Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shfaqen 12 vatra zjarri në 24 orë, digjen dhjetëra hektarë pyje në vend

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Shfaqen 12 vatra zjarri në 24 orë, digjen dhjetëra hektarë pyje në vend

Temperaturat e larta vazhdojnë të mbeten problematike, pasi në 24 orët e fundit kanë shkaktuar 9 vatra zjarri.

Sipas Emergjencave Civile, vatrat e zjarrit kanë rënë në Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Dibër, ndërsa për shuarjen e tyre u angazhuan 40 zjarrfikës me 8 automjete, 40 forca ushtarake, si dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Më poshtë detaje për vatrat e zjarrit të shfaqura në secilin qark:

QARKU VLORË

– Në malin Mile Konispol, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset e  Sarandës e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit. Për këtë shkak është dërguar një helikopter i cili po punon për shuarjen e zjarrit.

– Në fshatin Mavrovë, Selenicë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 150 ha me shkurre dhe 300 rrënjë ulliri. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

– Në fshatin Vodicë, Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset kanë operuar me mjete rrethanore dhe kanë shuar flakët pas disa orësh. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe me shkurre.

QARKU DIBËR

– Në fshatin Llapushë, Klos ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi i zjarrfikësve të Burrelit e ka pasur të pamundur për të vepruar për shkak të terrenit të thyer malor. Vatra e zjarrit është shumë larg zonës së banuar dhe nuk krijon rrezikshmëri për banorët.

– Në fshatin Maqellarë, Dibër zjarri përfshiu një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Pas ndërhyrjes nga ajri me anë të helikopterëve është bërë i mundur shuarja e zjarrit. Ndërkohë forcat zjarrfikësve po ndërhyjnë për të shuar zjarret e fshehura në mënyrë për të eleminuar mundësinë e riaktivizimit.

– Në fshatin Patin, Klos, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha të larta. Për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikëset kanë përdorur mjete rrethanore. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Për shuarjen e zjarrit u angazhua një helikopter. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 12 ha me shkurre dhe pisha.

– Në Qafë Dardhë, Klos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor. Vatra e zjarrit e re ishte në afërsi me fshatin Patin. Edhe këtu ka ndërhyrë helikopteri, i cili po operonte në vatrën e parë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me shkurre dhe pisha.

QARKU GJIROKASTËR

– Në fshatin Goricë, Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë për të shuar flakët. Pas një pune disa orësh zjarri është izoluar dhe më pas është fikur. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 7 ha me shkurre.

QARKU FIER

– Në fshatin Çiflig, Lushnje, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me shkurre dhe ullishte. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

Tags: digjen dhjetera hektare pyjeECsituatatemperaturat e lartavatra zjarrizjarr

TË LIDHURA

“Regjistrimi digjital i pronave deri në dhjetor 2026”, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania
Aktualitet

“Regjistrimi digjital i pronave deri në dhjetor 2026”, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

08:49 | 19/09/2025
Aksident në Fier/ Makina përplas qytetarin që lëvizte me biçikletë
Aktualitet

Aksident në Fier/ Makina përplas qytetarin që lëvizte me biçikletë

08:39 | 19/09/2025
Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!
Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

15:10 | 18/09/2025
Next Post
PETICIONI/ PD në Vlorë: Lista e falsifikuar, nuk kemi kërkuar anulimin e zgjedhjeve

PETICIONI/ PD në Vlorë: Lista e falsifikuar, nuk kemi kërkuar anulimin e zgjedhjeve

Niang largohet nga Milani, shumë pranë skuadrës turke

Niang largohet nga Milani, shumë pranë skuadrës turke

Gjen portofolin e turistit me 1.100 euro brenda, nuk do ta besoni çfarë bën ky kuksian

Gjen portofolin e turistit me 1.100 euro brenda, nuk do ta besoni çfarë bën ky kuksian

JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

SHBA vendos veton ndaj rezolutës për armëpushim në Gaza në OKB
Bota

SHBA vendos veton ndaj rezolutës për armëpushim në Gaza në OKB

by mirseda
08:51 | 19/09/2025
0

Shtetet e Bashkuara vendosën veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndaj një projekt-rezolute që kërkonte një...

“Regjistrimi digjital i pronave deri në dhjetor 2026”, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

“Regjistrimi digjital i pronave deri në dhjetor 2026”, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

08:49 | 19/09/2025
Helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

Helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

08:46 | 19/09/2025
Aksident në Fier/ Makina përplas qytetarin që lëvizte me biçikletë

Aksident në Fier/ Makina përplas qytetarin që lëvizte me biçikletë

08:39 | 19/09/2025
Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

15:10 | 18/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com