Tirana ka kaluar në avantazh përballë Kastriotit në finalen e Kategorisë së Parë. Ishte skuadra e teknikut Nika që dominoi në pjesën e parë dhe e dominoi ndeshjen, por Tirana e Ze Marias zbret më e qetë në pjesën e dytë dhe fillon të sulmojë. Ishte Greca që dërgoi topin në rrjetë pas një vendosje të gabuar të mbrojtjes dhe i vetëm përballë portierit e ka mjaft të lehtë ta dërgojë në rrjetë.
Tirana shumë pranë triumfit për ta mbyllur si duhet këtë sezon, pasi ka siguruar edhe kthimin në Kategorinë Superiore.