Moti i ftohtë është në sezonin e tij. Kjo do të thotë që shumë viruse shfaqen në stinën e dimrit. Disa prej tyre, për shkak të të ftohtit për shembull si gripi, dhe jeni të vetëdijshëm se do prekemi sapo temperaturat të bien. Por për sëmundje të tjera, si astma dhe sulmet në zemër, mund të mos jenë të vetëdijshëm që janë të lidhur me të ftohtin. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të njihni shenjat në mënyrë që të ndihmoni të mbroheni nga sëmundjet. Këtu janë 10 sëmundjet më të zakonshme të dimrit dhe si mund t’i dalloni ato.1- Mund të ftoheni
Nuk është befasi i ftohti është një nga sëmundjet më të zakonshme të dimrit. Thjesht, i ftohti është një infeksion i butë viral i hundës, i fytit dhe i sinuseve. Mund të shkaktojë dhimbje të fytit, hundë të bllokuar, teshtimë, kollë dhe dhimbje koke. Gjithashtu mund të shkaktojë ethe. Simptomat zakonisht largohet më vete në një javë ose dy, kështu që nuk ka nevojë të vizitoheni te mjeku. 2. Gripi
Një tjetër sëmundje shumë e zakonshme gjatë muajve të ftohtë është gripi. Ndryshe nga një i ftohtë, gripi është më i rrezikshëm dhe mund të vrasë.
Gratë e moshuara, shtatzëna dhe njerëzit me probleme shëndetësore afatgjata janë më në rrezik. Gripi është një virus infektiv që përhapët nga kollitja dhe teshtitja.
Ai shkakton ethe, lodhje dhe dobësi, dhimbje koke, kollë e thatë dhe simptoma të të ftohtit. Sëmundja zakonisht largohet për rreth një javë. Përsëri, ju mund të merrni paracetamol dhe ibuprofen për të lehtësuar temperaturën tuaj dhe dhimbjet. Është gjithashtu e rëndësishme të pini shumë ujë për të shmangur dehidratimin.3.Astma
Ju ndoshta e dini se astma është një sëmundje dhe për shkak të motit të ftohtë mund të shkaktojë sulme potencialisht vdekjeprurëse. Thithja e ajrit të ftohtë mund të ndikojnë më shumë tek astma, ku mund të çojnë dhe në rizikun e ndonjë sulm. Kjo për shkak se ajri i lagësht mund të zhvillohet më tej si sëmundje, dhe shkakton vështirësi dhe frymë. Ju duhet të vendosni një shall për të mbuluar hundët dhe gojën, dhe kjo ndihmon që ajri të ndryhet dhe ul rrezikun nga astma.4. Norovirus
Një sëmundje në dimër që shkakton të vjella dhe mund të të lërë për disa ditë në shtrat.
Ajo shkakton dhimbje stomaku, gjatë muajve të ftohtë, edhe pse mund ta kapni në çdo kohë të vitit. Nëse keni norovirus do të përjetoni dhe diarre. Ju gjithashtu mund të keni ethe të lehta, dhimbje koke, dhimbje stomaku. Nëse filloni të përjetoni këto simptoma duhet gjithmonë të qëndroni në shtëpi dhe të merrni shumë pushim derisa të ndjeheni më mirë. Ju nuk duhet të shkoni në punë, dhe mos i lejoni fëmijët tuaj të shkojë në shkollë nëse janë të infektuar, pasi do përhapni sëmundjen tek njerëzit e tjerë me të cilët keni kontakt – dhe askush nuk do t’ju falënderojë për këtë.Simptomat zakonisht largohen në dy deri në tre ditë, por nëse nuk ndodh atëherë duhet të flisni me mjekun tuaj. Për të ndihmuar trupin tuaj ju duhet të bëni shumë pushim, sigurohuni që pini shumë lëngje, mund të merrni paracetamol për dhimbje dhe mund të merrni ilaçe antidiarrhoale dhe anti-vjelëse.
5. Dhimbje të fytit
Nuk është çudi që kur merrni ajër të ftohtë gjatë dimrit, ka më shumë gjasa që të përfundoni me një dhimbje të fytit. Ata janë pothuajse gjithmonë të shkaktuara nga një infeksion viral, por zakonisht nuk janë asgjë për t’u shqetësuar. Ju mund të lehtësoni dhimbjen duke marrë ibuprofen ose paracetamol, duke pirë shumë lëngje të ngrohta, duke ngrënë ushqime të buta për të shmangur irritimin e fytit tuaj.6.Sulm në zemër
Dimri gjithashtu mund të ushtrojë presion në zemrën tuaj , dhe sulmet në zemër janë më të zakonshmet gjatë muajve të ftohtë. Nuk dihet saktësisht se pse ndodh kjo, por një teori është se moti i ftohtë rrit presionin e gjakut dhe për këtë shkak vendos një tendosje në zemër.Zemra juaj gjithashtu duhet të punojë më shumë për të pompuar gjakun rreth trupit për të na mbajtur të ngrohtë kur temperaturat janë të ultë. Një sulm në zemër ndodh kur një nga arteriet koronare bllokohet. Një sulm në zemër është një emergjencë që kërcënon jetën. Nëse mendoni se dikush po vuan një gjë të tillë, është e rëndësishme të telefononi urgjencën.
7. Plagë nga i ftohti
Një tjetër efekt anësor i motit të ftohtë janë buzët e thata. Kjo gjithashtu do të thotë se mund të prekeni nga një herpes.Ata normalisht ndodhin jeni të stresuar. Për të shmangur këtë ju nuk duhet të stresoheni. Ju gjithashtu mund të bleni kremra antivirale nga farmacia juaj lokale që do t’ju ndihmojnë t’i pastroni ato më shpejt, shkruan Tirana Today.
8.Duar dhe këmbë të ftohta
Ndoshta po mendon se të kesh duart dhe këmbët e ftohta në dimër nuk është sëmundje, por disa njerëz vuajnë nga një gjendje që i bën gjymtyrët e tyre të ftohta dhe të dhimbshme.Por për shkak të të ftohti gishtërinjtë tuaj mund të mos furnizohen me gjak. Por një ndjenjë e të ftohtit të vazhdueshme mund të ndodhë nga ankthi dhe stresi.
Shumica e personave nuk shkojnë tek mjeku kuar kanë të ftohtë tek duart dhe këmbët. Simptomat mund të zvogëlohen duke mos pirë duhan, duke shmangur alkoolin dhe duke mbajtur gjithmonë dorashka, çorapë dhe këpucë të ngrohta.
9. Dhimbje nyjesh
Për njerëzit që vuajnë me artrit, nyjet e tyre mund t’u dhëmbin më shumë në dimër. Por nuk është e qartë pse ndodh kjo.
Një teori është se njerëzit shpesh bëhen më të depresionuar në dimër, të njohur si çrregullime emocionale sezonale, dhe kjo mund t’i bëjë ata të perceptojnë dhimbjen. Simptomat kryesore përfshijnë dhimbjen, inflamacionin, lëvizje të kufizuar të nyjeve, dobësim të muskujve.
10. Lëkura e thatë
Ata që vuajnë nga lëkurë të thatë kanë tendencë të shohin dhe lëkura e tyre do të përkeqësohet gjatë muajve të dimrit. Ajri i ftohtë thith lagështi natyrale nga lëkura, gjë që mund ta irritojë më tej. Është thelbësore që të përdorni një moisturizer cilësi të mirë gjatë muajve të ftohtë për të mbrojtur lëkurën tuaj. Nëse lëkura juaj bëhet shumë e thatë ajo mund të bëhet e kruar dhe madje edhe plas, duke ju lënë në rrezik të zhvillimit të infeksioneve të dëmshme të lëkurës.TIRANA TODAY