Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

SHËNIM/Një garë pa kundërshtarë

9 vjet ago
in Kryesore
Eduard Selami: Po s’dolëm nga tutela e Berishës, nuk e kemi të gjatë  

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PD, Eduard Selami, gjate homazheve tek Memoriali i Azem Hajdarit, me rastin e 16 vjetorit te ndarjes se tij nga jeta./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Lawmaker, Sali Berisha and Eduard Selami, during homage to Memorial of Azem Hajdari, on the occasion of the 16th anniversary of its separation from life.

Lulzim Basha dhe Eduard Selami nisin nesër garën për kreun e Partisë Demokratike. Pasi përjashtuan zërat kundër nga kandidimi tashmë fusha e betejës për ta mbetet e qetë, edhe pse të dy i ndjek hija e Berishës.

Shumë eksponentë të selisë blu dhe figura historike të saj e kanë cilësuar këtë proces si një farsë dhe deformim të Partisë Demokratike. Ato nisën që pas disfatës së kësaj force politike në zgjedhjet e fundit parlamentare me Jozefina Topallin, Arben Imamin dhe vijojnë ende me të përjashtuarin nga gara,  Astrit Patozi.

Gara midis këtyre dy politikanëve është një garë praktikisht pa konkurrentë dhe kundërshtarë sepse Basha e Selami janë pjesë e një sinori politik, kur pjesa më e madhe e kryesisë së Partisë Demokratike i janë kundërvënë Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit. I vetmi i cili doli si kandidat nga grupi anti-Basha ishte Astrit Patozi, por që u përjashtua nga mbledhja e kryesisë si kandidat i mundshëm për të garuar përballë Eduard Selamit dhe Lulzim Bashës.

‘‘I kërkova kandidatit Lulzim Basha të çlironte PD nga marrja peng e procesit të reflektimit dhe të garës së drejtë brenda nesh. Nuk lëvizi as gishtin për të reaguar, por duket se është shumë i vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj maskarade zgjedhore, e cila nisi me shkelje të rënda të librit të rregullave të PD. Ky ishte detyrim i pa negociueshëm që procesi të kthehej në shina statutore. Kjo nuk ndodhi. Bashkë me të edhe të gjitha kërkesat e tjera. Ndaj është fare e qartë për të gjithë, Lulzim Basha ka marrë përsipër nisjen dhe përfundimin e një farse të shëmtuar elektorale, që thellon akoma më shumë përçarjen dhe krizën e thellë të PD’’, shkroi një ditë më parë Astrit Patozi në adresë të Lulzim Bashës dhe njerëzve të tij.

Por, akuzat e Patozit dhe eksponentëve të tjerë të selisë blu janë kaluar në heshtje nga Basha, i cili ka deklaruar se do të flasë vetëm me fillimin e fushatës për kreun e kësaj force politike.

Në aspektin organizativ, fushata do të fokusohet në bashkëbisedimin me strukturat e PD-së në 61 njësitë administrative. Fushata do të ketë në qendër të vëmendjes edhe analizën e humbjes në zgjedhjet e fundit parlamentare si dhe mënyrën sesi do të ringrihet Partia Demokratike për t’u rreshtuar si forca kryesore opozitare përballë mazhorancës njëngjyrëshe të Partisë Socialiste.

‘‘Gara është e rreme. Procesi bëhet antistutor, ai po kërkon të mbajë peng partinë, dhe t’i shmanget dhënies së llogarisë. Ai rrëzoi PD-në , dhe i dha ndihmën më të mëdha Ramës, bashkëpunëtorit të tij të natës. Ringritja e PD nis vetëm me largimin e Bashës. Ai kërkon të manipulojë procesin duke shkelur statusin dhe forumet e PD. Nuk pranon barazi në garë. Nuk pranon rregulla të barabarta, nuk pranon konkurrentë idesh e personalitetesh. Nuk pranon debat. Basha tmerrohet nga forumi se tmerrohet nga e vërteta. Ne kërkojmë një garë të barabartë, rregulla të ndershme, proces të hapur, konkurrencë të vërtetë, ballafaqim e debat. Këto janë kushte të panegociushme,”e akuzoi pak ditë më parë Topalli, Lulzim Bashën.

Po ashtu edhe kandidatin tjetër, Eduard Selamin, Topalli e cilëson si një figurant në krah të Lulzim Bashës, sa për të plotësuar tablonë e fushatës së rremë për kreun e Partisë Demokratike: ‘‘Unë ndjej neveri për atë grup që mbështet Bashën. Ata janë njësoj me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Në PD nuk ka garë. Selami nuk është kandidat i vërtetë.’’

Basha dhe Selami do të dalin së bashku në këtë fushatë përpara demokratëve për të shpalosur platformat e tyre. E gjithë kjo panoramë politike të kujton garën për kreun e Partisë Socialiste të vitit 2009, kur Edi Rama kishte përballë një kundërshtar fiktiv si Maqo Lakrori. Por, ndryshe nga Lakrori, Selami ka një staturë tjetër politike dhe është një nga themeluesit e Partisë Demokratike, përpos faktit që mund të përfundojë një kandidaturë shtojcë për t’i dhënë idenë demokratëve se Lulzim Basha po zhvillon një garë të barabartë dhe me një kundërshtar përballë.

Zgjedhjet, të cilat do të zhvillohen më datë 22 korrik me parimin ‘‘një anëtar një votë’’ do të jenë përcaktuese për ringritjen e Partisë Demokratike. Komisioni i sapozgjedhur për operacionet elektorale do të marrë përsipër procedurat e votmit, vendvotimet, si dhe kohën e miratimit të listave të votuesve demokratë. Ky komision u ka dhënë të drejtë kandidatëve të kenë nga një përfaqësues në çdo qendër votimi si garanci për mbikëqyrjen e procesit të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike. Selami dhe Basha futen në një garë ku praktikisht të dy janë i njëjti stof politik, të cilët hija e Berishës i ndjek edhe në rrugëtimin e tyre më të rëndësishëm brenda Partisë Demokratike. (TIRANA TODAY)

Tags: astrit patoziEduard Selamigarejozefina topallikundershtarelulzim bashasali berisha

TË LIDHURA

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn
Aktualitet

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

11:35 | 07/04/2026
Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor
Aktualitet

Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor

11:04 | 07/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Next Post
Yee: Kufijtë e Ballkanit të pandryshueshëm, jo “Shqipërisë së Madhe”

Yee: Kufijtë e Ballkanit të pandryshueshëm, jo "Shqipërisë së Madhe"

Salianji merr në mbrojtje Bashën: Sulmet ndaj tij mjerim politik dhe shkretim i mendimit!

Salianji merr në mbrojtje Bashën: Sulmet ndaj tij mjerim politik dhe shkretim i mendimit!

Albin Kurti: Serbia kërkon Bosnjëzimin e Kosovës

Albin Kurti: Serbia kërkon Bosnjëzimin e Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin
Rajoni

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin

by mirseda
11:39 | 07/04/2026
0

Autori i vrasjes së 39-vjeçares, nga Kosova është ish-bashkëshorti i saj. Sipas hetimeve ka rezultuar se 47-vjeçari...

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

11:35 | 07/04/2026
Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë

Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë

11:29 | 07/04/2026
Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

11:06 | 07/04/2026
Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor

Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor

11:04 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com