Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shfajësimit i Metës te Trump, analistët: E teproi, ishte qesharake dhe foshnjarake

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vota kundër SHBA-së/Meta i qurravitet Trumpit: Rama s’na pyeti, bëri me kokën e vet

Pas votës së Shqipërisë kundër vendimit  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, Presidenti Meta shpejtoi t’i dërgonte një letër Presidentit Donald Trump për t’i kërkuar falje me arsyetimin se kjo  “jo” nga Shqipëria në OKB nuk ishte vullneti i popullit shqiptar.

Me anë të letrës Meta siguroi homologun e tij  se do të kërkojë personalisht shpjegime në lidhje me votën kundër të Shqipërisë duke hedhur poshtë  vullnetin  e aleatëve dhe partnerëve tanë strategjik.

Gjithashtu në letrën e dërguar nënvizohet se ky nuk ishte qëndrimi shtetëror i Shqipërisë, ndërsa institucioni i Presidentit  nuk është pyetur për këtë, që sipas Metës, fatura e fajësisë i delegohet kryeministrit Rama.

Top Channel pyeti sot analistët, Skënder Minxhozin, ish-këshilltar i ministrit të jashtëm dhe Afrim Krasniqin, ish-këshilltar i dy presidentëve të Republikës, të cilët komentuan letrën e presidentit Meta.

Skënder Minxhozi: Kjo është një histori shqiptare, një histori e shëmtuar shqiptare. Letrën e pamatur e shoh si një veprim të pamatur, foshnjarak dhe disi qesharak madje. Është një histori e vjetër ku shqiptarët spiunojnë shqiptarët te të huajt. Dyshoj që zoti Meta e ka bërë sado pak për të fituar simpatinë e amerikanëve se sa për t’i tërhequr veshin Ramës.

Afrim Krasniqi, ish-këshilltar i presidentit: Nëse ne shohim praktikën e vendeve që operojnë në këtë mënyrë, me letër paralele dërguar, tradicionalisht kjo ndodh në vende ky ka dy etni ose konflikt të thellë fetar dhe ku përfaqësues të njërës palë ndjehet i papërfaqësuar. Është absurde që Shqipëria, një shtet me asnjë problem etnik dhe fetar, Presidenti të ketë një pikëpamje krejt të ndryshme nga Qeveria dhe me një letër direkte të kërkojë shfajësimin, duke thënë se unë jam përfaqësuesi i shtetit. Shteti shqiptar përfaqësohet si nga Parlamenti, si nga Presidenti, si nga Qeveria dhe do të duhet që letra e Presidentit duhet të reflektonte edhe mendimet e konsultuara të tre palëve. Fakti që Presidenti ka zgjedhur një metodë krejt tjetër, mendoj se nuk i bën nder Shqipërisë që të mendojnë se është një lëvizje diplomatike e gabuar. Mendoj se më shumë lidhet me kreditet e tij personale se sa me raportet e Shqipërisë dhe SHBA.

Skënder Minxhozi: Unë jam dakord që zoti Meta duhet të konsultohej paraprakisht për votën në OKB dhe këtu ai ka të drejtë, por që të bëjë letra në adresë të të huajve, qofshin këta edhe amerikanët kjo më duket e pamatur dhe e pamenduar, një agresivitet i kot që na bën qesharak në sytë e botës.

Afrim Krasniqi: Mendoj se duhet të ishte konsultuar. Ministri i Jashtëm ose Kryeministri duhet të konsultoheshin, madje jo vetëm me presidentin, por edhe me opozitën, në mënyrë që të gjitha palët të ishin në unison me këtë qëndrim. Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës është një aktor shumë i rëndësishëm në politikën e Jashtme dhe kërkohet me insistim që ai të jetë pjesë e çdo vendimmarrje, qofte edhe e konsultimeve.

Tags: analistetfoshnjarakeLetraMetaqesharakeshfajesim

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
Stoltenberg: Rusia ka rritur aktivitetin e nëndetëseve dhe flotës detare

Stoltenberg: Rusia ka rritur aktivitetin e nëndetëseve dhe flotës detare

Profesor Serwer: Ndryshimi i mandatit të Gjykatës Speciale do ishte veprim i pamenduar mirë

Profesor Serwer: Ndryshimi i mandatit të Gjykatës Speciale do ishte veprim i pamenduar mirë

PD në krizë ekonomike, Basha heq 10 vetë nga administrata

Vdekja e Florencit/Basha: Lajm i kobshëm, pastë paqen e përjetshme

JU REKOMANDOJMË

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com