parti. Klanet mafioze lokale janë fuqizuar dhe janë të shkëputura nga kontrolli. Basha nuk ka fuqi mbi ato. Mjafton rasti i Lefter Maliqit për të kuptuar se tani ka një dinamikë të re. Përplasja është e tillë që nuk ka shanse që të mund të rrinë të gjithë bashkë. PD është shportë karavidhesh dhe lufta e përjetshme e karavidheve është që të ikin nga shporta.

Intervistoi: Bardhi Quku, kryeredaktor i ‘‘Tirana Today’’

Tags: BerishadhendrifamiljaPDshinasi ramashperbehet

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Trump dhe Macron bien dakord t’i japin fund Shtetit Islamik

Trump dhe Macron bien dakord t’i japin fund Shtetit Islamik

Me WhatsApp tani mund të dërgoni çdo lloj dokumenti

Me WhatsApp tani mund të dërgoni çdo lloj dokumenti

Pesë lëngjet më të shtrenjta në botë

Pesë lëngjet më të shtrenjta në botë

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

I nxehti ekstrem ‘godet’ vendin/ Dhjetëra të shtruar në spital, shpallet gjendja e emergjencës
Bota

I nxehti ekstrem ‘godet’ vendin/ Dhjetëra të shtruar në spital, shpallet gjendja e emergjencës

by mirseda
18:19 | 25/06/2025
0

Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë pjesën lindore të Amerikës së Veriut, duke shkaktuar dhjetëra...

NATO pajtohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, Trump e quan fitore për SHBA-në

Shqipëria për herë të parë në histori do presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

18:18 | 25/06/2025
Pronari i vilës në Napoli pranon vrasjen e hajdutit shqiptar: E qëllova dhe fsheha trupin në pyll

Pronari i vilës në Napoli pranon vrasjen e hajdutit shqiptar: E qëllova dhe fsheha trupin në pyll

18:15 | 25/06/2025
Ende i fshehur nga frika e atentatit ,a do e konfirmojë Khamenei armëpushimin e Trump?

Ende i fshehur nga frika e atentatit ,a do e konfirmojë Khamenei armëpushimin e Trump?

18:13 | 25/06/2025
Balluku: Shqipëria, destinacion irresistues për investimet në energji rinovueshme

Balluku: Shqipëria, destinacion irresistues për investimet në energji rinovueshme

17:45 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com