Manchester United ka barazuar ndeshjen me Bristol City, e cila është e vlefshme për Carabao Cup. Djemtë e Mourinhos ishin në disavantazh dhe është pikërisht Zlatan Ibrahimovic që shënon nga goditje dënimi. Një gol që jep sinjalin që ai është rikthyer nga ai dëmtim i rëndë që pësoi verën që lamë pas. kanë mbetur dhe pak minuta nga kjo sfidë dhe në rast se mbyllet në barazim atëherë ndeshja shkon në shtesa, pasi në këtë kupë nuk ka ndeshje kthimi.