Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sherr në Instagram/Të riut nuk i del inati, vjen nga Greqia dhe plagos shokun

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Sherr në Instagram/Të riut nuk i del inati, vjen nga Greqia dhe plagos shokun

Instagrami po kthehet në një mollë sherri për të rinjtë, që sapo shohin ndonjë reagim tek të afërmit e tyre, nuk tolerojnë dhe i futen debateve. Përleshja më e fundit me brisqe dhe thika ka ndodhur në zonën e Babrrusë raporton jo zyrtarisht policia për gazetën Si. Dhe pasi të dëmtuarit janë dërguar në spital për mjekim, agjentët janë befasuar kur secili nga të rinjtë tregoi se një fishkëllimë hap plagët e vjetra dhe nxjerr në shesh inatet e shkaktuara nga instagrami.

“Është bërë njoftim në sallën operative nga shtetasit se në vendin e quajtur Babrru kishte një konflikt dhe se gjatë këtij konflikti kishte dhe persona të lënduar, të cilët pas njoftimit në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca dhe më pas personat e dëmtuar janë dërguar në spitalin e traumës”, shkruan në raportin e ngjarjes oficeri i sallës operative.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Demokracia, në trotuarin përballë një laboratori analizash. nga marrja në pyetje e të dëmtuarve në spital ata rrëfejnë se grindja në instagram i kishte sjellë të gjitha.

F.L. i moshës 17 vjeç, nxënës në vitin e dytë në një shkollë te mesme tregon se së bashku me shokun e tij B.H po shkonin për kafe. Në këtë kohë kanë parë E.H. i cili ju ka fishkëllyer duke ju bërë shenjë të ndalonin. Të rinjtë ishin me biçikletë dhe inati i këtij të fundit nuk kishte rënë, pas sharjeve dhe ofendimeve në instagram. “Kur u afruam për tu sqaruar , ai tha mos u afroni se do ju … robt, në këtë moment E. nxori nga xhepi një send duke goditur në krah.

Më pas shkoi dhe goditi dhe shokun. Kur ai iku me shpejtësi njoftova policinë”, rrëfen i dëmtuari. Kur oficeri e pyet a e njihte agresorin ai shpjegon “e njoh prej shtatë vitesh, ky person jeton në Greqi me prindërit. Mes nesh ndodhi një keqkuptim dhe sherr në instagram, dhe për këtë shkak ndodhi sulmi”.

Mes shumë personave të pyetur si dëshmitarë, përshkruhet edhe deklarata e të riut, edhe ai i moshës 17 vjeç. I dyshuar për plagosjen e dy bashkëmoshatarëve të tij ai tregon se ishte i nevrikosur dhe se pala tjetër e provokoi.

“Isha kthyer një ditë më parë nga Greqia, njërin nga këta persona e njoh pasi e kam patur shok klase”, e nis mbrojtjen 17 vjeçari E.H. “Shkëmbyem debate në instagram me F. pasi më thoshte se kisha hedhur fjalë në rrjetin e tij instagram dhe këtu filluam të shaheshim. Pasi u ktheva nga Greqia po dilja nga berberi kur këta të dy më thirrën dhe më urdhëruan të ndaloja.

Më qëlluan me grusht, u mundova të shkëputem, por ata më goditën prapë. Në këtë moment u nxeha, nuk u kontrollova dot dhe nxora një brisk dhe i qëllova. Pa e ditur ç’po bëja e lëviza majtas djathtas, u ndjeva i tronditur dhe s’di si e bëra atë veprim”, shton i riu. Por policia i ka kërkuar E.H se ku e kishte hedhur më pas mjetin prerës dhe ai deklaron “e flaka në lumë, isha duke vrapuar dhe diku e hodha, erdhi çdo gjë nga instagrami”, e mbyll deklaratën në polici adoleshenti./ Gazeta si

Tags: Instagramsherrthike

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Studentja e Drejtësisë, Bashës: Familja investon dhe në fund unë dal kamariere

Studentja e Drejtësisë, Bashës: Familja investon dhe në fund unë dal kamariere

Covid-19/ Mjekët takim me Bashën: Të hapen spitalet rajonale

Basha, studentëve: Mos ikni nga Shqipëria, të luftojmë ndaj së keqes

BE do të marrë dy miliardë doza të vaksinës, një pjesë edhe për Ballkanin

Presidentja e KE jep lajmin e mirë: Vaksina mbërriti në të gjitha vendet e BE







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com