Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shifrat/Emigracioni po zbraz vendin

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shifrat/Emigracioni po zbraz vendin

Nga janari në nëntor të vitit 2018, diferenca ndërmjet shqiptareve që kanë udhëtuar jashtë vendit ka qenëshumë e lartënë raport me kthimet, duke sinjalizuar se Shqipëria po zbrazet përditë prej emigracionit masiv, teksa shumë që ikin nuk kthehen më.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë 11 mujorit 2018 kanë udhëtuar jashtë vendit 4 milionë e 969 mijë shtetas, ndërsa janë kthyer vetëm 4 milionë e 766 mijë shtetas.  Mbi 202 mijë shqiptarë kanë ikur dhe nuk janë kthyer ende.

Diferenca e lartë ndërmjet ikjeve dhe kthimeve që është mesatarisht rreth 300 mijë persona në vit në 5 vitet e fundit tregon se një pjesë e tyre kanë ikur e nuk janë kthyer më.

Shifrat e udhëtimeve, nuk janë tregues direkt të emigracionit, porse ato janë një tregues indirekt që shumë shqiptarë që ikin “harrojnë” të kthehen (në vendet e BE-së, shqiptarët nuk mund të rrinë më shumë se tre muaj, sipas rregullave të Schengen).

Shifrat e hyrje-daljeve kanë lidhje shumë të ngushte me historinë e emigracionit në Shqipëri. Siç shihet nga  grafiku i parë diferenca e në favor të ikjeve ka nisur të zgjerohet kur u hoq regjimi i vizave me Bashkimin Europian në fund të vitit2010. Deri para heqjes së vizave, në vitin 2009 diferenca në favor te ikjeve ishte 124 mijë persona në vit, teksa ky numër u shumëfisha pas heqjes së vizave në nëntor 2010. Diferenca mes hyrje dhe daljeve në vitin e parë të heqjes së vizave ishte 283 mijë persona. Kjo diferencë u zgjerua në dy vitet në vijim, 2011-2012 me mbi 369 mijë dhe 338 mijë për secilin vit.

Diferenca u zbut në dy vitet pasardhëse duke rënë nën 300 mijë persona në vit, duke arritur kulmin në vitin 2015, ku mbi 405 mijë persona ikën dhe nuk u kthyen, që është një nivel rekord i dekadës së fundit. Atë vit Shqipëria përjetoi një valë të pa shpjegueshme ikjesh nga vendi. Ky nivel i lartë ikjesh përkon me numrin e madh të shqiptarëve që kërkuan azil në BE. Numri i azilkërkuesve në BE atë vit arriti në një rekord prej gati 69 mijë personash (shih grafikun e dytë).

Në vitin 2016, pati në zbutje pasi diferenca mes ikjeve dhe kthimeve ra në 260 mijë persona, teksa në vitin 2017 hendeku ndërmjet ikjeve dhe ardhjeve është thelluar sërish me 334 mijë persona.  Kjo tendencë u zbut disi në vitin 2018, ku diferencandërmjet hyrjeve dhe daljeve për 11 mujorin shënoi 202 mijë persona.

Me gjithë të dhënat indirekte mbi emigracionin, statistikat e sakta mbi efektin në popullsi gjatë kësaj dekade do t’i mësojmë në Censusin e vitit 2021. Por megjithatë, të dhënat nga INSTAT mbi hyrje-daljet e shqiptarëve jashtë vendit, tregojnë se gjatë viteve 2011-2015-2017 dhe më pak në 2018, numri ishqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit nga pikat e kalimit kufitar është shumë më i lartë se kthimet e tyre në këto pika.

Një tjetër tregues më direkt, është ai i aplikimeve për azilantë në vendet e Bashkimit Europian. Nga të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Europian për periudhën 2011-2017. Ndërsa vetëm për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë.

Më shumë se gjysma e individëve që kanë emigruar për periudhën 2011-2017 kanë aplikuar për azil. Azilantët përbënin 53% të të larguarve. Sipas INSTAT nga vendi janë larguar gjithsej gjatë kësaj kohe 317 mijë persona./Monitor

 

TË LIDHURA

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës
Aktualitet

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

15:12 | 03/12/2025
Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit
Aktualitet

Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit

14:40 | 03/12/2025
Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme
Aktualitet

Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

14:16 | 03/12/2025
Next Post
Shpërthen Olsi Bylyku: Është ofendim!Do jap dorëheqjen në Klan!

Shpërthen Olsi Bylyku: Është ofendim!Do jap dorëheqjen në Klan!

Tronditet Tirana. Dhëndri vret vjehrrin dhe vjehrrën, pastaj i jep fund jetës

Tronditet Tirana. Dhëndri vret vjehrrin dhe vjehrrën, pastaj i jep fund jetës

Shtyhet sërish programi “E Diell” në “Top Channel”. Ja çfarë ka ndodhur

Shtyhet sërish programi "E Diell" në "Top Channel". Ja çfarë ka ndodhur







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Pas lajmeve për divorc, Angela Martini trazon ujërat me postimin
Showbizz

Pas lajmeve për divorc, Angela Martini trazon ujërat me postimin

by mirseda
15:18 | 03/12/2025
0

Para disa javësh, media amerikane TMZ raportoi se modelja shqiptare Angela Martini kishte paraqitur kërkesën për divorc...

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

15:12 | 03/12/2025
Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit

Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit

14:40 | 03/12/2025
Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

14:16 | 03/12/2025
Paraqitet në SPAK Drejtoresha e AKSH-it

Paraqitet në SPAK Drejtoresha e AKSH-it

14:12 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com